8

Qendra për Aktivizëm Rinor KRIK, Shkup

Buxheti total: 13,994,784.00 denarë  

Perudha e realizimiz: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj)

Tema specifike: Ndryshimet klimatike/mjedisi jetësor

Partnerët:

  • Shoqata Qendra për Iniciativa Sociale Nadezh
  • Shoqata e Punëtorëve Social të Maqedonisë – Shkup

Konstituentë: Punëtorët profesionistë nga sistemi i mbrojtjes sociale dhe përdoruesit, ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve sociale si dhe punëtorët rinor dhe të rinjtë

Rreth projektit të mbështetur nga Civika Mobilitas: ZZZ – Bashkë për përfaqësim të gjelbër për mbrojtje të mjedisit jetësor

PËRSHKRIM I PROJEKTIT

Me këtë projekt pilotohet dhe prezentohet puna sociale e gjelbër dhe transformimi social si perspektiva holistike që kërkojnë të mbështesin mirëqenien e njerëzve në tejkalimin e ndryshimeve ekzistuese klimatike dhe mirëmbajtjen e një mjedisi të shëndetshëm. Aktivitetet bazohen në përfaqësimin dhe zbatimin e konceptit të së drejtës për mjedis të shëndoshë për të gjithë, përmes punës së gjelbër sociale dhe nevojës për transformim social për t’u përballur dhe për t’u qëndruar rezistent këtyre ndryshimeve.

QËLLIME DHE REZULTATE

Qëllimi i përgjithshëm i projektit: Prezentimi I të ashtuquajturës perspektiva ekologjike “e gjelbër” në punën profesionale sociale dhe rinore, si një nga perspektivat kyçe për mbrojtjen e mjedisit, por edhe për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe demokratike për të gjithë.

Qëllime specifike:

  • Prezentim I konceptit të punës sociale të gjelbër (eko-) dhe forcimi i kapaciteteve të punonjësve social, ofruesve të shërbimeve sociale dhe punonjësve rinorë në qendrat rinore për të zbatuar programe integruese, të gjelbërta për përdoruesin e tyre, për të rritur ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë publike për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
  • Krijimi I kushteve për aksion të gjelbër në partneritet ndërmjet përfaqësuesve të sektorit civil, vetëqeverisjes lokale dhe sektorit privat për rekomandime dhe shembuj pozitiv për mbrojtjen e mjedisit përmes procesit gjithëpërfshirës dhe demokratik.
  • Rritje dhe fuqizim të përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara dhe të rinjëve me më pak mundësi në trajtimin e mbrojtjes së mjedisit.

REZULTATE

  1. Raport nacional i përgatitur, me rezultate, konkluzione, rekomandime por edhe nevoja të përcaktuara në nivel lokal për mbrojte të mjedisit.
  2. Onlajn platformë funksionale e përgatitur për mbështetje në mbrojtje të mjedisit.
  3. Koncept i punës sociale të gjelbër i prezentuar si pjesë e programit për licencim të punëtorëve profesionist në sistemin e punës sociale.
  4. Prezentim I konceptit të punës rinore si pjesë e punës së qendrave rinore
  5. Të trajnuar gjithësej 60 punëtorë profesionist dhe të rinj nga tetë rajonet planifikuese në nivel nacional për zbatimin e iniciativave lokale që synojnë mobilizimin e komunitetit dhe mbrojtjen e mjedisit.
  6. 30 iniciativa lokale të realizuara në nivel të tetë rajoneve planifikuese me qëllim mbrojtjen e mjedisit.
  7. Bashkëpunim i përmirësuar përmes aksionit në partneritet ndërmjet 60 perfaqësuesve të sektorit civil, pushtetit lokal dhe sektorit privat nga të tetë rajonet planifikuese për rekomandime dhe shembuj pozitiv në trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe mjedisit jetësor përmes procesit gjithëpërfshirjes dhe demokratik.
  8. Informim i rritur i të gjithë akterëve, përfshirë dhe vendimmarrësit për përfshirje formale të eko perspektivës (së gjelbër) në mbrojtje sociale dhe aktivizim rinor si faktor i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e e mjedisi jetësor dhe përballjen me ndryshimet klimatike.
  9. Përfshirja e rritur sociale e personave me aftësi të kufizuara dhe të rinjëve me më pak mundësi përmes përfshirjes në punëtori lokale me temë mbrojtja e mjedisit

