Shoqata për zhvillim të mediave “Onlimit” – Shkup

Buxheti i përgjithshëm: 4.500.000 denarë

Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022

Përshkrim i shkurtër i organizatës

E themeluar në vitin 2013 sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione, Onlimit media është një nga organizatat e rralla e cila përmes fuqisë së mediave digjitale promovon lirinë e mediave, gazetarinë hulumtuese dhe të drejtat e njeriut.

Onlimit media është organizatë e pavarur e cila angazhohet për shoqërie të hapur, demokratike dhe liberale, ku një nga vlerat më të larta është liria e të shprehurit publik, si pjesë e korpusit të lirive dhe të drejtave të njeriut të garantuar me Kushtetutë dhe me konventat ndërkombëtare, nënshkruese e të cilave është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Vizioni i saj është organizatë e cila kontribuon drejt zhvillimit të hapësirës mediale digjitale në shtet, në pikëpamje të promovimit dhe krijimit të kushteve për zhvillimin e informimit etik, me fokus të veçantë të drejtave të njeriut.

Konstituentët

Grupet qëllimore të organizatës janë bashkësia aktive e qytetarëve dhe gazetarëve prezent në hapësirën digjitale, të cilët në mënyrë aktive marrin pjesë në promovimin e vlerave të organizatës.

Rezultatet

  • Numri i rritur i anëtarëve të organizatës;
  • Komunikim i përmirësuar me opinionin dhe anëtarësinë;
  • Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje në organizatë dhe përfshirja e rritur e anëtarëve të organeve të saja;
  • Bashkëpunimi i rritur me organizatat e sektorit civil;
  • Qëndrueshmëria e rritur financiare.

Продолжи со читање