Mcms2375

Organizatat po finalizojnë strategjitë për integritetin

Dymbëdhjetë grantistë të Civica Mobilitas përfunduan punëtoritë e planifikuara “Ishujt e Integritetit”. Gjatë punëtorisë së katërt, që u mbajt më 20 nëntor 2024, ata punuan në planet strategjike dhe të veprimit për integritetin e organizatave të tyre.

Planet e veprimit ishin në thelb zhvillim i strategjive që ata formuluan gjatë punëtorive të mëparshme, të cilat përfshinin tre qëllime kryesore: 1) të kufizohen monopoli dhe diskrecioni në marrjen e vendimeve, 2) të përmirësohet transparenca dhe llogaridhënia, dhe 3) të rriten përfitimet nga puna me integritet dhe të zvogëlohen humbjet për shkak të korrupsionit.

Diskutimet gjatë punëtorisë mundësuan sqarimin e disa dilemave. Për sfidat e tjera, organizatat do të mund të konsultohen me mentorët e tyre. Pas punëtorisë, organizatat do të vazhdojnë bisedat e brendshme për strategjitë dhe aktivitetet e planifikuara dhe do të përgatisin draftin e parë të Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit. Këto dokumente do të finalizohen pas komenteve nga mentorët, dhe organizatat do të fillojnë t’i zbatojnë ato nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Продолжи со читање

  • Mbështetje praktike për raportim më të lehtë financiar

    Më 30 prill 2026, në ambientet e Qendrës së Resurseve Qytetare në Shkup, ekipi i Civica Mobilitas mbajti një punëtori për raportim financiar. Punëtoria ishte e dedikuar për përfituesit e granteve partnere nga thirrja CM-PG-2. Gjithsej 19 pjesëmarrës nga11 përfituesit e granteve, përfshirë koordinatorë projektesh dhe persona përgjegjës për financat,…

  • Kontributi i organizatave të shoqërisë civile në lirinë e medias

    “Formësimi i një të ardhmeje në paqe” është mesazhi global nën të cilin festohet 3 Maji i këtij viti – Dita botërore e lirisë së shtypit, kushtuar rolit të gazetarisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, proceseve demokratike dhe interesit publik. Dita festohet që nga viti 1993, pas një…

  • Fuqia jonë, planeti ynë: Sektori civil prijës i ndryshimeve

    Çdo vit, 22 prilli na kujton se planeti nuk mbrohet vetëm nga premtimet madhështore, por nga puna e përditshme, vendimet, zgjidhjet praktike dhe komunitetet që e dinë se kanë fuqinë për të bërë një ndryshim. Motoja e Ditës së Tokës e këtij viti, “Fuqia jonë, planeti ynë”, është veçanërisht e…