Nedelen pregled 5

Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025]

Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet sociale, hapësira mediatike mbeti aktive — por me një ndryshim të dukshëm të tonit: nga mobilizimi parazgjedhor drejt analizës post-zgjedhore, llogaridhënies dhe qeverisjes.

Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale?

Vëmendja gradualisht u zhvendos nga gara zgjedhore në çështjet e qeverisjes. Tema si arsimi, vetëqeverisja lokale dhe shërbimet publike përsëri u vendosën në qendër të debatit — por këtë herë me një ton tjetër: jo si premtime, por si pritshmëri nga autoritetet lokale të reja. 
Arsimi u konfirmua si aksi më i qëndrueshëm në debat publik, i ndjekur nga diskutime për shëndetin e fëmijëve dhe transformimin digjital të shërbimeve komunale. 
Çfarë dallon në këtë periudhë është tranzicioni nga retorika zgjedhore drejt temave të lidhura me llogaridhënie dhe integritet institucionil. Interesi publik për llogaridhënie në menaxhimin e institucioneve publike u rigjallërua, nxitur nga raste që lidhen me keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion. Ky ndryshim tregon se qytetarët nuk ndjekin vetëm proceset politike, por presin gjithashtu rezultate konkrete, transparencë dhe llogaridhënie në punën e përditshme të institucioneve. 
Në hapësirën mediatike vërehet një ndryshim i shprehur i fokusit — nga mbulimi masiv zgjedhor në analiza më të thella dhe komente për mënyrën se si zbatohen politikat e paralajmëruara. Ndërkohë, rrjetet sociale mbeten një hapësirë për reagime më të shpejta dhe më emocionale ndaj aktualiteteve. Përmbajtjet që flasin për cilësinë e shërbimeve publike, sigurinë e fëmijëve dhe përmirësimet lokale rezultojnë më ndikues në formësimin e perceptimit publik. 

Çfarë e ndan vërtet qytetarin?

Në paralel, dinamika e komunikimit në platformat digjitale po ndryshon. Videot e shkurtra dhe mesazhet e menjëhershme vazhdojnë të kenë përgjigjen më të madhe, gjë që tregon se audienca kërkon forma komunikimi të përmbledhura dhe vizualisht tërheqëse. Kjo konfirmon trendin e ridrejtimit të interesit publik drejt përmbajtjeve që janë më emocionale dhe më të lehta për t’u ndarë, në vend të deklaratave klasike politike. 

Çfarë ndodh me temat që prekin shoqërinë civile?

Edhe pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, transparenca, llogaridhënia dhe financimi i shoqërisë civile nuk janë në axhendë. Temat e digjitalizimit përmenden, por pothuajse ekskluzivisht si „administratë më e shpejtë” dhe „e-shërbime” — jo si mjete për mbikëqyrje publike, të dhëna të hapura ose monitorim të tenderëve. 
Ndërsa çështjet lokale, arsimi, shkollat, qeverisja lokale dhe transporti publik dominojnë, temat si digjitalizimi dhe inovacioni shfaqen vetëm në mënyrë marginale — dhe kur përmenden, pothuajse gjithmonë është në kontekstin e modernizimit të shërbimeve, jo të dhënave të hapura, tenderëve transparentë apo kontrollit qytetar.
Ky hendek është kritik për organizatat e shoqërisë civile: kryetarët e rinj të komunave janë tashmë duke krijuar agjendën e tyre për katër vitet e ardhshme. Pa përfshirjen proaktive të këtyre temave — përmes lidhjes së tyre me raste konkrete të joefikasitetit, korrupsionit ose problemeve mjedisore — ata rrezikojnë të mbesin të marginalizuar gjatë tërë mandatit.

Ku zhvillohet diskutimi?

Analiza e platformave tregon sërish se TikTok është kanali më efektiv për mobilizim — me mesatare 583 ndërveprime për postim, shumë më tepër se Instagram (157) dhe Facebook (106). Politikanët që investuan në format video të shkurtra dhe emocionale arritën shtrirje disproporcionale në krahasim me ata që mbështeteshin në formatet tradicionale. 
Edhe pse gjuhë urrejtjeje mbeti në një nivel të moderuar, ajo është ende e pranishme, sidomos në hapësirën online ku dukshmëria është më e madhe. Analizat tregojnë se komentet agresive më shpesh drejtohen ndaj personaliteteve më pak të dukshme ose ndaj atyre që lidhen me tema delikate. Kjo ngre çështjen për nevojën për një qasje më sistematike ndaj moderimit dhe mbrojtjes së diskursit publik nga agresioni dixhital.

Metodologjia

Të dhënat në këtë përmbledhje vijnë nga monitorim gjithëpërfshirës i diskursit publik të realizuar përmes platformës Pikasa Analytics, e cila kombinon ndjekje të automatizuar me analizë të përparuar të përmbajtjeve nga mediat online dhe rrjetet sociale.


Civica Mobilitas është një projekt i Qeverisë së Zvicrës i zbatuar nga MCC Macedonia, NIRAS nga Danimarka dhe FCG Sweden. Mendimet dhe qëndrimet e shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë qëndrimin e Qeverisë së Zvicrës. 

Продолжи со читање

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…

  • Ambasadori zviceran Zomer viziton familjet nga Koçana dhe iniciativat qytetare

    Më shumë se dhjetë prindër dhe anëtarë të familjeve të prekura nga tragjedia në diskotekën në Koçanë u takuan me ambasadorin e Zvicrës në vend, SH.T. Kristof Zomer. Përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës dhe ekipi i Civika mobilitas morën pjesë në takim me shoqatën e tyre – Shoqatën e qytetarëve…

  • Interesi publik mbi pronësinë e fshehur

    Bota ka kohë që di për ekzistencën e të ashtuquajturave kompani “guaska” ose të zbrazëta, të cilat pa një pronar të njohur dhe pa të punësuar, transferonin shuma të mëdha parash midis tyre për shërbime fiktive, me qëllim që të fshihnin gjurmët e këtyre parave, të cilat më shpesh vinin…

  • Organizatat e shoqërisë civile diskutuan se si t’i promovojnë më mirë arritjet e tyre

    Komunikimi dhe dukshmëria e Civika mobilitas dhe organizatave të shoqërisë civile ishin tema e punëtorisë së mbajtur më 11 shkurt 2026 në Qendrën e Burimeve Qytetare. Gjithsej 21 përfaqësues nga 20 organizata të shoqërisë civile, përfitues aktualë të granteve për partneritet (CM-PG-2), diskutuan rreth sfidave të komunikimit dhe si t’i…