1

Iniciativa Qytetare e Grave ANTIKO, Shkup

Buxheti total: 13,999,983 denarë

Periudha e realizimit: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj)

Tema specifike: Barazia gjinore/Përfshirja sociale

Partnerët:

  • Shoqata për afirmim dhe edukim multikulturor të grave dhe të rinjve në zonat rurale GJITHMONË BASHKËJETESË f. Kanatlarci, Prilep
  • Shoqata për arsim dhe kulturë ADRION f. Trebosh, Zhelinë, Shoqata ADRION f. Trebosh, Zhelinë

Përbërësit: Qytetarët nga rajonet dhe komunat e synuara, veçanërisht nga zonat më të vogla urbane dhe rurale; të rinjtë, gratë dhe burrat; organizatat e shoqërisë civile; autoritetet qendrore dhe lokale dhe institucionet publike; bizneset dhe industritë; grupet etnike dhe kulturore; grupet e përdoruesve të shërbimeve publike; grupet akademike dhe studentët; prindërit dhe grupet familjare; personat e moshuar; mediat.

Për projektin e mbështetur nga Civica mobilitas: Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në: krijimin e politikave publike dhe mundësimin e mjedisit për pjesëmarrje qytetare

PËRSHKRIMI I VEPRIMIT

Qytetarët jo gjithmonë janë të informuar për politikat dhe vendimet që ndikojnë në jetën e tyre. Arsyet për këtë janë apatia dhe mungesa e interesit, si dhe mungesa e transparencës dhe informacionit lehtësisht të qasshëm. Edhe pse ka shembuj dhe praktika të mira, në përgjithësi autoritetet ende nuk janë mjaft të hapura gjatë proceseve të krijimit të politikave. Në shumë fusha nuk ka qasje sistematike të qëndrueshme, të përcaktuara me ligj dhe të planifikuara për konsultim dhe bashkëpunim që krijojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit civil. Përjashtimi i grupeve të margjinalizuara është më i lartë. Dy grupet më pak të përfshira janë të rinjtë dhe gratë, ndërsa politikat dhe buxhetet lokale janë të pandjeshme ndaj gjinisë. Problemi është më i pranishëm në zonat më të vogla urbane dhe rurale ku vepron një numër më i vogël i OSHC-ve aktive. Ky projekt do t’u përgjigjet këtyre sfidave përmes aktiviteteve të planifikuara.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Hapësira dhe mundësi të përmirësuara dhe të zgjeruara për angazhim qytetar përmes OSHC-ve lokale (grassroot) të forcuara dhe më mirë e më masivisht të organizuara që nxisin, motivojnë dhe janë lehtësisht të qasshme për qytetarët, për të mundësuar veprim nga poshtë-lart në lidhje me agjendët politike që mundësojnë gjithëpërfshirje dhe një shoqëri civile më të qëndrueshme që punon në programe të prekshme, bazuar në vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Qëllimi specifik:

  • Ndërtimi i kapaciteteve organizative dhe rritja e aftësive dhe shkathtësive të OSHC-ve lokale (grassroot) – mbështetje e pjesëmarrjes qytetare në krijimin e politikave dhe vendimmarrje.
  • Rritja e angazhimit qytetar dhe ndikimit në krijimin e politikave publike dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje – rritje e besimit në shoqërinë civile.
  • Rritja e zërit dhe kapacitetit të të rinjve dhe grave për pjesëmarrje aktive në ndërtimin e komunitetit përmes realizimit të ndikimeve në krijimin e politikave publike dhe vendimmarrje.
  • Mundësi të përmirësuara për gratë nga zonat më të vogla urbane dhe rurale për pjesëmarrje aktive në tregun e punës dhe vetëpunësim.

REZULTATET

  • Kapacitete të përmirësuara të brendshme organizative – njohuri dhe shkathtësi për: menaxhimin e iniciativave qytetare
  • Numër i rritur i aktivistëve dhe vullnetarëve
  • Rritje e pjesëmarrjes, masivitetit, ndikimit, përfshirjes dhe bashkëpunimit të OSHC-ve me autoritetet qendrore dhe lokale në krijimin e politikave (të përgjegjshme gjinore), ligjeve, strategjive, programeve dhe buxheteve
  • Krijimi i një hapësire më të madhe për pjesëmarrje qytetare dhe një mjedis më të favorshëm përmes financimit shtetëror dhe masave politike për stimulimin e sektorit të biznesit për financimin e OSHC-ve.
  • Kapacitetet e forcuara të organizatave të shoqërisë civile nxisin mbështetje sistematike të angazhimit qytetar
  • Rritje e pjesëmarrjes dhe ndikimit qytetar përmes bashkëpunimit të vendosur me autoritetet
  • Mjedisi për zhvillimin e shoqërisë civile është përmirësuar përmes mekanizmave të krijuar për bashkëpunim më të madh
  • Kapacitete të ndërtuara të liderëve/eve të rinj/reja të komunitetit, përmes moduleve të zhvilluara të përshtatura për edukim. – Trajnimet e mbajtura rritën njohuritë teorike dhe aftësitë praktike të lidershipit për angazhim qytetar të liderëve/eve të rinj/reja
  • Liderët/et e rinj/reja rritën zërin për ndryshime pozitive përmes – aksioneve publike sociale (të ndjeshme gjinore) në komunitet dhe komunikimit me autoritetet lokale, OSHC-të dhe këshillat e qendrat rinore
  • Rritje e qasjes së grave në edukim dhe arsim – (kurse/trajnime profesionale shumëmujore) për aftësi dhe kompetenca të zhvilluara që u mundësojnë të jenë më konkurruese në tregun e punës.

