Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” – Republika e Maqedonisë
Buxheti i përgjithshëm: 4.499.392 denarë
Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022
Përshkrim i shkurtër i organizatës
Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” është themeluar më 29 prill 1992 në Shkup, si asociacion botëror dhe organizatë e parë e regjistruar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.
Vizioni i “Megjashi” është botë më e drejtë për çdo fëmijë.
Misioni i organizatës është të avokojë dhe mbrojë të drejtat e fëmijëve, të nxitë të qenit prind i përgjegjshëm dhe respekt i personalitetit të fëmijës, ta forcojë lëvizjen qytetare për të drejtat e fëmijës, pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të angazhohet për funksionalitet të institucioneve në interesin më të mirë të fëmijëve. “Megjashi” e promovon arsimimin paqësor, duke zhvilluar qytetarë aktiv të bazuar në parimin e jo dhunës dhe i kultivon diversitetin dhe mundësitë e barabarta për të gjithë.
Konstituentët
Fëmijët, të rinjtë, prindërit, institucionet, mediat, agjencitë, organizatat ndërkombëtare.
Rezultatet
- Përfshirje aktive në më shumë pjesë të planit të veprimit të Qeverisë për sigurimin e ambienti mundësues;
- Kontribut drejt trajtimit më adekuat të drejtave të fëmijëve dhe pozicionimin e tyre të lartë në listën prioritare të vendimmarrësve.