|

SHOQATA VULLNETARE E ZJARRFIKËSVE SVETI NIKOLE

Buxheti i përgjithshëm: 328.829 denarë

Kohëzgjatja: 01.12.2020 – 30.04.2021 (5 muaj)

KONSTITUENTËT

Baza e konstituentëve të Shoqatës Vullnetare e Zjarrfikësve (SHVZ) janë anëtarët – vullnetarë, fëmijë, të rinj, bashkëpunëtorë, partnerë dhe mbështetës, të cilët me angazhimin e tyre kontribuojnë në uljen e rreziqeve të zjarreve, katastrofave të tjera natyrore (përmbytje, tërmete, erozione, erëra , etj.), aksidentet e trafikut dhe epidemitë. Për këtë qëllim, ndërmerren veprime parandaluese dhe edukative, të realizuara përmes sistemit arsimor, punëtorive, forumeve, fushatave informuese dhe të shpërndara përmes rrjeteve sociale dhe mediave, natyrisht duke ndërmarrë veprime dhe ndërhyrje të drejtpërdrejta për të shpëtuar jetën dhe pronën e popullatës së gjerë.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Shoqatat vullnetare të zjarrfikësve, aktorët aktiv shoqëror!!

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Te të gjithë aktorët relevant shtetëror që mbulojnë çështjen e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, nuk ka informata se sa shoqata ekzistojnë, nuk ka regjistër të shoqatave vullnetare të zjarrfikësve, nuk ka informacion se sa aktive janë ato shoqata, me çfarë kapacitetesh dhe burimesh (njerëzore, materiale-teknike, hapësinore, financiare, etj.) kanë në dispozicion, nuk ka asnjë kanal dhe metodologji të ndërtuar për bashkëpunim dhe rrjetëzim të SHVZ ekzistuese. Të vetmet të dhëna në të cilat mund të kishim qasje deri para disa muajsh janë Shoqata e Zjarrfikësve të Maqedonisë, por fatkeqësisht domeni i tyre http://www.psm.mk nuk funksionon më. Sipas të dhënave të tyre, ekzistojnë 98 shoqata vullnetare të zjarrfikësve aktive në territorin e RMV, të organizuara në 38 Lidhje komunale të zjarrfikësve (LKZ) dhe një numër prej 2600 zjarrfikësve vullnetar aktiv. Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror i RMV, janë regjistruar 88 shoqata vullnetare të zjarrfikësve, ndërsa në anën tjetër të dhënat nga Zyra e të Ardhurave Publike të RMV tregojnë se vetëm 28 shoqata vullnetare të zjarrfikësve janë aktive në operacionet e pagesës. Përvoja jonë e gjatë në punën në terren dhe komunikimi me shoqatat përreth nesh, tregon se numri i 28 SHVZ sipas DHP nuk është i besueshëm.

Të inkurajuar nga këto arsye, SHVZ Sveti Nikole përmes kryerjes së hulumtimeve synon të përcaktojë numrin e shoqatave vullnetare të zjarrfikësve aktive dhe të regjistruara në bazë të ligjit ose forma të tjera të shoqërimit të këtyre shoqatave (lidhje, rrjete, koalicione), kapacitetet dhe ekspertizën e tyre në dispozicion (njerëzore, hapësinore, pajisje zjarrfikëse që disponojnë, automjete, financa, etj.), nevojat dhe problemet me të cilat përballen në punën e tyre dhe në cilin drejtim mund të organizohen, rrjetëzohen dhe zhvillohen, për të përmbushur nevojat e popullatës për të cilën ekzistojnë për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit dhe kulturës ndaj zjarrit, parandalimin e zjarrit, katastrofa të tjera natyrore, aksidente trafiku, epidemi dhe mbrojtje të natyrës.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Kontributi për shoqata vullnetare të zjarrfikësve aktive, të forta, të bashkuara dhe të qëndrueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Qëllimi/et specifik/e:

  • Të hartojë dhe identifikojë kapacitetet dhe nevojat e SHVZ ekzistuese në RMV;
  • Të vendoset komunikim dhe koordinim i vazhdueshëm mes SHVZ në nivel ndër komunal, rajonal dhe kombëtar;

REZULTATET

  1. Janë hartuar dhe identifikuar shoqatat aktive të zjarrfikësve vullnetar, burimet e tyre, problemet dhe mangësitë në punë;
  2. Përmirësimi i qasjes në informacionin bazë dhe qasja deri te shoqatat vullnetare aktive të zjarrfikësve;
  3. Është krijuar Rrjeti Kombëtar i SHVZ në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

AKTIVITETET

  1. Identifikimi i SHVZ ekzistuese në RMV, burimet, nevojat dhe problemet e tyre;
  2. Grumbullimi i të dhënave dhe përgatitja e një adresari të shoqatave aktive vullnetare të zjarrfikësve në RMV;
  3. Iniciativa për krijimin e një rrjeti kombëtar të SHVZ të R. Maqedonisë së Veriut.

Ueb faqja

Продолжи со читање

  • Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (CPIA)

    Buxheti total: 2,999,953 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Barazia gjinore Partnerë: Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (MYLA) Përbërësit: Gjykatës, prokurorë publikë dhe juristë nga shërbimet profesionale; të rinj dhe studentë të drejtësisë; aktivistë të rinj dhe juristë të ardhshëm; organizata të shoqërisë civile;…

  • Hapni Dritaret

    Buxheti total: 2,998,600 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Përfshirja digjitale dhe qeverisja e mirë Partnerë: Shoqata për avancimin e aktivizmit rinor ZETA Përbërësit: Të rinj; persona me aftësi të kufizuara; qytetarë me qasje të kufizuar në shërbimet digjitale; organizata të shoqërisë civile; institucione lokale…

  • RESIS – Shkup

    Buxheti total: 3,000,000 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile Partnerë: Këshilli për etikë në media në Maqedoni – SEMM Përbërësit: Organizata të shoqërisë civile dhe grupe joformale që punojnë në tema të lidhura me zhvillimin shoqëror dhe politikat…

  • Youth Can – Shkup

    Buxheti total: 2,987,080 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Kohezioni social Partnerë: Shoqata e qytetarëve Supportko Koçan Përbërësit: Të rinj, organizata rinore dhe grupe joformale rinore; komunitete lokale ku veprojnë të rinjtë; dhe qytetarë të prekur nga temat e kohezionit social. Për projektin e mbështetur…

  • Aleanca Rinore – Krushevë

    Buxheti total: 2,999,227 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Avancimi i transformimit digjital Partnerë: Shoqata QENDRA PËR DIALOG NDËRKULTUROR Kumanovë (CID) Instituti për zhvillimin e komunitetit – Tetovë (IZHK Tetovë) Përbërësit: Të rinj nga Krusheva dhe komunat e synuara; qytetarë nga komunitetet lokale; organizata të…

  • Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup

    Buxheti total: 2,962,939 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Lufta kundër korrupsionit dhe gazetaria hulumtuese Partnerë: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike – Shkup (ISHPJ) Përbërësit: Qytetarë nga komunat e synuara; komunitete lokale; organizata të shoqërisë civile; gazetarë…