AKTIVITETET

  • Trajnime për ndërtimin e kapaciteteve të OSHC-ve, tre (3) trajnime dy-ditore.
  • Punëtori për avokimin dhe lobimin publik
  • Fushata promovuese për rritjen e ndërgjegjësimit publik
  • Mbajtja e seancave të integruara me temë: Integrimi i perspektivës gjinore në krijimin e politikave/projekteve dhe buxheteve publike
  • Organizimi i fushatës mediatike “Aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”
  • Organizimi i ngjarjeve publike, debateve, tryezave të rrumbullakëta në komunitete për probleme dhe sfida lokale.
  • Organizimi i trajnimeve për forcimin e kapaciteteve për pjesëmarrje qytetare
  • Forume në komunitete (10)
  • Ngjarje për vendosjen e dialogut me autoritetet
  • Aktivitete për ndërtimin e rrjeteve dhe partneriteteve (5)
  • Monitorimi i mekanizmave për pjesëmarrje qytetare me mbështetje mentoruese
  • Mbajtja e trajnimeve/punëtorive për fitimin e aftësive të lidershipit
  • Zbatimi i aksioneve publike sociale në komunitet
  • Monitorimi i politikave rinore/dhe mekanizmave përmes mbështetjes mentoruese/ekspertë
  • Mbajtja e kurseve për gra për rritjen e potencialeve të tyre për pjesëmarrje aktive në tregun e punës.
  • Organizimi i seancave informative dhe edukative (5).
  • Vendosja e dialogut midis grave dhe autoriteteve për krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e sipërmarrjes së grave
  • Organizimi i aktiviteteve të lobimit dhe avokimit publik për integrimin e aspektit gjinor në politikat dhe programet e shërbimeve publike komunale
  • Monitorimi i politikave gjinore (ekonomike) me mbështetje mentoruese/konsulente

FAQJA E INTERNETIT

http://www.antiko.org.mk/

Продолжи со читање

  • HERA – Shoqata për edukim shëndetësor dhe hulumtim

    Buxheti total: 13,905,023.00 denarë Periudha e realizimit: 01.12.2023 – 30.05.2026 (30 muaj) Tema specifike: Shëndetësi Partnerë: Konstituentë: Ministria e Shëndetësisë, institucionet shëndetësore publike dhe organet profesionale dhe komisionet, gratë dhe vajzat në periudhën riprodhuese (15-49 vjeç), nënat dhe fëmijët; personat që jetojnë me HIV; popullatat kryesore të prekura nga HIV:…

  • PRO LOKAL, Manastir

    Buxheti total: 13,998,851.00 denarë Periudha e realizimiz: 01.12.2023 – 30.05.2026 (30 muaj) Tema specifike: Të rinjtë Partnerë: Konstituentë: Persona të rinjë të moshës nga 15 deri 29 vjeç; organizata të shoqërisë civile; pushteti lokal; institucionet/sektorët e pushtetit lokal; qendrat e zhvillimit rajonal; institucionet nacionale të cilat janë përgjegjëse për politikat…

  • Shoqata e Qytetarëve QENDRA PËR NDRYSHIME KLIMATIKE, Gjevgjeli

    Buxheti total: 13,999,791.00 denarë Periudha e realizimit: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj) Tema specifike: Ndryshimet klimatike/mjedisi jetësor Partnerë: Konstituentë: Njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike, qendrat zhvillimore në rajonet planore, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe qytetarët. Rreth projektit të mbështetur nga Civika Mobilitas: Partneritet rajonal për zbatim më…

  • Shoqata e qytetarëve Qendra për Komunikime Qytetare CGK Shkup

    Buxheti total: 14,000,000.00 denarë Periudha e realizimit: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj) Tema specifike: Antikorrupsioni Partnerë: Konstituentë: Institucionet për luftim kundër korrupsionit dhe organet e ndjekjes; institucione tjera shtetërore; firmat; organizatat e shoqërisë civile; mediat dhe qytetarët. Rreth projektit të mbështetur nga Civika Mobilitas: Përdorimi i të dhënave të pronësisë…

  • Qendra për Aktivizëm Rinor KRIK, Shkup

    Buxheti total: 13,994,784.00 denarë   Perudha e realizimiz: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj) Tema specifike: Ndryshimet klimatike/mjedisi jetësor Partnerët: Konstituentë: Punëtorët profesionistë nga sistemi i mbrojtjes sociale dhe përdoruesit, ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve sociale si dhe punëtorët rinor dhe të rinjtë Rreth projektit të mbështetur nga Civika Mobilitas: ZZZ…

  • Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorphosis, Shkup

    Buxheti total: 14,000,000 denarë Periudha e zbatimit: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj) Tema specifike: Anti-korrupsion Partnerët: Përfituesit: Njësitë e vetëqeverisjes lokale, organizatat civile dhe qytetarët Për projektin e mbështetur nga Civica Mobilitas: (DIGILOK) Transformimi Digjital në Nivel Lokal – Një Komunitet i Angazhuar për Rezistencë ndaj Korrupsionit PËRSHKRIMI I VEPRIMIT Lufta…