Shoqata e lezbikeve, gejve, biseksualëve/e dhe transeksualëve/e LGBT JUNAJTED Tetovë

Buxheti i përgjithshëm: 4.490.699 denarë

Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022

Përshkrim i shkurtër i organizatës

LGBT Junajted Tetovë është organizatë qytetare, jofitimprurëse dhe multietnike, e cila në vete përfshin anëtarë nga grupe dhe religjione të ndryshme etnike.

Objektivi i KGBT Junajted Tetovë është mbrojtja, promovimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut, kryesisht të personave LGBTI, sigurimi i qasjes së barabartë deri te mbrojtja shëndetësore dhe sigurimi i shërbimeve të tjera vitale sociale dhe juridike, me çka do të garantohet barazia dhe inkuadrimi i personave LGBTI në të gjitha sferat e jetës, përmes krijimit të mbështetësve dhe atmosferës tolerante, që përfshinë diversitetin dhe lirinë.

LGBT Junajted Tetovë është themeluar më 9 maj 2012 dhe prej atëherë vepron dhe punon pa ndërprerë në Tetovë, por  edhe më gjerë në Maqedoni, me fokus të veçantë në qytetet e Tetovës, Gostivarit, Strugës, Ohrit, Kërçovës dhe Dibrës.

Misioni i tyre është t’i mbrojnë, t’i mbështesin dhe t’i promovojnë publikisht të drejtat e njeriut të popullatës LGBTI në Maqedoninë e Veriut, përmes sigurimit të qasjes së barabartë deri te shërbimet shëndetësore, sociale dhe juridike dhe përfshirja në të gjitha proceset në shoqëri, si dhe ruajtja e suksesshme e mjedisit, ku barazia, liria, etika, integriteti dhe diversiteti janë në rritje.

Konstituentët

LGBTIK – komuniteti; miqtë, familjet dhe mbështetësit e LGBTIK + komuniteti; komunat; ministritë, institucionet publike, shoqatat dhe fondacionet nga RMV dhe Evropë.

Rezultatet

  • Efikasiteti i avancuar dhe efekti i LGBT Junajted Tetovë
  • Shkathtësi të zhvilluara të anëtarëve, personelit dhe vullnetarëve të LGBT Junajted Tetovë
  • Strategjia e përgatitur për grumbullimin e mjeteve

Продолжи со читање

  • Shoqata ekologjike Vila Zora

    Buxheti i përgjithshëm: 4.489.900 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022 Përshkrim i shkurtër i organizatës Shoqata ekologjike “Vila Zora” nga Velesi është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe jopolitike, e cila merret me mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor dhe natyrës, përmes animimit  të problemeve ekologjike, aktualizimin e tyre dhe ngritjen e vetëdijes…

  • Instituti për politika evropiane (EPI), Shkup

    Buxheti i përgjithshëm: 4.498.752 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 31.12.2021 Përshkrim i shkurtër i organizatës Instituti për politika evropiane (EPI) – Shkup është themeluar më 24 shkurt 2011, si shoqatë e qytetarëve. Misioni i EPI është përmes hulumtimeve cilësore dhe propozimeve për politika evropiane të sigurojë bazë për debat dhe zgjidhje,…

  • Iniciativa për ndryshim social – INSOK, Shkup

    Buxheti i përgjithshëm: 4.481.160 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022 Përshkrim i shkurtër i organizatës InSoK i promovon, realizon dhe përmirëson vlerat shoqërore – demokracinë, sundimin e të drejtës, të drejtat e njeriut dhe kapitalin njerëzor, përmes aplikimit të qasjes së bazuar në inkuadrimin e drejtpërdrejtë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me…

  • Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” – Republika e Maqedonisë

    Buxheti i përgjithshëm: 4.499.392 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022 Përshkrim i shkurtër i organizatës Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” është themeluar më 29 prill 1992 në Shkup, si asociacion botëror dhe organizatë e parë e regjistruar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. Vizioni i “Megjashi” është…

  • Shoqata për zhvillim të mediave “Onlimit” – Shkup

    Buxheti i përgjithshëm: 4.500.000 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022 Përshkrim i shkurtër i organizatës E themeluar në vitin 2013 sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione, Onlimit media është një nga organizatat e rralla e cila përmes fuqisë së mediave digjitale promovon lirinë e mediave, gazetarinë hulumtuese dhe të drejtat e…