|

SHOQATA EKOLOGJIKE ZDRAVEC 2002

Buxheti i përgjithshëm: 300.000 denarë

Kohëzgjatja: 01.12.2020 – 30.11.2021 (12 muaj)

KONSTITUENTËT

Shoqata ekologjike “Zdravec 2002” u themelua në vitin 2002 si shoqatë ekologjike për mbrojtjen e mjedisit në territorin e Komunës së Makedonska Kamenica, ku ndotësi kryesor është miniera Sasa, e cila ndodhet rrëzë Malit të Osogovës.

Shoqata ekologjike “Zdravec 2002” operon në territorin e komunës së Makedonska Kamenica dhe përpiqet për mbrojtjen e mjedisit, ndërtimin e një qëndrimi të duhur të njeriut ndaj mjedisit të tij dhe mjedisit natyror, edukimin dhe forcimin e vetëdijes publike.

Për të mbrojtur dhe përmirësuar situatën e të gjithë aktorëve në një jetë cilësore, shoqata ekologjike bashkëpunon me qytetarë dhe organizata nga niveli lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Monitorimi i Lumit Kameniçka

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Kryerja e kontrollit të shkarkimit të metaleve të rënda dhe mbetjeve të tjera në Lumin Kameniçka nga miniera Sasa. Më 14.09.2020, ndodhi një katastrofë ekologjike kur 3.000 m3 mbeturina rrodhën nga pika e mbeturinave nr. 4 në Lumin Kameniçka, ku derdhet në Liqenin Kalimansko. Me rrjedhjen e mbetjeve, flora dhe fauna u shkatërruan, të cilat gradualisht u rikuperuan nga dëmtimi i mëparshëm që ndodhi më 9 janar 2019, ku plasi një tub për furnizimin e mbeturinave në pikën e mbeturinave 3 dhe të gjitha mbeturinat që vijnë nga rrjedha u derdhën në ujërat të Lumit Kameniçka. Katastrofa e parë ekologjike ishte më 30 gusht 2008 kur 700,000 m3 mbeturina u derdhën në ujërat e Lumit Kameniçka në Liqenin Kalimansko, i cili ende nuk është pastruar.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Monitorimi i Lumit Kameniçka dhe kontrolli i prezencës së metaleve të rënda dhe mbetjeve tjera në kufijtë e lejuar sipas MKD.

Qëllimi specifik: Ndikimi i dëmshëm i metaleve të rënda dhe mbetjeve tjera nga shkarkimi i mbetjeve në shtratin e Lumit Kameniçka, i cili ka një efekt të dëmshëm mbi botën shtazore dhe bimore, dhe veçanërisht tek njerëzit që jetojnë përgjatë lumit.

REZULTATET

  1. Lumi Kameniçka është pastruar për 12 muaj nga monitorimi i metaleve të rënda dhe mbetjeve tjera dhe kthimi i Lumit Kameniçka në normale në kufijtë e lejuar të ndotjes sipas MKD.

AKTIVITETET

  1. Takimi me përfaqësuesit e komunës dhe Minierës Sasa dhe njoftimi se SHE “Zdravec 2002” do të monitorojë Lumin Kameniçka për 12 muaj derisa Lumi Kameniçka të kthehet në gjendjen e tij të mëparshme.
  2. Takim me OJQ-të, Shoqatat sportive dhe qytetarët e Komunës së Makedonska Kamenica dhe informimi për implementimin e aktiviteteve monitoruese në Lumin Kameniçka.
  3. Hapja e linjës së gjelbër të telefonit ku qytetarët mund të informojnë SHE Zdravec 2002 në çdo kohë për ndotjen e ujërave të Lumit Kameniçka.
  4. Krijimi i patrullave Eko për të kontrolluar Lumin Kameniçka nga ndotja dhe fotografimi në vend.
  5. Marrja e mostrave gjatë 12 muajve nga ujërat e Lumit Kameniçka.
  6. Mostrat do të merren në një laborator të akredituar për praninë e metaleve të rënda dhe mbetjeve tjera në ujë sipas tabelës MKD.
  7. Udhëheqja e dokumentacionit për rezultatet e fituara nga laboratori i akredituar.
  8. Publikimi i rezultateve nga matjet në ueb faqen e shoqatës ekologjike.
  9. Konferencë përfundimtare dhe prezantimi i rezultateve nga matja e metaleve të rënda dhe mbetjeve tjera.
  10. Publikimi i broshurës me rezultatet nga matjet e kryera nga monitorimi i Lumit Kameniçka.
  11. Dorëzimi i kërkesës nga ana e SHE “Zdravec 2002” deri te Këshilli i Komunës së Makedonska Kamenica për miratim për të vazhduar monitorimin e Lumit Kameniçka pas përfundimit të projektit.

