3

Shoqata e Qytetarëve QENDRA PËR NDRYSHIME KLIMATIKE, Gjevgjeli

Buxheti total: 13,999,791.00 denarë

Periudha e realizimit: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj)

Tema specifike: Ndryshimet klimatike/mjedisi jetësor

Partnerë:

  • Shoqata për Eko Mjedis Jetësor – Rritje e Gjelbër dhe Zhvillim i Qëndrueshëm, LËVIZJA EKO-GJELBËR, Berovë
  • Shoqata Rajonale Gjeografike GEOSFERA, Manastir
  • Shoqata për Ekologji dhe Turizëm EKOTURIZAM 2016
  • Shoqata e të Rinjëve KREAKTIV, Shkup
  • Fondacioni për Zhvillim Lokal dhe Zhvillim të TEKNOLGJISË INFORMATIKE, Gjevgjeli
  • Shoqata QENDRA NACIONALE E ROMËVE, Kumanovë
  • Shoqata Ekologjike ECO ACTION, Tetovë

Konstituentë: Njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike, qendrat zhvillimore në rajonet planore, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe qytetarët.

Rreth projektit të mbështetur nga Civika Mobilitas: Partneritet rajonal për zbatim më të mirë të Agjendës së Gjelbër në nivel lokal

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

Ky propozim projekt do të kontribuojë në mundësimin e tranzicionit të Maqedonisë drejt synimeve të BE-së për një shoqëri neutrale ndaj karbonit përmes zbatimit gjithëpërfshirës dhe transparent të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në nivel lokal, me bashkëpunim aktiv të sektorit civil me të gjitha palët e interesuara dhe përfshirjen në krijimin e politikave.

QËLLIME DHE REZULTATE

Qëllimi i përgjithshëm i projektit: Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të mundësojë tranzicionin e Maqedonisë drejt synimeve të BE-së për një shoqëri neutrale ndaj karbonit, përmes zbatimit gjithëpërfshirës dhe transparent të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në RMV.

Qëllimi specifik:

  • Fuqizimi i kapaciteteve të OSHC-ve dhe NJQV-ve për përfshirje më të mirë në zbatimin e Agjendës së Gjelbër dhe stimulimin e bashkëpunimit ndërmjet OSHC-ve dhe NJQV-ve
  • OSHC-të të mbështesin NJQV-të në procesin e krijimit e politikave lokale për zbatimin e Agjendës së Gjelbër në nivel vendor
  • Të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve të RSM-së për përfitimet e Agjendës së Gjelbër

REZULTATE

  1. Kapacitete të forcuara të OShC-ve për të monitoruar zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perendimor në nivel lokal dhe përfshirje më e madhe në procesin e vendimmarrjes dhe vendosja e monitorimit për ndjekje të zbatimit të AGjBP-së në nivel lokal
  2. Politika dhe strategji të hartuara për zbatimin e AGjBP-së në nivel lokal
  3. Vetëdija e publikut të gjërë e rritur për përfitimet nga AGjBP

AKTIVITETE

  • Hartimi I politikave ekzistuese për AGjBP-në në nivel lokal, duke përfshirë kapacitetet e OShC-ve që punojnë në këtë fushë  
  • Trajnime rajonale për ngritjen e kapaciteteve për AGjBP
  • Forume rajonale për komunitetin
  • Zhvillimi i metodologjisë dhe IT mjetit për monitorimin e zbatimit të AGjBP-së në nivel lokal
  • Raport mbi zbatimin e AGjBP-së
  • Udhërrëfyes për zbatimin e AGjBP-së në nivel lokal
  • Partneritet rajonal për AGjBP
  • Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e AGjBP
  • Forumi Nacional (NF) për Agjendën e Gjelbër (forum tematik)  

UEB FAQE

https://ckp.org.mk/

Продолжи со читање