Civica call akt

THIRRJA E PARË PËR GRANTE TË VEPRIMIT NË FAZËN E RE TË CIVIKA MOBILITAS

Organizatat qytetare si dhe institucionet shkencore-hulumtuese jofitimprurëse mund të paraqiten në thirrjen për grantet e veprimit të Civika mobilitas më së voni deri më 25 mars 2019, në ora 16.

Aksionet e propozuara duhet të kontribuojnë drejt qëllimeve dhe rezultateve të Civika mobilitas, gjegjësisht drejt ndryshimeve të cilat janë të udhëhequra nga sektori i fuqishëm civil, qytetarët aktiv dhe bashkëpunimi i mirë me autoritetet, prej të cilave rezulton udhëheqja më transparente, llogaridhënëse dhe sociale-inkluzive në nivel kombëtar dhe lokal.

Kohëzgjatja e aktiviteteve në këtë thirrje duhet të jetë mes 12 dhe 24 muaj, ndërsa vlera e grantit duhet të jetë mes 1.000.000 dhe 1.800.000 denarë.

Të interesuarit mund t’i dërgojnë pyetjet e tyre përmes postës elektronike në: helpdesk@civicamobilitas.mk më së voni deri më 10 mars 2019

Civika mobilitas do të organizojë një sesion informativ për këtë thirrje, data, vendi dhe ora e sesionit do të publikohen në: www.civicamobilitas.mk

Shpalljen e plotë mund ta merrni në: https://civicamobilitas.mk/sq/thirrje/cm-akt-04/

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…