QENDRA PËR MJEDIS JETËSOR DHE ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM – BOGDANCI
Buxheti i përgjithshëm: 330.000 denarë
Kohëzgjatja: 6 muaj
KONSTITUENTËT
Konstituentët në këtë projekt janë Komuna e Bogdancit dhe të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në territorin e Komunës së Bogdancit.
PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS
Vendosja e mekanizmave për bashkëpunimin e përmirësuar mes Komunës së Bogdancit dhe qytetarëve.
PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI
Veprimi është i nevojshëm për të forcuar bashkëpunimin mes qytetarëve dhe Komunës së Bogdancit. Zbatimi i këtij projekti do t’u mundësojë qytetarëve të përfshihen në mënyrë aktive në nismat qytetare, do ta lehtësojë aksesin e qytetarëve në komunë nëse ata shohin një problem që e dëmton cilësinë e jetës së tyre dhe do të marrin pjesë në procesin e krijimit dhe marrjes së vendimeve që i prek ata.
QËLLIMET DHE REZULTATET
Qëllimi i përgjithshëm: Vendosja e mekanizmave për bashkëpunim të përmirësuar mes Komunës së Bogdancit dhe qytetarëve.
Qëllimet specifike:
- Përfshirja aktive e qytetarëve në iniciativat qytetare si konstituentë kryesor në Komunën e Bogdancit;
- Përfshirja e qytetarëve në procesin e krijimit dhe vendimmarrje.
REZULTATET
- Mekanizëm i zbatuar dhe i qëndrueshëm për bashkëpunim mes qytetarëve dhe Komunës së Bogdancit;
- Iniciativa qytetare të zbatuara me sukses mes komunës dhe qytetarëve si konstituentë kryesorë;
- Përfshirja e plotë e qytetarëve në procesin e krijimit dhe vendimmarrje.
AKTIVITETET
- Përgatitja e një hulumtimi mbi opinionin e qytetarëve për përfshirjen dhe bashkëpunimin e tyre me komunën;
- Zhvillimi i aplikacionit Android dhe iOS për përfshirjen e qytetarëve në procesin e nismave qytetare, krijimin dhe vendimmarrjen, si dhe raportimin e problemeve nga qytetarët;
- Organizimi i tre trajnimeve se si të përdoret aplikacioni dhe prezantimi i projektit;
- Promovimi i projektit përmes fletëpalosjeve dhe Facebook.