FORUM – Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentim, Shkup

Buxheti i përgjithshëm: 4.499.912 denarë

Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022

Përshkrim i shkurtër i organizatës

Forum – Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentim (Forum CSID) është organizatë e themeluar me qëllim që të inkuadrohet në zhvillimin e demokracisë, mbështetje të drejtave të njeriut dhe marrëdhënieve ndëretnike dhe të ndihmojë në krijimin e politikave kombëtare në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe krijimin e kushteve për integrimet euro-atlantike. Qendra i promovon politikat publike mirë të përpiluara dhe të zbatueshme, ofron mbështetje për komunitetet dhe i ndihmon reformat në fusha të ndryshme nga shërbimet publike.

Konstituentët

Komunitete lokale dhe urbane, të rinjtë, njësitë e vetëqeverisjes lokale, organizatat qytetare lokale, komuniteti akademik, partitë politike.

Rezultatet

  • Përpilimi i strategjive për bashkëpunim me sektorin qytetar në NJVL;
  • Analiza/studime të publikuara për bashkëpunim dhe mbështetje të OQ nga ana e NJVL;
  • Përgatitja e strategjive për zhvillim të Forum CSID 2021-2025;
  • Vullnetarë të angazhuar në Forum CSID;
  • Rrjet i formuar i organizatave qytetare për reforma dhe zhvillim të vetëqeverisjes lokale dhe rurale;
  • Trajnime të zbatuara për hulumtime dhe avokim;
  • Hulumtim i zbatuar për gjendjen me pjesëmarrjen qytetare në praktikimin e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në vendimmarrje në nivel lokal dhe dokument për politika i përgatitur.

Продолжи со читање