|

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART ART-MANIA, KUMANOVË

Buxheti i përgjithshëm: 328.000 denarë

Kohëzgjatja:  4 muaj

KONSTITUENTË

Konstituentët janë qytetarët e Strugës, institucionet shtetërore, ministritë përkatëse, ambasadat dhe Komuna e Strugës.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Epoka e absurdit.

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Në kuadër të këtij projekti, do të realizohet një film i cili synon një arritje krijuese, artistike, për t’i grumbulluar të gjitha problemet, frikën dhe pafuqinë e qytetarëve të Komunës së Strugës, të grumbulluara gjatë viteve të jetesës në absurditet dhe degradim të shoqërisë mbi të gjitha bazat.

Me një qasje eksperimentale dhe me një ironi të fortë përmes metaforës, do t’i përgjigjet absurdit që vendoset si vello mbi problemet reale në komunë.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm:

Përmes një filmi eksperimental do të prezantohet realiteti në komunë, ku qytetarët e Strugës detyrohen të jetojnë në një epokë vendimesh të paarsyeshme dhe absurde, pothuajse gjithmonë në kundërshtim me interesat e tyre dhe mirëqenien e natyrës, kulturës dhe botës moderne. Qytetarët duhet të inkurajohen të marrin pjesë aktive në vendimmarrje që i prek drejtpërdrejt ata. Njëkohësisht me filmin, publiku i gjerë, ministritë kompetente resore do të animohen, dhe meqenëse fjala është për një ekosistem unik siç është Liqeni i Ohrit dhe bregdeti, për të tërhequr vëmendjen e ambasadorëve.

Qëllimet specifike:

  • Përdorimi i artit, për të ngritur zërin e mbytur të qytetarit dhe për të treguar problemet sociale;
  • Inkurajimi i qytetarëve për të ngritur zërin dhe përfshirjen aktive në zgjidhjen e problemeve përmes dëshmive dhe rrëfimeve të tyre me ndihmën e të cilave do të krijohet skenari për filmin;
  • Tërheqja e vëmendjes së ministrive resorë për degradimin e një ekosistemi të tillë si Liqeni i Ohrit dhe qyteti i Strugës;
  • Rritja e angazhimit të përfaqësuesve të huaj drejt Strugës dhe bregdetit të Strugës.

REZULTATET

  • 4 profesionistë të rinj të filmit të angazhuar nga Struga të cilët do të xhirojnë/realizojnë një film eksperimental, profesional dhe social;
  • Intervista me 40 qytetarë të moshave të ndryshme të cilët do të japin pikëpamjet e tyre të realitetit dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e skenarit për filmin;
  • Pjesëmarrja e 5 të rinjve nga Struga në të gjitha fazat e prodhimit të filmit dokumentar
  • 3 posterë kreativ të përgatitur për filmin;
  • Diskutim publik i hapur në të cilin do të marrin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar, ekspertët dhe përfaqësuesit e institucioneve;
  • Premiera dhe promovimi i filmit.

AKTIVITETET

  1. Produksioni i filmit dokumentar;
  2. Zhvillimi i skenarit me ndihmën e intervistave të 40 qytetarëve nga Struga;
  3. 5 të rinj nga Struga, të cilët kanë marrë pjesë më parë në trajnimet e filmit do të jenë pjesë e ekipit të filmit dhe do të kenë mundësi të punojnë në një film profesional;
  4. 3 të rinj nga Struga, të cilët më parë kanë marrë pjesë në trajnimet për krijimin e posterëve krijues, do të punojnë në posterët për filmin;
  5. Organizimi i diskutimit publik;
  6. Premiera dhe promovimi i filmit.

Продолжи со читање

  • Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (CPIA)

    Buxheti total: 2,999,953 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Barazia gjinore Partnerë: Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (MYLA) Përbërësit: Gjykatës, prokurorë publikë dhe juristë nga shërbimet profesionale; të rinj dhe studentë të drejtësisë; aktivistë të rinj dhe juristë të ardhshëm; organizata të shoqërisë civile;…

  • Hapni Dritaret

    Buxheti total: 2,998,600 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Përfshirja digjitale dhe qeverisja e mirë Partnerë: Shoqata për avancimin e aktivizmit rinor ZETA Përbërësit: Të rinj; persona me aftësi të kufizuara; qytetarë me qasje të kufizuar në shërbimet digjitale; organizata të shoqërisë civile; institucione lokale…

  • RESIS – Shkup

    Buxheti total: 3,000,000 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile Partnerë: Këshilli për etikë në media në Maqedoni – SEMM Përbërësit: Organizata të shoqërisë civile dhe grupe joformale që punojnë në tema të lidhura me zhvillimin shoqëror dhe politikat…

  • Youth Can – Shkup

    Buxheti total: 2,987,080 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Kohezioni social Partnerë: Shoqata e qytetarëve Supportko Koçan Përbërësit: Të rinj, organizata rinore dhe grupe joformale rinore; komunitete lokale ku veprojnë të rinjtë; dhe qytetarë të prekur nga temat e kohezionit social. Për projektin e mbështetur…

  • Aleanca Rinore – Krushevë

    Buxheti total: 2,999,227 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Avancimi i transformimit digjital Partnerë: Shoqata QENDRA PËR DIALOG NDËRKULTUROR Kumanovë (CID) Instituti për zhvillimin e komunitetit – Tetovë (IZHK Tetovë) Përbërësit: Të rinj nga Krusheva dhe komunat e synuara; qytetarë nga komunitetet lokale; organizata të…

  • Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup

    Buxheti total: 2,962,939 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Lufta kundër korrupsionit dhe gazetaria hulumtuese Partnerë: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike – Shkup (ISHPJ) Përbërësit: Qytetarë nga komunat e synuara; komunitete lokale; organizata të shoqërisë civile; gazetarë…