133427257 1024x687

SHGM pajtohet me vlerësimet e BE për mediat

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë pajtohet me vlerësimin e Komisionit evropian se gjendja e lirisë së mediave është përkeqësuar sivjet në Maqedoni. Komisiioni në raportin për përparimin e vendit në vitin 2016, me të drejtë konkludon se në pjesën dërmuese të mediave maqedone mungon pluralizmi politik dhe se televizionet kombëtare në mënyrë të koordinuar mbështesin partinë në pushtet.

133427257 1024x687

Konstatojmë se pjesa më e madhe e vlerësimeve të Komisionit lidhur me dhunën ndaj gazetarëve, finansimin e mediave dhe gjendjen në Servisin publik radioviziv dhe në rregullatorin e mediave, janë identike me qëndrimet e SHGM.

Komisioni konfirmoi se gazetarët janë të ekspozuar sulmve të ndryshme, ndërsa autoritetet nuk kanë ndërmarrë asgjë për të ndëshkuar autorët, në mesin e të cilëve ka pasur edhe politikan. Qartë theksohet se sumet fizike ndaj gazetarëve, përgjimi joligjor i tyre dhe kushtet e vështira të punës nxisin vetëçenzurën.

Komisioni evropian nuk kërkon të përligjen fushatat e qeverisë, të cilat në të kaluarën kanë shërbyer për të ushtruar trysni mbi median, por kërkon transparencë të plotë për mjetet e shpenzuara për këtë qëllim. Në raport këmbëngulet për vendosjen e kritereve për publikimin e fushatave pa pagesë mediatike, të cilat janë me interes të vertëtë publik.

Pa mëdyshje është vertetuar shqetësimi i SHGM lidhur me varëshmërinë editoriale dhe finansiare të Radiotelevizionit maqedon, i cili ende nuk mund të sigurojë raportim objektiv dhe të saktë për qëndrime dhe opinione të ndryshme në publik.

Komisioni vlerëson angazhimin e oragnizatave të gazetarëve për reforma në media, megjithatë konstaton se ka munguar përkushtimi politik për promovimin e pavarësisë dhe pluralizmit në media.

SHGM mbështet thirrjen e Komisionit evropian për dialog gjithëpërfshirës të qeverisë me bashkësinë e mediave për ndërmerrjen e masave drastike për forcimin e pavarësisë dhe të pluralizmit në media.

Foto:MIA