SHOQATA QENDRA PËR INOVACIONE DHE ZHVILLIM INOS PRILEP
Buxheti i përgjithshëm: 300.000 denarë
Kohëzgjatja: 4 muaj
KONSTITUENTËT
Konstituentë në projekt janë studentët dhe akademikët nga të gjitha universitetet në R. Maqedonisë së Veriut.
PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS
Hulumto rreth temës “Korona virusi – test për shoqërinë digjitale”
PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI
Aksioni ka për qëllim të rinjtë, veçanërisht studentët dhe përfshirjen e tyre aktive në aktivitetet hulumtuese. Qëllimi është të përmirësohet dimensioni ndërveprues i studimit online duke përfshirë më aktivisht studentët në aktivitetet hulumtuese. Përveç kësaj, në mënyrë indirekte, veprimi do të kontribuonte në përmirësimin e potencialit hulumtues të studentëve. Përmes aksionit, studentët do të motivohen të përfshihen në mënyrë aktive në punën hulumtuese shkencore me temën: “Virusi korona – test për shoqërinë digjitale”.
QËLLIMET DHE REZULTATET
Qëllimi i përgjithshëm:
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është ngritja e nivelit të aktiviteteve hulumtuese tek të rinjtë (studentët) dhe përfshirja e tyre në punën hulumtuese.
Qëllimet specifike:
- Rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e aktiviteteve hulumtuese në zgjidhjen e problemeve në mjedisin dinamik;
- Përfshirje më e madhe e studentëve në punën hulumtuese, në kushte të mësimdhënies online;
- Rritja e ndërgjegjësimit të studentëve për përdorimin e teknologjive digjitale në aktivitetet e përditshme të studentëve, të cilat nënkuptojnë më shumë mësim dhe më pak komunikim në rrjetet sociale;
- Marrja e informacioneve përmes hulumtimit shkencor mbi situatën aktuale në lidhje me aplikimin e teknologjive digjitale, veçanërisht gjatë pandemisë me Kovid 19.
REZULTATET
- Thirrje e përgatitur për projekte hulumtuese mbi “Korona virusin – test për shoqëri digjitale”;
- Online sesion informativ i realizuar për hulumtuesit e rinj të interesuar (studentë);
- Një ligjëratë edukative online e organizuar për kandidatët e paraqitur për projekte hulumtuese;
- Një ngjarje e realizuar online për prezantimin e projekteve të përzgjedhura hulumtuese;
- Fjalor elektronik dhe i shtypur i projekteve hulumtuese.
AKTIVITETET
- Përgatitja dhe përpilimi i Thirrjes për projekte hulumtuese. Publikimi dhe promovimi përmes mediave sociale dhe marketingut me e-mail;
- Përgatitja e afisheve, fletëpalosjeve dhe materialeve të tjera informuese dhe promovuese;
- Vizitë universiteteve dhe takim me përfaqësuesit e tyre me qëllim promovimin e projektit, si dhe promovimi i Thirrjes për projekte hulumtuese në mesin e studentëve;
- Organizimi i sesionit informativ online për studiuesit e rinj të interesuar;
- Organizimi i një ligjërate edukative online për kandidatët e paraqitur për projekte hulumtuese;
- Rishikimi i projekteve hulumtuese të marra dhe përzgjedhja e aplikantëve më të mirë;
- Eveniment online për prezantimin e projekteve të përzgjedhura hulumtuese dhe ndarja e çmimeve për 3 projektet më të mira hulumtuese;
- Përpilimi i një “Përmbledhje të projekteve kërkimore” online. Shtypi dhe shpërndarja e saj.