Screenshot

KODI DO TA RRITË BESIMIN E NDËRSJELLË TË ORGANIZATAVE DHE DO TË NDËRTOJË IMAZH MË TË MIRË PËR ATA

Sot, më 31 mars 2022., u mbajt online sesioni informativ  për Kodin e organizatave qytetare ku morën pjesë 34 përfaqësues tëorganizatave, përfitues të granteve të programit të Civika mobilitas.

Pjesëmarrësit u njohën me procesin e hartimit të Kodit, përfitimet nga kjo veglë për përgjegjshmëri më të madhe dhe qëllimin e tij. “Kodi është një katalizator për zhvillimin e vazhdueshëm të vlerave të organizatave. Do të forcojë sistemin e vetërregullimit që do të kontribuojë në transparencë, efikasitet dhe besim më të madh në organizatat e shoqërisë civile,” tha Aleksandra Saveska, bashkëpunëtore për projekte në Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS).

Screenshot_18

Pjesëmarrësit në grupe folën për përvojën e deritanishme të tyre në vetërregullim në organizata dhe dhanë mendimin e tyre për përfitimet e mundshme të Kodit, sfidat me të cilat do të përballeshin në zbatim dhe si do ta zbatonin mjetin në punën e tyre. Kodi i organizatave të shoqërisë civile do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së punës në organizata. Kjo do të kontribuojë në një transparencë më të madhe që do të rrisë besimin ndërmjet organizatave në këtë sektor dhe qytetarëve. Do të ndërtohet një imazh më i mirë ndaj donatorëve, i cili do të përmirësojë situatën financiare, është përfundimi i përgjithshëm nga diskutimet.

Disa pjesëmarrës shprehën interes për nënshkrimin e Kodit, duke theksuar se ai arrin në një moment ideal për organizatat e tyre. Ata do të marrin mbështetje nga ekipi i zbatimit.

Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 62 organizata qytetare dhe të gjitha organizatat e interesuara që dëshirojnë të kenë qasje në Kod do të mund ta bëjnë këtë duke пplotësuar deklaratrën e mëposhtme (deklaratë për pranimin e Kodit). Deklaratat dërgohen në Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar në adresën elektronike asv@mcms.mk. Me anëtarësimin, organizatat bëhen pjesë e platformës për hartimin e Kodit dhe përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së sektorit të shoqërisë civile.

Screenshot_24

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…