CIVIL –i me mesazhe për partitë politike dhe opinionin: Qytetarët presin zgjedhje të drejta dhe demokratike, pa presione dhe abuzime

Në ditën e votimit, më 8 maj, CIVIL – i do të dislokojë 80 vëzhgues të akredituar në të gjithë vendin, të cilët janë të lëvizshëm dhe vizitojnë shumë qendra votimi.

Ftohen të gjithë qytetarët të denoncojnë parregullsitë në faqen ZGJEDHJE TË LIRA , me mesazh në faqen e organizatës në Facebook ose në telefonat 02/520 91 76 ose 071 712 799, si dhe në emailin monitoring.civil@gmail.com.

Të gjitha informacionet e nevojshme për zgjedhjet që mund t’i ndihmojnë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës mund t’i gjeni në seksionin ZGJEDHJE në platformën mediatike CIVIL MEDIA.

Qendra për shtyp e CIVIL –it do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në 23:00. Gjatë ditës, CIVIL –i do të mbajë tetë konferenca për shtyp në gjuhën maqedonase dhe shqipe, dhe do të jetë në dispozicion të mediave për deklarata individuale në qendrën për shtyp të organizatës.

Katër ekipe do të punojnë gjatë gjithë ditës dhe deri në orët e vona të natës: komunikimi, monitorimi i mediave dhe rrjeteve sociale, analitika dhe marrëdhëniet me publikun. Është në funksion edhe një ekip i posaçëm celular për monitorimin dhe verifikimin e raporteve nga terreni.

(Për terminet  e konferencave për shtyp, klikoni KËTU)

CIVIL- i kërkon nga partitë politike që të respektojnë Kodin Zgjedhor, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe të kontribuojnë për një ditë zgjedhjesh demokratike, ligjore  dhe të ndershme më 8 maj, si dhe gjatë votimit më 7 maj.

Qytetarët presin zgjedhje të ndershme dhe demokratike, pa presione dhe abuzime. Asgjë më pak.

Zgjedhjet pasqyrojnë frymën e demokracisë në një vend, dhe organizohen për qytetarët, jo për partitë. Prandaj, çdo pjesëmarrës në procesin zgjedhor ka detyrim ligjor dhe moral të kontribuojë për një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

CIVIL kërkon nga partitë politike që të respektojnë parimet demokratike dhe t’u thonë anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre që të përmbahen nga thyerja e heshtjes zgjedhore, si dhe nga përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave.

Votuesit kanë të drejtën për zgjedhje të informuar.

Mediat  dhe organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht ato të përfshira në monitorimin e zgjedhjeve, kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, mbase  edhe vendimtar.

Që nga themelimi i qeverisë teknike më 28 janar, CIVIL-i  ka zbatuar  monitorim afatgjatë zgjedhor, gjithëpërfshirës,  jopartiak dhe profesional të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Monitorimi kryhet në disa fusha dhe kategori, sipas metodologjisë unike të monitorimit që organizata e ka promovuar që nga viti 2008.

Në fokus të veçantë  të monitorimit afatgjatë të zgjedhjeve nga CIVIL –i, është financimi politik, dezinformimi, gjuha e urrejtjes dhe ndikimi rus në procesin zgjedhor.

Organizata ka vendosur komunikim me të gjitha institucionet dhe organizatat përkatëse në vend, si dhe me misionin e OSBE/ODIHR dhe misionet  tjera ndërkombëtare.

Ekipi monitorues i CIVIL –it

The post CIVIL –i me mesazhe për partitë politike dhe opinionin: Qytetarët presin zgjedhje të drejta dhe demokratike, pa presione dhe abuzime appeared first on Civil.

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.