2

Shoqata e qytetarëve Qendra për Komunikime Qytetare CGK Shkup

Buxheti total: 14,000,000.00 denarë

Periudha e realizimit: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj)

Tema specifike: Antikorrupsioni

Partnerë:

  • Shoqata Qendra për Qytetarë Aktiv AKTIVO Veles
  • Shoqata e Këshilltarëve Tatimorë të Republikës së Maqedonisë ZDSRM Shkup

Konstituentë: Institucionet për luftim kundër korrupsionit dhe organet e ndjekjes; institucione tjera shtetërore; firmat; organizatat e shoqërisë civile; mediat dhe qytetarët.

Rreth projektit të mbështetur nga Civika Mobilitas: Përdorimi i të dhënave të pronësisë së vërtetë për të reduktuar korrupsionin

PËRSHKRIM I PROJEKTIT

Lufta kundër korrupsionit është kthyer në një prioritet kryesor kombëtar në vend, nga i cili varet jo vetëm jeta e qytetarëve por funksionimi i vendit në përgjithësi dhe realizimi i aspiratave evropiane. Qytetarët e njohin korrupsionin si gjeneruesin e të gjitha anomalive të tjera që pengojnë rritjen dhe zhvillimin e vendit në të gjitha fushat.

QËLLIME DHE REZULTATE

Qëllimi i përgjithshëm i projektit: Avancimi i transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit në shpenzimin e parave publike.

Qëllimi specifik: Inkurajimi dhe promovimi i përdorimit të informacionit të pronësisë së vërtetë në luftën kundër korrupsionit.

REZULTATE

  1. Janë zbuluar dobësi, mangësi dhe hapësira për përmirësim në përdorimin e të dhënave për pronarët real si një nga instrumentet kyçe për luftimin e korrupsionit.
  2. Është kontrolluar dhe zbuluar ekzistenca e mundshme e konfliktit të interesit dhe keqpërdorimit të pushtetit mes personave të ekspozuar politikisht duke kryqëzuar të dhënat nga regjistrat e pronarëve real dhe personave të zgjedhur dhe emëruar, me të dhënat për kontratat e prokurimit publik.
  3. Është përmirësuar zbatimi i të dhënave për pronarët e vërtetë si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të vendit kundër korrupsionit përmes përgatitjes së rekomandimeve dhe përfaqësimit për zbatimin e tyre.
  4. Është zgjeruar kuptimi themelor dhe ndikimi i nevojës dhe mundësisë së përdorimit të të dhënave për pronarët real përmes përfshirjes së mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe publikut.

AKTIVITETE

  • Analizë e thelluar për të përcaktuar mënyrën se si institucionet përdorin informacionin për pronarët real në vitet e para të krijimit të regjistrit përkatës.
  • Hulumtim i thelluar për të zbuluar konflikt të mundshëm interesi dhe abuzim me pushtetin në prokurimet publike mes personave të ekspozuar politikisht.
  • Monitorimi i zbatimit të angazhimit nga Plani Kombëtar i Veprimit për Partneritet për Qeverisje të Hapur (2021-2023) në lidhje me publikimin e pronarëve të vërtetë.
  • Hartimi i dokumentit të politikave publike me rekomandime që synojnë përmirësimin e përdorimit të informacionit për pronarët real për të avancuar përpjekjet kundër korrupsionit në vend.
  • Organizimi i dialogut për politikat publike.
  • Procesi përfaqësimit për zbatimin e rekomandimeve që synojnë përmirësimin e përdorimit të informacionit të pronësisë së vërtetë në përpjekjet e vendit kundër korrupsionit.
  • Organizimi i dy punëtorive për organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët për të përmirësuar aftësinë e tyre për të përdorur informacionin për pronarët e vërtetë (R4).
  • Ngritja e vetëdijes publike.
  • Monitorim dhe evaluim i projektit.

UEB FAQE

https://www.ccc.org.mk/

Продолжи со читање

  • HERA – Shoqata për edukim shëndetësor dhe hulumtim

    Buxheti total: 13,905,023.00 denarë Periudha e realizimit: 01.12.2023 – 30.05.2026 (30 muaj) Tema specifike: Shëndetësi Partnerë: Konstituentë: Ministria e Shëndetësisë, institucionet shëndetësore publike dhe organet profesionale dhe komisionet, gratë dhe vajzat në periudhën riprodhuese (15-49 vjeç), nënat dhe fëmijët; personat që jetojnë me HIV; popullatat kryesore të prekura nga HIV:…

  • PRO LOKAL, Manastir

    Buxheti total: 13,998,851.00 denarë Periudha e realizimiz: 01.12.2023 – 30.05.2026 (30 muaj) Tema specifike: Të rinjtë Partnerë: Konstituentë: Persona të rinjë të moshës nga 15 deri 29 vjeç; organizata të shoqërisë civile; pushteti lokal; institucionet/sektorët e pushtetit lokal; qendrat e zhvillimit rajonal; institucionet nacionale të cilat janë përgjegjëse për politikat…

  • Shoqata e Qytetarëve QENDRA PËR NDRYSHIME KLIMATIKE, Gjevgjeli

    Buxheti total: 13,999,791.00 denarë Periudha e realizimit: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj) Tema specifike: Ndryshimet klimatike/mjedisi jetësor Partnerë: Konstituentë: Njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike, qendrat zhvillimore në rajonet planore, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe qytetarët. Rreth projektit të mbështetur nga Civika Mobilitas: Partneritet rajonal për zbatim më…

  • Qendra për Aktivizëm Rinor KRIK, Shkup

    Buxheti total: 13,994,784.00 denarë   Perudha e realizimiz: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj) Tema specifike: Ndryshimet klimatike/mjedisi jetësor Partnerët: Konstituentë: Punëtorët profesionistë nga sistemi i mbrojtjes sociale dhe përdoruesit, ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve sociale si dhe punëtorët rinor dhe të rinjtë Rreth projektit të mbështetur nga Civika Mobilitas: ZZZ…

  • Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorphosis, Shkup

    Buxheti total: 14,000,000 denarë Periudha e zbatimit: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj) Tema specifike: Anti-korrupsion Partnerët: Përfituesit: Njësitë e vetëqeverisjes lokale, organizatat civile dhe qytetarët Për projektin e mbështetur nga Civica Mobilitas: (DIGILOK) Transformimi Digjital në Nivel Lokal – Një Komunitet i Angazhuar për Rezistencë ndaj Korrupsionit PËRSHKRIMI I VEPRIMIT Lufta…

  • Shoqata Forumi për Politika të Arsyeshme Shkup

    Buxheti total: 14,000,000 denarë  Periudha e zbatimit: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj)  Tema specifike: Arsimi  Partnerët:  Përfituesit: Sektori civil i përkushtuar në çështjet e arsimit, inovacionit, zhvillimit ekonomik dhe barazisë gjinore; institucionet e arsimit të lartë; organizatat rinore; krijuesit e politikave në arsim (me fokus në arsimin e lartë dhe…