Të ndërtojmë urën e besimit me diasporën

Për herë të parë si qeveri punojmë rreth asaj që të ndërtojmë urë të besimit me diasporën. Këtë urë duhet ta ndërtojmë bashkarish – deklaroi Edmond Ademi, ministër pa resor i angazhuar për diasporën, në forumin tematik “Sfidat, perspektivat dhe potencialet e migrimit”, i organizuar nga ana e Civika mobilitas, i cili u mbajt sot (5.07.2017) në Çifte Hamamin, në Shkup. Pjesëmarrësit zhvilluan diskutim të gjerë për çështjet lidhur me migrimin nga Maqedonia, për përfitimet nga migrimet, si dhe për hapjen e mundësive për bashkëpunim me mërgimtarët. Sipas ministrit Ademi, Maqedonia deri tani nuk kishte strategji të qartë të përpiluar për bashkëpunim me diasporën. “Qeveria e re vendosi ta ngrejë nivelin e marrëdhënieve me diasporën. Mendoj se është mision i pamundur që të pengohet procesi i migrimit. Por, me rëndësi është t’i identifikojmë njerëzit. Mapimi i diasporës është një nga pikat kryesore fillestare që të fitojmë pasqyrë të pastër se me çka disponojmë”, tha ai.

“Diaspora është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e shtetit. Shtrohet pyetja se sa do të shfrytëzohet në mënyrë sistemore. Unë si ministër punoj në një udhërrëfyes, i cili do të jetë bazë për bashkëpunimin e shtetit me diasporën, i cili mbështetet në katër shtylla kryesore: politike, ekonomike, kulturore dhe arsimore.  Deri në vjeshtë ky dokument do të jetë gati, që të mund të ofrojmë pozita fillestare dhe të fillojmë të ndërtojmë relacione me diasporën në baza të shëndosha”, shtoi ministri Ademi. “Nuk mundemi gjithë peshën t’ia hedhim shtetit”, tha Zllatko Nikolloski, kryetar i shoqatës “Kontakt i ri”duke konstatuar se sektori civil duhet të marre pjesë në këtë proces. “Në anketat e mia konstatova se sektori civil është në nivel më të ulët të komunikimit me diasporën. Forma e organizimit të diasporës akoma nuk është në nivelin e duhur. Mungon komunikimi mes asociacioneve qytetare nga vendi dhe ato nga diaspora. Shpresoj se shteti do të ndihmojë në këtë fushë”, tha Nikollovski. Kalina Grivçeva-Stardellova, kryetare e Odës së mjekëve të Maqedonisë, u përqendruar në problemin e madh që e ka Maqedonia me shpërnguljen e kuadrit mjekësor. Sipas të dhënave të Odës së mjekëve të Maqedonisë, 866 mjek e kanë braktisur Maqedoninë në periudhën prej vitit 2012-2016. “Mjekët ikin nga Maqedonia, e askush nuk vjen në Maqedoni. Për fat të keq, këtu mbeten çdo ditë më pak e më pak”, deklaroi Grivçeva-Stardellova. Metodija Stojçevski, kryetar i Lidhjes Rinore nga Krusheva, foli për problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë, të cilët i shtyjnë të shpërngulen nga Maqedonia. Sipas tij, me atë që mbeten të papunë, të rinjtë mbeten të margjinalizuar dhe ndjehen të shtypur nga shoqëria. “T’i inkurajojmë të rinjtë që vetë të organizohen në procesin e vendimmarrjeve”, tha ai. “Neve mërgimtarët na shohin si njerëz të cilët i ofrohen për ndihmë Maqedonisë. Si me aftësitë, ashtu edhe me kontaktet”, tha Emilija Todorova, përfaqësuese e Forumit për Maqedoni Demokratike, bashkësi e mërgimtarëve nga Republika e Maqedonisë dhe pasardhësve të tyre nga e gjithë bota. “Në botë shumë pak flitet për ikjen e trurit. Më shumë flitet për qarkullim të trurit. Por, për fat të keq, në Maqedoni edhe më tej po ndodh ikja e trurit”, konstatoi ajo. Sipas Todorovës, ligjet në Maqedoni akoma janë të rreptë dhe prandaj duhet të mendohet për përgatitjen e ligjit për diasporën. Për nevojat e miratimit të ligjit për diasporën foli edhe Metodija Kolloski, kryetar i Diaspora e bashkuar e Maqedonisë. “Pas skanimit të diasporat dhe miratimit të ligjit për diasporën, presim që të krijojmë një ministri të gjerë për diasporën. Diaspora maqedonase mund të ndihmojë në të gjitha pjesët e shoqërisë”, tha panelisti i fundit Kolloski. Ekspozetë e panelistëve ishin vetëm një hyrje në diskutimin ku u inkuadruan edhe të pranishmit e tjerë, me mendimet dhe propozimet e tyre. Forumin e hapi ekselenca e saj Sibil Suter Tejada, Ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, ndërsa për qëllimin dhe konceptin e Forumit foli Daniela Stojanova nga MCMS, koordinatore e programit Civika mobilitas. Forumi vazhdoi me punëtorinë me titull “Bashkë për aksion: Potencialet nga migrimi për Maqedoninë”.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…