Ueb faqja

Продолжи со читање

  • SHOQATA QENDRA PËR NJOHURI TË APLIKUARA DHE ZHVILLIM KRIJUES QENDRA PRIMA SHKUP

    Buxheti i përgjithshëm: 330.000 denarë Kohëzgjatja: 01.04 – 01.06.2022 (2 muaj) KONSTITUENTËT Qytetarë të cilët jetojnë në ndërtesa të larta, nxënës të shkollave të mesme në Komunën e Karposhit, zjarrfikësit, kryetari i komunës, këshillat shtëpiak të banorëve, mediat. PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS                   Ndërtesa e zjarrfikësve –  komunë…

  • SHOQATA E QYTETARËVE: “ÇEINXHMEJKËRS” – GJEVGJELI

    Buxheti i përgjithshëm: 946.000 denarë Kohëzgjatja: 01.03 -30.09.2022 (7 muaj) KONSTITUENTËT Të gjithë qytetarët dhe personat juridik në Komunën e Gjevgjelisë PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Organizimi i veprimit të qëndrueshëm me mbeturinat në territorin e Komunës së Gjevgjelisë. PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI Disponueshmëria e një mjedisi…

  • SHQATA NDËR KOMUNALE E PERSONAVE ME INVALIDITET TRUPOR TË KOMUNAVE TË VELERSIR, GRADSKOS DHE ÇASHKËS – MOBILITETI, VELES

    Buxheti i përgjithshëm: 366.200 denarë Kohëzgjatja: 15.02 – 30.09.2022 (7.5 muaj) KONSTITUENTËT Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre. PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Bëj vetë për fëmijën tënde (doracak për përpilimin e materialeve didaktike nga materialet e mbetura) PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI Materialet e…

  • Shoqata për mbështetje, integrim dhe risocializim LINK

    Buxheti i përgjithshëm: 277,200 denarë Kohëzgjatja: Pesë muaj (1.12.2021-30.4.2022) KONSTITUENTËT Personat nën rrezik social në komunat Butel dhe Çuçer Sandevë PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Detektimi, këshillimi dhe udhëzimi i personave nën rrezik social PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Sipas regjistrit të Qendrës për Punë Sociale në nivel të…

  • LIDHJA – KËSHILLI KOMBËTAR PËR BARAZI GJINORE (LOGM)

    Buxheti i përgjithshëm: 320 000 denarë Kohëzgjatja: 1.12.2021-30.04.2022 (5 muaj) KONSTITUENTË Organizata qytetare të grave, lëvizje joformale të grave dhe gratë PËR PROJEKTIN E MBSËHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS ORGANIZATA TË FUQISHME TË GRAVE, KOMUNA TË FUQISHME, SHOQËRI E FUQISHME PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Përfitim nga aksioni do të jenë komunat…

  • Shoqata për mbrojtjen e kafshëve EJNXHËLLKETS Shkup

    Buxheti i përgjithshëm: 270.000 denarë Kohëzgjatja: 01.12.2021 – 30.09.2022 KONSTITUENTË Fëmijët dhe të rinjtë dhe macet endacake PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS PËRMES AKTIVIZMIT QYTETAR DERI TE ZGJIDHJET SISTEMORE PËR MACET ENDACAKE PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Macet nuk janë në sistemin dhe programin e qeverisë për mbrojtjen e…