F09d049b 9111 4cca 82af f58453c4cbd6.jpg

Suksesi në luftimin e dezinformimit varet nga një qasje gjithëpërfshirëse nga e gjithë shoqëria

Kontrolli i fakteve është thelbësor, por i pamjaftueshëm më vete. Nevojitet një qasje shumështresore që kombinon verifikimin e fakteve me edukimin mediatik, bashkëpunimin ndërmjet mediave, sektorit joqeveritar dhe institucioneve qeveritare. Kjo do të thotë, një qasje gjithëpërfshirëse e të gjithë shoqërisë për të trajtuar dezinformimin. Kjo ishte një nga idetë kryesore që u shfaq në pjesën e dytë të konferencës me titull “Së bashku për të vërtetën: Një qasje gjithëpërfshirëse e shoqërisë për mbrojtjen e demokracisë”, organizuar nga Fondacioni Metamorfozis me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kontrollit të Fakteve, raporton Vërtetmatësi.

Shkruan: Matej Trojaçanec

Sesioni “Demokracia në rrezik: Kontrolli i fakteve dhe moderimi i përmbajtjes në mediat sociale – Përballimi i sfidave duke krijuar një mjedis të favorshëm” diskutoi gjendjen e kontrollit të fakteve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Jona Pllumbi, nga organizata e verifikimit të fakteve Faktoje, vuri në dukje se Shqipëria është veçanërisht e ndjeshme ndaj dezinformatave.

“Nuk jemi gati të përballemi me dezinformimin. Po mundohemi të përgatitemi për zgjedhjet parlamentare të majit, por nuk mjafton. Duhet një qasje e shumëanshme ndaj problemit”, tha Pllumbi.

Prandaj, siç e përmendi Pllumbi, Faktoje ka nisur një bashkëpunim me Universitetin e Tiranës për integrimin e edukimit mediatik në arsim, pasi niveli i edukimit mediatik është në një nivel shumë të ulët. Plumbi trajtoi edhe një problem tjetër, si të arrihet tek audienca që nuk është e interesuar për informacion të saktë, pra ata që konsumojnë përmbajtje të shkurtër si ato në TikTok. “Kur shkruanim analiza të gjata për dezinformatat për emigrantët në Shqipëri, a ishte dikush i interesuar? Jo. Aktivitetin më të madh e kishim në videot 40 sekondash,” tha Pllumbi.

Maida Qulahoviq, nga “Pse jo” nga Bosnja dhe Hercegovina, u ndërlidh me temën me përvojën e tyre. Nëpërmjet shërbimeve të verifikimit të fakteve “Istinomer” dhe “Raskrinkavanje”, ata u përpoqën së bashku me platformat të adresojnë problemin duke ndjekur kodin e praktikës, por pa sukses:

“Pa një legjislacion të qartë, platformat nuk do të bëjnë asgjë, pra do të zbatojnë vullnetarisht masat për të adresuar dezinformimin. Gjatë zgjedhjeve të fundit, ne u përpoqëm të punojmë me platformat për postimet dhe përmbajtjet që shkelin kodin e sjelljes [të platformave të Metës], përmbajtje të paligjshme ose ato që bien ndesh me kodin zgjedhor, dhe u raportua vetëm për një pjesë të përmbajtjes.Nga 119 përmbajtje të paraqitura, përgjigje morëm për 25. Vetëm 3 u hoqën, por vetëm pasi apeluam vendimin paraprak”. tha Qullahoviq

Naço Strigulev, nga Blue Link, Bullgari, vazhdoi të njëjtën temë, duke thënë se nuk mund të mbështetemi në platformat për të mbrojtur hapësirën e informacionit, sepse ato janë në fund të fundit kompani të orientuara drejt fitimit:

“Platformat nuk e kanë problem të shndërrohen në armë kundër demokracisë dhe rendit demokratik, sepse një përmbajtje e tillë sjell klikime dhe ndërveprim me përmbajtjen. Nga ana tjetër, ato fitojnë nëpërmjet saj.”

Strigulev më tej përmendi se algoritme të tilla janë kudo dhe citoi Alexandra Gies duke thënë se algoritme të tilla [për shembull, faqet “Për ty”] duhet të rregullohen dhe të fiken gjatë periudhave zgjedhore. Strigulev gjithashtu tërhoqi vëmendjen për chatbot-ët e ndryshëm që përdorin teknologjinë e bazuar në inteligjencën artificiale (AI) dhe tha se midis 6 dhe 50 për qind ndajnë dezinformatat që e dimë se janë të lidhura me Kremlinin, duke përfshirë ndarjen e burimeve nga rrjeti i faqeve Pravda. Rrjeti në të cilin janë publikuar plot 3.6 milionë artikuj vetëm në vitin 2024.

