HERA – Shoqata për edukim shëndetësor dhe hulumtim
Buxheti total: 13,905,023.00 denarë
Periudha e realizimit: 01.12.2023 – 30.05.2026 (30 muaj)
Tema specifike: Shëndetësi
Partnerë:
- Shoqata për mbështetje të personave që jetojnë me HIV –BASHK MË TË FORTË, Shkup
- Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESE
- Shoqata Iniciativa për të drejtat e grave në Shuto Orizari, Shkup
Konstituentë: Ministria e Shëndetësisë, institucionet shëndetësore publike dhe organet profesionale dhe komisionet, gratë dhe vajzat në periudhën riprodhuese (15-49 vjeç), nënat dhe fëmijët; personat që jetojnë me HIV; popullatat kryesore të prekura nga HIV: meshkujt homoseksualë, personat që injektojnë drogë dhe punonjësit seksual; Romët.
Rreth projektit të mbështetur nga Civika Mobilitas: Të drejta shëndetësore të vajzave, grave dhe grupeve të cënueshme të avancuara
PËRSHKRIMI I PROJEKTIT
Tema e shëndetit në këtë iniciativë trajtohet nga këndvështrimi i detyrimit të sistemit shëndetësor publik për të garantuar masa ndaj të gjithë qytetarëve për mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të tyre – në veçanti për grupet e cënueshme. Investimet në programet shëndetësore zvogëlojnë pabarazitë ndërmjet popullsisë dhe përfaqësojnë një aksion në zhvillimin e shoqërisë. Kriza pandemike ka treguar rëndësinë e investimit në shëndetësi, veçanërisht në parandalimin shëndetësor midis grupeve të cënueshme, të cilët do të jenë të parët që do të goditen në çdo krizë të mëvonshme.
QËLLIME DHE REZULTATE
Qëllimi i përgjithshëm i projektit: Mbrojtja shëndetësore e popullatave të cenueshme në Maqedoninë e Veriut përmirësohet në bazë të bashkëpunimit intensiv ndërmjet institucioneve dhe sektorit civil në identifikimin e nevojave, planifikimin e masave, si dhe në ofrimin e shërbimeve.
Qëllimi specifik: Të avancohen 4 programe të zgjedhura shëndetësore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për popullatën e cënueshme përmes pjesëmarrjes së përforcuar të sektorit civil në planifikim, buxhetim në bazë të dëshmive dhe mjedis ligjor mundësues për përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile si ofrues të shërbimeve.
REZULTATE
- Përforcimi i pjesëmarrjes së sektorit civil në zhvillimin e politikave shëndetësore dhe buxheteve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
- Avancimi i angazhimit të Qeverisë për mbrojtjen shëndetësore parandaluese përmes rritjes së buxhetit dhe futjes së masave në programet parandaluese sipas nevojave të grupeve të cënueshme.
- Përmirësimi i mjedisit ligjor për organizatat e shoqërisë civile si ofrues nacional të shërbimeve shëndetësore që kontribuon në qëndrueshmëri më të madhe të shërbimeve për grupet vulnerabël
AKTIVITETE
- Përgatitja e një analize për katër programet parandaluese të qeverisë
- Punëtori konsultative për krijimin e katër programeve
- Ngjarjet publike lokale
- Forumet e komunitetit
- Aksione për aktivizëm krijues
- Takime koordinuese
- Takime për përfaqësim
- Analizë ekonomike për të identifikuar përfitimet e investimeve në mbrojtjen parandaluese
- Monitorimi lidhur me planifikimin dhe zbatimin e masave nga programet parandaluese
- Përgatitja e dokumenteve për krijimin e politikave publike
- Fushatë mediatike për promovimin e kujdesit shëndetësor
- Konferenca nacionale për kujdesin shëndetësor
- Forumi tematik
- Përgatitje të analizave për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor
- Takime me grupin e punës për përgatitjen e ndryshimeve ligjore dhe nënligjore
- Përfaqësimi parlamentar
- Debat publik në Kuvend për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për kujdesin shëndetësor