Vklucheni site vkluchenost za site 3

Të përfshirë të gjithë, përfshirje për të gjithë!

Me parafrazën e mesazhit të Polio Plus “Asgjë për ne, pa ne”, Piter Toines, lideri ekipor i Civica Mobilitas, e hapi forumin rajonal për rajonin lindor dhe jug-lindor, i cili zhvillohet nën moton “Të përfshirë të gjithë, përfshirje për të gjithë!” Në Qendrën Multimediale Kanal 77 në Shtip, më 7 tetor 2016.

Vklucheni site vkluchenost za site 3

Në panelin e parë, përvojat e veta në fushën e inkluzionit social dhe sipërmarrjes sociale i paraqitën më shumë përfaqësues të organizatave qytetare.

Aleksandar Llazarov nga Planetum foli për përvojën e tyre të vendosjes së rrjetit të mbledhësve joformal të mbeturinave plastike. “Filluam në vitet 2005-2006. Shumë shpejt ia dolëm të punësojmë pesë veta. Të ardhurat që i realizonim ishin më se të mjaftueshme që ata njerëz të realizojnë rrogë mujore neto prej 25.000 denarëve. Fatkeqësisht, ky aktivitet i yni u gjend në mesin e disa përplasjeve partiake dhe politike, për shkak të të cilave ka dy vjet që nuk punojmë. Njerëzit janë këtu, kështu që është e nevojshme t’u krijojmë një shans korrekt për t’i ndihmuar të largohen nga margjinat e shoqërisë”.

Vklucheni site vkluchenost za site 1

Por, a mjafton punësimi që të mund të flasim për inkluzion social? Sipas Beti Tolevskas nga KHAM nga Dellçeva, ky është vetëm një segment. “Në tri përpjekjet e para për të punësuar romë u ballafaquam me paragjykimet e biznesit”, tha ajo. “Nuk duam të punësojmë romë” – kështu na thoshin biznesmenët. Por, nuk hoqëm dorë, punuam me konstituentët tanë dhe me sektorin e biznesit. I thyem paragjykimet, tani duhet të punojmë në përmirësimin e vetëbesimit te gruaja rome, ta bindim se ajo vlen”, tha Tolevska. Me punësimin e grave rome duhet të sigurohen edhe kopshtet për fëmijët e tyre, ata duhet të pranohen nga fëmijët e tjerë, ndërsa gratë të pranohen nga ata me të cilët do të punojnë. Sipas folësve, ky është një hap përpara deri te inkluzioni social.

Sipas Sokrat Mançevit nga Izbor nga Strumica, hapja e vendeve të reja të punës për njerëzit e stigmatizuar është inkluzioni më i madh social. “Në shtet duhet të bëhen ndryshime revolucionare në politikën sociale për të ndodhur disa zhvendosje. Për shembull, të fitojmë më shumë juridiksion. Shteti e barazon politikën sociale me ndihmën sociale, prandaj rezultatet janë dhe do të jenë shumë të vogla”, tha Mançevi.

Vklucheni site vkluchenost za site 2

Dimitar Apasiev nga Universiteti Goce Delçev nga Shtipi foli për politikën sociale, e cila sipas tij ka rënë në formën e klientalizmit. Sipas Apasievit, punësimi nuk i nxjerr të punësuarit nga rrethi i magjepsur të varfërisë. “Koeficienti i fatit jetësor te ne është në rënie në moshën 25-vjeçare dhe nuk rritet deri në fund të jetës”, thotë ai.

Zhermena Bozhinovska nga Asociacioni për Hulumtim, Komunikim dhe Zhvillim Pablik rrëfeu shembullin e tyre lidhur me revistën “Lice v lice” (Ballë përballë), e cila ka katër vjet që punon mbi parimet e afarizmit social. “Puna është mënyra më e përshtatshme e inkluzionit social”, tha Bozhinovska, duke shpjeguar shitjen e revistës, të cilën gjë e bëjnë persona të margjinalizuar. “Efekte më të mëdha mbi sjelljen e tyre sociale ka puna mentorike me ta”, thotë ajo. Bozhinovska tha se para pak kohe e kanë punësuar njërin nga shitësit.

