Shoqata e qytetarëve për ndihmë të pastrehëve dhe familjeve dhe individëve të rrezikuar social “Lubeznost” – Shkup

Buxheti i përgjithshëm: 4.500.000 denarë

Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022

Përshkrim i shkurtër i organizatës

Shoqata e qytetarëve “Lubeznost” filloi si grup joformal në vitin 2013, vazhdoi në kuadër të shoqatës e cila merrej me më shumë veprimtari, ndërsa më 9 janar 2015 u formua si shoqatë e pavarur me emrin “Lubeznost”, vetëm për ndihmë njerëzve nga kategoritë e rrezikuara sociale. Deri tani ka realizuar disa projekte donatore dhe ka vizituar dhe distribuar donacione për familjet në Shkup dhe në qytetet tjera në Maqedoninë e Veriut. Shoqata punon kryesisht në bazë vullnetare dhe me angazhim të përkohshëm.

Vizioni i “Lubeznost” është të jenë aktorë më aktiv në procesin e risocializimit dhe riintegrimit të personave të rrezikuar social në vend.

Misioni i tyre është edukimi i vazhdueshëm, ndihma dhe mbështetja për personat e rrezikuar social në procesin e tyre të riintegrimit.

Konstituentët

Grupi qëllimor janë të pastrehët dhe familjet e rrezikuara sociale, të cilët jetojnë në kushte mjaft të vështira dhe në varfëri të madhe.

Rezultatet

  • Resurse të rritura materiale dhe financiare;
  • Resurse të rritura njerëzore;
  • Sisteme dhe procedura të avancuara.

 

Продолжи со читање

  • Shoqata ekologjike Vila Zora

    Buxheti i përgjithshëm: 4.489.900 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022 Përshkrim i shkurtër i organizatës Shoqata ekologjike “Vila Zora” nga Velesi është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe jopolitike, e cila merret me mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor dhe natyrës, përmes animimit  të problemeve ekologjike, aktualizimin e tyre dhe ngritjen e vetëdijes…

  • Instituti për politika evropiane (EPI), Shkup

    Buxheti i përgjithshëm: 4.498.752 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 31.12.2021 Përshkrim i shkurtër i organizatës Instituti për politika evropiane (EPI) – Shkup është themeluar më 24 shkurt 2011, si shoqatë e qytetarëve. Misioni i EPI është përmes hulumtimeve cilësore dhe propozimeve për politika evropiane të sigurojë bazë për debat dhe zgjidhje,…

  • Iniciativa për ndryshim social – INSOK, Shkup

    Buxheti i përgjithshëm: 4.481.160 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022 Përshkrim i shkurtër i organizatës InSoK i promovon, realizon dhe përmirëson vlerat shoqërore – demokracinë, sundimin e të drejtës, të drejtat e njeriut dhe kapitalin njerëzor, përmes aplikimit të qasjes së bazuar në inkuadrimin e drejtpërdrejtë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me…

  • Shoqata e lezbikeve, gejve, biseksualëve/e dhe transeksualëve/e LGBT JUNAJTED Tetovë

    Buxheti i përgjithshëm: 4.490.699 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022 Përshkrim i shkurtër i organizatës LGBT Junajted Tetovë është organizatë qytetare, jofitimprurëse dhe multietnike, e cila në vete përfshin anëtarë nga grupe dhe religjione të ndryshme etnike. Objektivi i KGBT Junajted Tetovë është mbrojtja, promovimi dhe respektimi i të drejtave të…

  • Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” – Republika e Maqedonisë

    Buxheti i përgjithshëm: 4.499.392 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022 Përshkrim i shkurtër i organizatës Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” është themeluar më 29 prill 1992 në Shkup, si asociacion botëror dhe organizatë e parë e regjistruar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. Vizioni i “Megjashi” është…

  • Shoqata për zhvillim të mediave “Onlimit” – Shkup

    Buxheti i përgjithshëm: 4.500.000 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022 Përshkrim i shkurtër i organizatës E themeluar në vitin 2013 sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione, Onlimit media është një nga organizatat e rralla e cila përmes fuqisë së mediave digjitale promovon lirinë e mediave, gazetarinë hulumtuese dhe të drejtat e…