Polio Plus – lëvizja kundër handikapit
Buxheti i përgjithshëm: 4.499.965 denarë
Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022
Përshkrim i shkurtër i organizatës
Polio plus është organizatë qytetare e cila në mënyrë aktive punon në realizimin e të drejtave të njeriut të qytetarëve me handikap dhe krijimin e shoqërisë me mundësi të barabarta për të gjithë. Misionin e realizojnë përmes avokimit për ndryshim dhe avancim të legjislacionit, promovimin e arsimit inkluziv dhe punësimit, jetë e pavarur për personat me handikap, pjesëmarrja qytetare, si dhe ngritja e vetëdijes publike.
Konstituentët
Personat me handikap, organizatat e personave me handikap, prindërit e fëmijëve me handikap, aktorët e ndryshëm shoqëror, organizatat qytetare në nivel ndërkombëtar, regjional, kombëtar dhe lokal.
Rezultatet
- Pjesëmarrje aktive dhe kontribut në zgjidhjet e reja ligjore dhe politikat;
- Dukshmëri e rritur dhe vetëdije e ngritur e opinionit për çështjen e handikapit;
- Aktivitete të ndërmarra për ndërtimin e kapaciteteve të anëtarëve të Polio plus.