Pengimi i migrimeve dhe ulja e papunësisë ishin dy temat mbi të cilat u diskutua në grupet punuese. U prezantua hulumtimi i realizuar nga Media Plus dedikuar migrimeve të të rinjve, i quajtur “Biletë kthyese”. Pjesa më e madhe e të anketuarve konsiderojnë se masat të cilat i ndërmerr shteti nuk u përshtaten gjendjeve në shtet (37%) ose jo mjaftueshëm (29%). Arsyet për shkak të të cilave të rinjtë shpërngulen në masë më të madhe janë të ardhurat e ulëta, të pamjaftueshme për mbijetesë (71%) dhe pamundësia për punësim (19%). Hulumtimi tregoi edhe se të rinjtë nuk largohen vetëm për shkak të arsyeve ekonomike.

Vklucheni site vkluchenost za site 4

Zllatko Nikollovski nga organizata Kontakti i ri konsideron se arsyet për shpërngulje të të rinjve është punësimi i ulët dhe kushtet e vështira. “Politika ndaj migrimit duhet të ndryshojë”, tha ai, ndërsa organizatat qytetare të cilat punojnë me migrime, duhet të punojnë së bashku. Nevojitet inkluzion dhe ri-integrim të njerëzve të cilët kthehen. Maqedonia do të ketë probleme serioze nëse me kohë nuk punon rreth kësaj krize të migrimit”, konsideron ai.

Nevenka Longurova Girova nga Fondacioni për Zhvillim të Bashkësisë Lokale i prezantoi rezultatet nga analiza e të dhënave për papunësinë e grave – pjesëtare të bashkësive etnike joshumicë të rajonit lindor. Sipas saj, në të shumtë e rasteve bëhet fjalë për rome, në moshë mes 25 dhe 49 vjet, të cilat s’kanë shkollë të kryer ose kanë kryer vetëm shkollën fillore dhe shumica janë të papunësuara mes një dhe tre vjet.

Forumet e Civica Mobilitas mundësojnë hapësirë për artikulimin e ideve, por edhe për planifikim të përbashkët dhe përgatitje të aksioneve. Këtë forum e modelojnë Daniela Stojanova nga QMBN dhe Vesna Kolovska nga Media Plus.

Продолжи со читање

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…

  • Ambasadori zviceran Zomer viziton familjet nga Koçana dhe iniciativat qytetare

    Më shumë se dhjetë prindër dhe anëtarë të familjeve të prekura nga tragjedia në diskotekën në Koçanë u takuan me ambasadorin e Zvicrës në vend, SH.T. Kristof Zomer. Përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës dhe ekipi i Civika mobilitas morën pjesë në takim me shoqatën e tyre – Shoqatën e qytetarëve…

  • Interesi publik mbi pronësinë e fshehur

    Bota ka kohë që di për ekzistencën e të ashtuquajturave kompani “guaska” ose të zbrazëta, të cilat pa një pronar të njohur dhe pa të punësuar, transferonin shuma të mëdha parash midis tyre për shërbime fiktive, me qëllim që të fshihnin gjurmët e këtyre parave, të cilat më shpesh vinin…

  • Organizatat e shoqërisë civile diskutuan se si t’i promovojnë më mirë arritjet e tyre

    Komunikimi dhe dukshmëria e Civika mobilitas dhe organizatave të shoqërisë civile ishin tema e punëtorisë së mbajtur më 11 shkurt 2026 në Qendrën e Burimeve Qytetare. Gjithsej 21 përfaqësues nga 20 organizata të shoqërisë civile, përfitues aktualë të granteve për partneritet (CM-PG-2), diskutuan rreth sfidave të komunikimit dhe si t’i…