Shoqata e qytetarëve për ndihmë të pastrehëve dhe familjeve dhe individëve të rrezikuar social “Lubeznost” – Shkup

Buxheti i përgjithshëm: 4.500.000 denarë

Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022

Përshkrim i shkurtër i organizatës

Shoqata e qytetarëve “Lubeznost” filloi si grup joformal në vitin 2013, vazhdoi në kuadër të shoqatës e cila merrej me më shumë veprimtari, ndërsa më 9 janar 2015 u formua si shoqatë e pavarur me emrin “Lubeznost”, vetëm për ndihmë njerëzve nga kategoritë e rrezikuara sociale. Deri tani ka realizuar disa projekte donatore dhe ka vizituar dhe distribuar donacione për familjet në Shkup dhe në qytetet tjera në Maqedoninë e Veriut. Shoqata punon kryesisht në bazë vullnetare dhe me angazhim të përkohshëm.

Vizioni i “Lubeznost” është të jenë aktorë më aktiv në procesin e risocializimit dhe riintegrimit të personave të rrezikuar social në vend.

Misioni i tyre është edukimi i vazhdueshëm, ndihma dhe mbështetja për personat e rrezikuar social në procesin e tyre të riintegrimit.

Konstituentët

Grupi qëllimor janë të pastrehët dhe familjet e rrezikuara sociale, të cilët jetojnë në kushte mjaft të vështira dhe në varfëri të madhe.

Rezultatet

  • Resurse të rritura materiale dhe financiare;
  • Resurse të rritura njerëzore;
  • Sisteme dhe procedura të avancuara.

 

Продолжи со читање