AKTIVITETE

  • Hulumtim akcional “Nga diversiteti në drejtësi – të barabartë në të drejtën për mjedis të qëndrueshëm të shëndoshë për të gjithë” në nivel të tetë rajoneve planifikuese
  • Platforma për veprim të gjelbër
  • Trajnime për mbrojtje të mjedisit
  • Iniciativa lokale
  • Aktivitete lokale që synojnë ndërgjegjësimin e popullatës më të gjërë për mbrojtjen e mjedisit
  • Trajnim për ekspertë të sistemit social në temë puna sociale e gjelbër
  • Forum tematik me temë mbrojtja e mjedisit jetësor
  • Përgatitja e ngjarjes stand-up për mbrojtjen e mjedisit
  • Ngjarje për rrjetëzim me palët e interesuara – KARAVANI I GJELBËR PËR RRJETËZIM TË GJELBËR (GREEN NETWORKING CARAVAN)
  • Fushatë dhe dukshmëri e perspektivës së gjelbër në punën profesionale të sistemit të mbrojtjes sociale dhe aktivizimit rinor

UEB FAQE

https://www.krik.org.mk/home

Продолжи со читање

  • HERA – Shoqata për edukim shëndetësor dhe hulumtim

    Buxheti total: 13,905,023.00 denarë Periudha e realizimit: 01.12.2023 – 30.05.2026 (30 muaj) Tema specifike: Shëndetësi Partnerë: Konstituentë: Ministria e Shëndetësisë, institucionet shëndetësore publike dhe organet profesionale dhe komisionet, gratë dhe vajzat në periudhën riprodhuese (15-49 vjeç), nënat dhe fëmijët; personat që jetojnë me HIV; popullatat kryesore të prekura nga HIV:…

  • PRO LOKAL, Manastir

    Buxheti total: 13,998,851.00 denarë Periudha e realizimiz: 01.12.2023 – 30.05.2026 (30 muaj) Tema specifike: Të rinjtë Partnerë: Konstituentë: Persona të rinjë të moshës nga 15 deri 29 vjeç; organizata të shoqërisë civile; pushteti lokal; institucionet/sektorët e pushtetit lokal; qendrat e zhvillimit rajonal; institucionet nacionale të cilat janë përgjegjëse për politikat…

  • Shoqata e Qytetarëve QENDRA PËR NDRYSHIME KLIMATIKE, Gjevgjeli

    Buxheti total: 13,999,791.00 denarë Periudha e realizimit: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj) Tema specifike: Ndryshimet klimatike/mjedisi jetësor Partnerë: Konstituentë: Njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike, qendrat zhvillimore në rajonet planore, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe qytetarët. Rreth projektit të mbështetur nga Civika Mobilitas: Partneritet rajonal për zbatim më…

  • Shoqata e qytetarëve Qendra për Komunikime Qytetare CGK Shkup

    Buxheti total: 14,000,000.00 denarë Periudha e realizimit: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj) Tema specifike: Antikorrupsioni Partnerë: Konstituentë: Institucionet për luftim kundër korrupsionit dhe organet e ndjekjes; institucione tjera shtetërore; firmat; organizatat e shoqërisë civile; mediat dhe qytetarët. Rreth projektit të mbështetur nga Civika Mobilitas: Përdorimi i të dhënave të pronësisë…

  • Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorphosis, Shkup

    Buxheti total: 14,000,000 denarë Periudha e zbatimit: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj) Tema specifike: Anti-korrupsion Partnerët: Përfituesit: Njësitë e vetëqeverisjes lokale, organizatat civile dhe qytetarët Për projektin e mbështetur nga Civica Mobilitas: (DIGILOK) Transformimi Digjital në Nivel Lokal – Një Komunitet i Angazhuar për Rezistencë ndaj Korrupsionit PËRSHKRIMI I VEPRIMIT Lufta…

  • Shoqata Forumi për Politika të Arsyeshme Shkup

    Buxheti total: 14,000,000 denarë  Periudha e zbatimit: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj)  Tema specifike: Arsimi  Partnerët:  Përfituesit: Sektori civil i përkushtuar në çështjet e arsimit, inovacionit, zhvillimit ekonomik dhe barazisë gjinore; institucionet e arsimit të lartë; organizatat rinore; krijuesit e politikave në arsim (me fokus në arsimin e lartë dhe…