Impulsi qytetar #9: pasqyrë mujore e aktiviteteve të përfituesve të granteve
Shatotri 2025
Nëse do të duhej ta përshkruanim muajin me një fjalë, shtatori ishte padyshim muaji i gjelbër. Më të pranishmit dhe më të spikaturit ishin projektet që punonin në fushën e mjedisit, të ndjekura nga ato që merreshin me luftën kundër korrupsionit, barazinë gjinore dhe reformat në arsim.
Në Evropë, në vitin 2020 u mblodhën rreth 225 milionë ton mbetje të ngurta komunale dhe pothuajse gjysma e tyre mund të riciklohen ose ripërdoren. Qendra për Burime Mjedisore (REC) i prezantoi problemet dhe zgjidhjet e mundshme për mbetjet bio në qytetet tona në artikullin e ri, me fokus në praktikat e qëndrueshme dhe një të ardhme më të mirë për mjedisin. REC dhe organizatat partnere ndanë mesazhe se si të përmirësohet menaxhimi i mbetjeve bio për të kontribuar në një ekonomi qarkore në programin e mëngjesit të TV Alfa, duke e sjellë këtë mundësi më afër një numri më të madh familjesh.
Analiza e bërë nga “Krik” zbulon se shumë të rinj rrallë informohen për gjendjen e mjedisit dhe pak prej tyre dinë si dhe ku ta raportojnë ndotjen.

Ndërgjegjësimi mjedisor tek të rinjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është i ulët dhe burimet e informacionit shpesh janë të kufizuara ose të pabesueshme. Infografiku i “Krik” ofron një fotografi të qartë se ku të rinjtë e marrin më shpesh informacionin e tyre, cilat janë pengesat kryesore për përfshirje aktive dhe si ndikon sistemi arsimor në ndërgjegjësimin e tyre mjedisor. Këto të dhëna nxjerrin në pah nevojën për të krijuar mekanizma përmes të cilëve çdo i ri do të dijë se ku të raportojë një problem dhe si të përfshihet në mbrojtjen e natyrës.
Më 25 shtator, mentorët dhe zbatuesit e iniciativave të gjelbra dhe aktiviteteve sociale të gjelbra u rrjetëzuan në ambientet e “Mladi Hub “ – Shkup. Këta pjesëmarrës më parë përfunduan trajnimin “Avokimi i gjelbër përmes punës sociale të gjelbër dhe punës rinore të gjelbër” në Strumicë dhe Shkup dhe tani, me detyrat e mëposhtme ata do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe kujdesin e përbashkët për natyrën.

Ekonomia qarkore është një nga shtyllat e Agjendës së gjelbër, dhe në të njëjtin drejtim, Qendra për Ndryshimet Klimatike dhe Organizata Rinore Kreaktiv organizuan një punëtori për 300 nxënës të shkollës fillore në Kavadar, ku ata folën për mbeturinat tekstile si një nga llojet e mbeturinave me rritjen më të shpejtë . Përveç punëtorisë, hapi tjetër ishte një aksion i madh mbledhjeje për mbeturinat tekstile në sheshin e qytetit në Kavadar, ku u vendos edhe një kontejner për dhurimet e tekstilit nga qytetarët.
Shoqata “Ekoturizëm 2016” Ohër me mbështetjen e Komunës së Debërcës, për nxënësit e klasës së parë deri të nëntën nga Shkolla fillore “Debërca” organizoi event edukativ ku u njoftuan me biodiversitetit të Bllatës së Belçishtës.
Në kuadër projektit të njëjtë, QNK dhe partnerët në Shkup e mbajtën forumin tematik “Shkupi i qëndrueshëm dhe funksional – perspektiva dhe mundësitë“, ku qytetarët, ekspertët, institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile të pranishme ranë dakord për dy nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet qyteti – menaxhimi i mbeturinave dhe rritja e urbanizimit. Forumi hapi debatin mbi të ardhmen e Shkupit në kontekstin e Agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor (AGJBP), e cila synon neutralitetin klimatik deri në vitin 2050. Disa nga përfundimet që Qendra për Ndryshimet Klimatike arriti të nxirrte nga forumi janë se Shkupi duhet të jetë një qytet për njerëzit, jo për makinat dhe betonin; Hapësirat e gjelbra dhe parqet janë një burim publik që duhet të mbrohet; Planifikimi urban duhet të jetë transparent dhe i fokusuar në shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta dhe transportin publik.



Mbi rolin e të rinjve në procesin e integrimit evropian, sfidat me të cilat përballen dhe mënyrat se si mund të forcohet bashkëpunimi rajonal,nëintervistë për Institutin Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRS) foli Vladimir Gjorgevski, drejtor i degës lokale të Regional Youth Cooperation Office (RYCO) në Shkup.
Organizatat e shoqërisë civile dhe NP “Pela Link” miratuan dy masa specifike për transport publik më të mirë për të rinjtë nga Pellagonia: Pilot linja e fundjavës për të rinjtë (Novaci – Mogillë – Manastir) dhe Fushata për sjellje të mirë në transportin publik. Masat do të shqyrtohen në një seancë plenare të Platformës Rajonale Rinore. Përmes projektit, Pro lokal dhe partnerët u japin të rinjve një shans jo vetëm për të shprehur nevojat e tyre, por edhe për të krijuar zgjidhje në mënyrë aktive.
A keni menduar ndonjëherë nëse dhe në çfarë mase komuna ku jetoni është e hapur për ju? Mund ta gjeni përgjigjen në gjetjet e Indeksit të hapjes 2025, i cili u prezantua në forumin tematik “Komunë e hapur – komunitet aktiv”, nga Fondacioni Metamorfozis, Koalicioni Rural dhe Qendra për Inovacion Social “Blink 42-21”. Indeksi zbulon se cilat komuna janë në krye të listës dhe cilat janë më të mbyllurat, dhe mund të habiteni, por madhësia e komunës nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për hapjen dhe transparencën ndaj qytetarëve të saj.

E mbyllëm shtatorin duke festuar edicionin e 13-të të “Ditës së fasules“ në Tearcë, një ngjarje që promovon kulturën bujqësore, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e jetës kulturore në zonat rurale.

Të gjithë këto aktivitete, ngjarje, iniciativa të cilat i zbatojnë organizatat dhe janë pjesë e projekteve të mbështetura nga Qeveria e Zvicrës përmes Civika mobilitas, kontribuojnë drejt ndryshimit të gjendjes aktuale, e cila sipas analizës së “Krik“ tregon se është i nevojshëm arsimim më i thellë dhe më praktik. Nga ana tjetër, një pjesë prej tyre janë kushtuar transparencës që duhet të jetë më e lartë që të pengohet korrupsioni në çdo segment të shoqërisë.