Folësja e fundit ishte Despina Kovaçevska, nga Fondacioni Metamorfozis, dhe ajo e përfundoi këtë diskutim me një vështrim kritik ndaj gjuhës së urrejtjes dhe se si ajo lidhet me dezinformimin:

“Gjuha e urrejtjes justifikon dezinformimin, shton stigmën dhe paragjykimet. Dhe, sidomos kur kemi media joprofesionale që ndjekin klikimet dhe përfitojnë në vend që të kontrollojnë plotësisht faktet, atëherë kam një problem të madh”, tha Kovaçevska

Si përfundim, pati një konsensus se Ligji për Shërbimet Digjitale ishte rruga më e mirë për harmonizimin e ligjeve vendase në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky proces nuk duhet të bëhet sa për sy e faqe, por të jetë një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, veçanërisht nëse duam që platformat kryesore ta marrin më seriozisht këtë rajon – ranë dakord folësit.

Pjesëmarrësit në konferencën e 2 prillit, 2025. Foto Vanço Xhambaski

Biznesi, ndonjëherë, di të tregojë integritet

Diskutimi përfundimtar i konferencës u fokusua në “Rasti i biznesit për integritetin e informacionit”. Fjala hyrëse u dha nga moderatori i diskutimit Dragan Kremer, ekspert i medias, i cili theksoi disa shembuj si nga Serbia ashtu edhe nga Mbretëria e Bashkuar, si dhe nga gazeta Sun dhe faqja e internetit Breitbart në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë filluar të humbasin reklamuesit (pra kompanitë që reklamojnë në mediat e tyre) për shkak të përmbajtjes që publikojnë. Kompanitë kanë hequr dorë publikisht nga reklamimi, të cilin e kanë përdorur edhe si një lloj mjeti PR për të paraqitur vlerat që qëndrojnë pas kompanive. Domethënë, për çfarë vlerash nuk duan të mbështesin apo të lidhen fare me Breitbart dhe Sun, që përhapin dezinformata, përmbajtje raciste dhe ksenofobike.

Rasha Nedelkov, drejtoresha e programeve të Crta-së serbe, u ndërlidh me shembullin e Televizionit Happy, ku pothuajse e njëjta gjë ka ndodhur. Shumë kompani kanë anuluar reklamat e tyre nga mediat që shpërndajnë shumë qartë lajme të rreme, përmbajtje të manipuluar – veçanërisht përmbajtje që lidhen me luftën në Ukrainë.

Por ndikimi nuk kufizohet vetëm te kompanitë dhe markat vendase, por edhe tek ato ndërkombëtare. Marko Milosavljeviq, profesor në Universitetin e Lubjanës, shpjegon se reklamat nga reklamuesit ndërkombëtarë mund të jenë një thikë me dy tehe.

“Ashtu si kjo funksionon për ato kompani që luftojnë kundër përmbajtjes problematike, ka edhe nga ato që promovojnë gjuhën e urrejtjes. Çfarë do të ndodhë në BE dhe në Ballkanin Perëndimor, a do të fillojnë platformat kryesore të ndalojnë reklamat nga mediat që mbrojnë kontrollin e fakteve, transparencën dhe saktësinë? Do të ketë pasoja të mëdha për ekosistemin mediatik,” vuri në dukje Milosavljeviç.

Ai ndau shembullin e kompanive që nuk pajtohen me politikat e administratës së Donald Trump, dhe ato mund të frikësohen dhe të reduktojnë reklamat e tyre dhe paratë mund të ridrejtohen në media që përhapin dezinformata dhe “ngjallin panik”.

Presidentja e Federatës Evropiane të Gazetarëve, Maja Sever, iu referua një tjetër reklamuesi që është shpesh ofruesi më i madh i reklamave – vetë shtetet dhe qeveritë. Sipas Severit, në reklamat qeveritare mungojnë kriteret transparente dhe kjo është reflektuar në hulumtimin, i cili tregon se fondet publike janë të përqendruara vetëm në disa media të etabluara, ndërsa mediat e pavarura nuk marrin “asnjë denar”.

“Kjo nuk është aq për shkakë të përmbajtjes që publikojnë, por të pavarësisë editoriale që kanë mediat. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të vendosur reklamimin e përgjegjshëm si normë, jo përjashtim,” tha Sever.

Fjalën përmbyllëse e mbajti Vladimir Petreski, kryeredaktor i Vërtetmatësit. Ai thekson se këto gjëra mund të interpretohen në të njëjtën mënyrë si thënia “voto me portofolin tënd”, pra të bësh zgjedhje bazuar në atë që është më e qëndrueshme financiarisht. Petreski tregoi shembullin e X (dikur Twitter) duke thënë:

“Kompania (X) nuk është rikuperuar [financiarisht] që kur Elon Musk e mori përsipër. Kompanitë filluan të bojkotojnë masivisht vendimet e moderimit të përmbajtjes, pas së cilës Musk u përpoq të padiste reklamuesit.”

