Mcms1774

Qëllimet dhe Strategjitë për Ndërtimin e “Ishujve të Integritetit”

Vazhdon zbatimi i punëtorive “Ishujt e Integritetit” për 12 përfitues të granteve të Civica Mobilitas. Pjesëmarrësit e punëtorisë së tretë filluan të përgatisin versionin e parë të dokumentit, i cili përfshin qëllimet për forcimin e integritetit dhe parandalimin/kufizimin e korrupsionit dhe strategjitë për arritjen e këtyre qëllimeve përmes ndryshimeve sistematike.

Dy kornizat konceptuale të përdorura në fazën e diagnozës bazoheshin në formulën e korrupsionit, sipas së cilës korrupsioni është i barabartë me monopol plus diskrecion minus transparencë dhe llogaridhënie, si dhe në një analizë të kostos dhe përfitimeve. Në kornizën e parë, pjesëmarrësit punuan në dy qëllime kryesore: kufizimin e monopolit dhe diskrecionit dhe përmirësimin e llogaridhënies dhe transparencës. Në kornizën e dytë, qëllimi ishte të rriteshin përfitimet e punës me integritet dhe humbjet nga korrupsioni.

Në këtë kuptim, pjesëmarrësit punuan në grupe dhe diskutuan në mënyrë plenare se cilat mund të jenë strategjitë që do të kufizonin monopolin dhe diskrecionin, llojet e kontrollit që duhet të ketë çdo organizatë, si të shmanget korrupsioni dhe diskrecioni në nivelet e larta, si dhe kush duhet të kontrollojë ata që kanë kontrollin.

Në pjesën e dytë, pjesëmarrësit diskutuan se çfarë motivon sjelljen e njerëzve dhe çfarë do t’i shtynte ata të punonin me integritet. Ata punuan më hollësisht mbi sistemet që krijojnë motivim të jashtëm dhe të brendshëm, përkatësisht se si të krijohet një sistem efektiv i shpërblimeve dhe ndëshkimeve dhe si të nxitet autonomia, përvetësimi dhe përmirësimi i qëllimit.

Pjesëmarrësit do ta përfundojnë dokumentin pas kthimit në organizatat e tyre, pasi të kenë konsultuar bashkëpunëtorët e tyre. Pas kësaj, ata do të kenë edhe një punëtori para se të përgatisin strategjinë dhe planin e veprimit, me të cilat do të bëjnë ndryshime organizative për të forcuar integritetin dhe për të ulur cenueshmërinë ndaj korrupsionit të organizatave të tyre.

Продолжи со читање

  • Fuqia jonë, planeti ynë: Sektori civil prijës i ndryshimeve

    Çdo vit, 22 prilli na kujton se planeti nuk mbrohet vetëm nga premtimet madhështore, por nga puna e përditshme, vendimet, zgjidhjet praktike dhe komunitetet që e dinë se kanë fuqinë për të bërë një ndryshim. Motoja e Ditës së Tokës e këtij viti, “Fuqia jonë, planeti ynë”, është veçanërisht e…

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…

  • Ambasadori zviceran Zomer viziton familjet nga Koçana dhe iniciativat qytetare

    Më shumë se dhjetë prindër dhe anëtarë të familjeve të prekura nga tragjedia në diskotekën në Koçanë u takuan me ambasadorin e Zvicrës në vend, SH.T. Kristof Zomer. Përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës dhe ekipi i Civika mobilitas morën pjesë në takim me shoqatën e tyre – Shoqatën e qytetarëve…

  • Interesi publik mbi pronësinë e fshehur

    Bota ka kohë që di për ekzistencën e të ashtuquajturave kompani “guaska” ose të zbrazëta, të cilat pa një pronar të njohur dhe pa të punësuar, transferonin shuma të mëdha parash midis tyre për shërbime fiktive, me qëllim që të fshihnin gjurmët e këtyre parave, të cilat më shpesh vinin…