Viber image 2021 12 07 18 31 16

Bashkë arrihet më larg: Qytetarët për ndryshim nr.10, botimi jubilar kushtuar bashkëpunimit

Numri i fundit i revistës “Qytetarët për ndryshim” të Civica mobilitas është botimi i dhjetë, jubilar. Në themel të punës sonë, ajo që bëjnë organizatat qytetare është bashkëpunimi, i cili është tema kryesore në këtë numër.

Përmes teksteve ju prezantojmë shembujt e bashkëpunimit ndërmjet Institutit Maqedonas për Media (MIM) dhe Këshillit Kombëtar të Organizatave Invalidore (KKOI), Legis dhe ПQendrës për pranim të azilkërkuesve për të zhvilluar një program mentorimi për përmirësimin e mundësive të punësimit të azilkërkuesve, të Fondacionit Metarmofozis dhe tetë organizatave me të cilat përgatitën indeksin e të qenit të hapur. Lexoni edhe për Festivalin e Civica mobilitas – “Dita e organizatave qytetare”, i cili u përdor si platformë për disa bashkëpunime të reja. Polio Plus nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Komisionin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, ndërsa sektori i shoqërisë civile fitoi një Kod për organizatat qytetare të nënshkruar deri më tani nga 52 organizata, i promovuar në këtë ngjarje.

Po ashtu, folëm edhe për kontributet kryesore të shoqërisë civile në 30 vitet e kaluara nga pavarësia e vendit dhe në këtë frymë është edhe analiza e Finance Think për papunësinë, pagat dhe bruto prodhimin e vendit. “Megjashi” i prezantoi rezultatet e raportit të ri në linjën telefonike SOS për fëmijë dhe të rinj, ndërsa “Borka – për çdo ditë të re” organizoi shëtitjen tradicionale rozë, mesazhi kryesor i së cilës ishte “Pacientët me kancer të mos harrohen për shkak të pandemisë”. Aktivistët e Qendrës regjionale të gjelbër në Ohër mobilizuan 170 të rinj në aksione për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa Organizata e grave të Lozovës trajnoi punëtorët e tekstilit.

Përveç “Qytetarët për ndryshim”, do t’ju inkurajojmë të lexoni edhe revistën “Shëndeti mendor”, botuar nga Shoqata për shëndet mendor – Asociacioni Misla.

Këto janë vetëm disa nga përmbajtjet në faqet e numrit jubilar të revistës të Civica mobilitas.

Numrin e fundit mund ta lexoni në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

“Qytetarët për ndryshim” është revistë për shoqërinë civile dhe e shoqërisë civile. Bëhuni pjesë e tij, na dërgoni informacione për aktivitetet dhe rezultatet tuaja.

Shkruani, lexoni dhe shpërndajeni për një sektor më të fortë civil.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…