|

SHOQATA QENDRA PËR INOVACIONE DHE ZHVILLIM INOS PRILEP

Buxheti i përgjithshëm:  300.000 denarë

Kohëzgjatja:  4 muaj

KONSTITUENTËT

Konstituentë në projekt janë studentët dhe akademikët nga të gjitha universitetet në R. Maqedonisë së Veriut.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Hulumto rreth temës “Korona virusi – test për shoqërinë digjitale”

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Aksioni ka për qëllim të rinjtë, veçanërisht studentët dhe përfshirjen e tyre aktive në aktivitetet hulumtuese. Qëllimi është të përmirësohet dimensioni ndërveprues i studimit online duke përfshirë më aktivisht studentët në aktivitetet hulumtuese. Përveç kësaj, në mënyrë indirekte, veprimi do të kontribuonte në përmirësimin e potencialit hulumtues të studentëve. Përmes aksionit, studentët do të motivohen të përfshihen në mënyrë aktive në punën hulumtuese shkencore me temën: “Virusi korona – test për shoqërinë digjitale”.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm:

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është ngritja e nivelit të aktiviteteve hulumtuese tek të rinjtë (studentët) dhe përfshirja e tyre në punën hulumtuese.

Qëllimet specifike:

  • Rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e aktiviteteve hulumtuese në zgjidhjen e problemeve në mjedisin dinamik;
  • Përfshirje më e madhe e studentëve në punën hulumtuese, në kushte të mësimdhënies online;
  • Rritja e ndërgjegjësimit të studentëve për përdorimin e teknologjive digjitale në aktivitetet e përditshme të studentëve, të cilat nënkuptojnë më shumë mësim dhe më pak komunikim në rrjetet sociale;
  • Marrja e informacioneve përmes hulumtimit shkencor mbi situatën aktuale në lidhje me aplikimin e teknologjive digjitale, veçanërisht gjatë pandemisë me Kovid 19.

REZULTATET

  • Thirrje e përgatitur për projekte hulumtuese mbi “Korona virusin – test për shoqëri digjitale”;
  • Online sesion informativ i realizuar për hulumtuesit e rinj të interesuar (studentë);
  • Një ligjëratë edukative online e organizuar për kandidatët e paraqitur për projekte hulumtuese;
  • Një ngjarje e realizuar online për prezantimin e projekteve të përzgjedhura hulumtuese;
  • Fjalor elektronik dhe i shtypur i projekteve hulumtuese.

AKTIVITETET

  1. Përgatitja dhe përpilimi i Thirrjes për projekte hulumtuese. Publikimi dhe promovimi përmes mediave sociale dhe marketingut me e-mail;
  2. Përgatitja e afisheve, fletëpalosjeve dhe materialeve të tjera informuese dhe promovuese;
  3. Vizitë universiteteve dhe takim me përfaqësuesit e tyre me qëllim promovimin e projektit, si dhe promovimi i Thirrjes për projekte hulumtuese në mesin e studentëve;
  4. Organizimi i sesionit informativ online për studiuesit e rinj të interesuar;
  5. Organizimi i një ligjërate edukative online për kandidatët e paraqitur për projekte hulumtuese;
  6. Rishikimi i projekteve hulumtuese të marra dhe përzgjedhja e aplikantëve më të mirë;
  7. Eveniment online për prezantimin e projekteve të përzgjedhura hulumtuese dhe ndarja e çmimeve për 3 projektet më të mira hulumtuese;
  8. Përpilimi i një “Përmbledhje të projekteve kërkimore” online. Shtypi dhe shpërndarja e saj.

Продолжи со читање

  • Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (CPIA)

    Buxheti total: 2,999,953 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Barazia gjinore Partnerë: Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (MYLA) Përbërësit: Gjykatës, prokurorë publikë dhe juristë nga shërbimet profesionale; të rinj dhe studentë të drejtësisë; aktivistë të rinj dhe juristë të ardhshëm; organizata të shoqërisë civile;…

  • Hapni Dritaret

    Buxheti total: 2,998,600 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Përfshirja digjitale dhe qeverisja e mirë Partnerë: Shoqata për avancimin e aktivizmit rinor ZETA Përbërësit: Të rinj; persona me aftësi të kufizuara; qytetarë me qasje të kufizuar në shërbimet digjitale; organizata të shoqërisë civile; institucione lokale…

  • RESIS – Shkup

    Buxheti total: 3,000,000 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile Partnerë: Këshilli për etikë në media në Maqedoni – SEMM Përbërësit: Organizata të shoqërisë civile dhe grupe joformale që punojnë në tema të lidhura me zhvillimin shoqëror dhe politikat…

  • Youth Can – Shkup

    Buxheti total: 2,987,080 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Kohezioni social Partnerë: Shoqata e qytetarëve Supportko Koçan Përbërësit: Të rinj, organizata rinore dhe grupe joformale rinore; komunitete lokale ku veprojnë të rinjtë; dhe qytetarë të prekur nga temat e kohezionit social. Për projektin e mbështetur…

  • Aleanca Rinore – Krushevë

    Buxheti total: 2,999,227 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Avancimi i transformimit digjital Partnerë: Shoqata QENDRA PËR DIALOG NDËRKULTUROR Kumanovë (CID) Instituti për zhvillimin e komunitetit – Tetovë (IZHK Tetovë) Përbërësit: Të rinj nga Krusheva dhe komunat e synuara; qytetarë nga komunitetet lokale; organizata të…

  • Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup

    Buxheti total: 2,962,939 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Lufta kundër korrupsionit dhe gazetaria hulumtuese Partnerë: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike – Shkup (ISHPJ) Përbërësit: Qytetarë nga komunat e synuara; komunitete lokale; organizata të shoqërisë civile; gazetarë…