Buxheti i përgjithshëm: 4.481.160 denarë

Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022

Përshkrim i shkurtër i organizatës

InSoK i promovon, realizon dhe përmirëson vlerat shoqërore – demokracinë, sundimin e të drejtës, të drejtat e njeriut dhe kapitalin njerëzor, përmes aplikimit të qasjes së bazuar në inkuadrimin e drejtpërdrejtë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me të drejtat e njeriut, përmirësimin social, fuqizimin e individëve dhe grupeve dhe pjesëmarrjen e tyre në punën dhe mundësi të barabarta, me theks të veçantë të grupeve të rrezikuara, veçanërisht romët.

 

Konstituentët

Romët – personat të cilat janë nën rrezik, fëmijët, nxënësit, studentët, të papunësuarit, personat pa dokumente, shfrytëzuesit e ndihmës sociale.

Përfaqësuesit e organizatave qytetare – Aktivitete që janë në kontribut të përfshirjes sociale të grupeve të margjinalizuara në shoqëri.

Nëpunësit administrativ dhe publik – Të punësuarit në ministri, agjencitë, drejtoritë, komunat, shtëpitë e shëndetit, ambulancat, shkollat, kopshtet, dhe të gjithë ata që zbatojnë aktivitete lidhur me politikat publike për përfshirjen e romëve në shoqëri.

Rezultatet

  • Angazhim i përkushtuar dhe i njohur i orientuar drejt komunitetit rom;
  • Organizatë transparente dhe llogaridhënëse me standarde të ndërtuara për punë në sektorin civil;
  • Qasje e definuar strategjike për rritjen e angazhimit qytetar në shoqëri në periudhën 2020-2025;
  • Kapacitet i rritur dhe operativ për zbatimin e veprimeve në shoqëri, organizim, transparencë, llogaridhënie dhe funksionalitet i strukturave për udhëheqje dhe vendimmarrje;
  • Llogaridhënia e rritur dhe transparenca drejt konstituentëve dhe shoqërisë në tërësi;
  • Bartës dhe aktor aktiv në organizimin e organizatave qytetare në mbrojtjen e të drejtave të njeriut të personave të cilët janë përjashtuar nga shoqëria;
  • Bartës dhe aktor aktiv në organizimin e organizatave qytetare në vendosjen e mekanizmave për komunikim me Qeverinë për rritjen e mundësive për veprime në komunitetet rome;
  • Ekip që është i njohur, aktiv, i përkushtuar dhe disponon me të dhëna të bazuara në dëshmi për përpilimin e Strategjisë për romët në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021-2025;
  • Pjesëmarrje në planifikimin e mbështetjes dhe realizimin e veprimeve dhe projekteve të cilat do të zbatohen në komunitetin rom;
  • Merr pjesë në planifikimin e politikave publike të orientuara drejt romëve;
  • Kontribut drejt zhvillimit të ambientit mundësues për veprime të sektorit civil, që punon në zgjidhjen e sfidave në komunitetin rom;
  • Pjesëmarrje aktive dhe kontribut drejt reformave në shoqërinë civile;
  • Bashkëpunim i rritur me institucionet në shtet për mbështetje dhe krijimin e politikave lidhur me romët.