Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë “ETIKA PRES” Shkup
Buxheti i përgjithshëm: 4.486.932 denarë
Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022
Përshkrim i shkurtër i organizatës
Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (SEMM) është trup vetërregullues, që angazhohet për avancimin, mbrojtjen dhe promovimin e standardeve profesionale dhe etikë në mediat në RMV. Qëllimi i SEMM është të kontribuojë drejt mbrojtjes dhe promovimit të lirive të fjalës dhe lirisë së punës të mediave, të cilat do të sigurojnë informata cilësore për opinion të informuar dhe të inkuadruar. SEMM ka 47 anëtarë nga radhët e mediave dhe shoqatat e mediave, të shoqëruara sipas parimit të vullnetit të lirë. Komisioni për ankesa pranë SEMM i shqyrton parashtesat lidhur me shkeljen e standardeve profesionale dhe etike në mediat e shkruara, elektronike dhe internet mediat. Komisioni Evropian vitet e kaluara disa herë e vlerësoi rëndësinë e SEMM për profesionalizmin në mediat.
Konstituentët
Mediat (redaktorët, botuesit dhe pronarët e mediave); anëtarë e Kuvendit; gazetarët dhe punëtorët mediatik; shoqatat e gazetarëve; studentët e gazetarisë dhe komunikimeve; Qeveria, institucionet shtetërore dhe trupat rregullatorë, gjyqësia dhe juristët; organizatat qytetare; organizatat ndërkombëtare; qytetarët.
Rezultatet
- Njohja më e madhe e organeve të SEMM dhe anëtarësisë me praktikat e vetë qëndrueshmërisë;
- Përfshirje më e madhe e SEMM në procesin e planifikimit të vetë qëndrueshmërisë;
- Përmirësimi i kapacitetit për planifikim të vetë qëndrueshmërisë të SEMM;
- Përfshirje dhe pjesëmarrje më e madhe e anëtarësisë së SEMM në planifikimin e zhvillimit strategjik të organizatës;
- Koordinim i përmirësuar dhe lidhshmëri e organeve dhe anëtarësisë së SEMM në drejtim të zbatimit efektiv të Panit strategjik.