Por, ai thekson se situata në Maqedoni është ndryshe, sepse një bojkot i tillë mund të (keq)përdoret si arsye për padi, gjegjësisht mund të interpretohet si fyerje, dëmtim i reputacionit, përmes të ashtuquajturave padi SLAP. E, në anën tjetër, problem tjetër është orteku i mashtrimeve digjitale dhe interneti që janë shfaqur në rrjetet sociale maqedonase: “Ne i shikojmë reklamat dhe shohim se ato janë në gjuhë të ndryshme nëpër rajone të tëra, më së shpeshti për barna mjekësore”, thotë Petreski. Por problemi me mashtrimet është se sapo rishikohen, ato zhduken menjëherë dhe shfaqen të reja – një tregues që ata kanë kanale të mira ku mund t’ua shesin informacionin agjentëve të të dhënave ose thjesht të vjedhin para nga përdoruesit.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij

    Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij nëpër 20 qytete në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, nga shtatori deri në nëntor të vitit 2025. Ndalesa e parë është në Prizren, Kosovë, më 8 shtator, e ndjekur nga Mitrovica më 9 […]
    The post Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij first appeared on Metamorphosis.

  • RAPORT I BIRC: PERSPEKTIVA E REFORMAVE TË QËNDRUESHME NË KUADËR TË KLASTERIT 3 DHE KLASTERIT 1

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Në këtë kuadër, tashmë nga ekspertët është vënë në dukje se harmonizimi i konceptit evropian, gjegjësisht ligjeve europiane në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut mbetet një imperative jetik për të krijuar dinamika tjera në arsimin e lartë në drejtim të përmirësimit të cilësisë.
    Klasteri 3 që do të hapet me BE-në e vendos fokusin në konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Pikërisht, në sinkron me këtë klaster, shtetet anëtare duhet të kenë kornizën ligjore, administrative dhe financiare  si dhe kapacitetet e nevojshme zbatuese për të siguruar menaxhimin e shëndoshë financiar të programeve të arsimit, trajnimit dhe komunitetit rinor. Për të siguruar përfshirje të plotë dhe të suksesshme në programet kornizë, vendet anëtare duhet të sigurojnë kapacitetet e nevojshme zbatuese në fushën e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, pa anashkaluar stafin adekuat.
    Në këtë kuadër, reformat në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor nuk janë vetëm një përparësi sektoriale, por një domosdoshmëri strategjike që ndërlidhet drejtpërdrejt me cilësinë e kapitalit njerëzor dhe aftësinë e vendit për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese. Klasteri 3 përfshin kapitujt që lidhen me arsimin, kërkimin shkencor dhe kulturën (25 dhe 26), ndërsa Klasteri 1 përqendrohet në sundimin e ligjit, etikën dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Të gjitha këto dimensione mbeten me ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin arsimor.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • RAPORT I BIRC: ARSIMI NË KRIZË, EKSPERTËT KËRKOJNË DEPOLITIZIM DHE REFORMA TË THELLA

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Pas më shumë se tridhjetë vjetësh nga fillimi i tranzicionit , Maqedonia e Veriut akoma përballet me sfida të thella që lidhen me kalimin nga reforma të bazuara kryesisht në interesat politike afatshkurtra, drejt reformave të qëndrueshme dhe profesionale, të bazuara në ekspertizë. Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm në sektorin e arsimit të lartë, ku ndikimet e politizimit dhe mungesa e vazhdimësisë kanë minuar besueshmërinë, cilësinë dhe efikasitetin e sistemit arsimor.
    Ekspertë nga fusha e arsimit kanë vënë në dukje se një nga pengesat kryesore në rrugën drejt reformave substanciale në arsimin e lartë është mungesa e një konsensusi politik të gjerë dhe të qëndrueshëm që mund të mbrojë dhe implementojë strategji afatgjata pa ndërhyrje të politikave ditore. Përvojat rajonale, siç përmendet nga ekspertët modeli i Sllovenisë, tregon se sukseset e reformave strukturore vijnë nga politikat me vazhdimësi, përfshirja e komunitetit akademik dhe mbështetja e institucioneve shtetërore gjatë një periudhe të gjatë kohore.
    Në përputhje me këto nevoja, Maqedonia e Veriut ka bërë hapa konkretë duke themeluar më 6 nëntor 2024 Trupin Nacional Koordinues për Reforma në Arsimin e Lartë, një entitet gjithëpërfshirës që bashkon përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, biznesit dhe shoqërisë civile, me mandatin për të rikthyer cilësinë, standardizimin dhe investimet në shkencë dhe kërkim. Ky trup synon të nisë një reformë strukturore të thellë, duke përgatitur propozime konkrete për përmirësimin e sistemit arsimor gjatë 18 muajve të ardhshëm.
    Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Raportet e Komisionit Evropian për vitet 2023 dhe 2024, si dhe analizat e organizatave ndërkombëtare si UNDP dhe OECD/SIGMA, evidentojnë mungesën e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, politizimin e universiteteve dhe fragmentimin e legjislacionit, si faktorë që pengojnë konsolidimin e reformave në arsimin e lartë. Pa i tejkaluar këto barriera, vënë në pah ekspertët, Maqedonia e Veriut, do të vazhdojë të përballet me sfida në ndërtimin e institucioneve të depolitizuara, të pavarura dhe të përgjegjshme ndaj komunitetit akademik dhe shoqërisë.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU