Koalicioni i shoqatave qytetare “Të gjithë për gjykim të drejtë”

Buxheti i përgjithshëm: 4.498.989 denarë

Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022

Përshkrim i shkurtër i organizatës

Në Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë” (KSPS) në bazë vullnetare marrin pjesë shoqata të qytetarëve nga RMV për shkak të vëzhgimit të proceseve gjyqësore para gjykatave kompetente në shtet. Qëllimi është të kontribuohet drejt sigurimit të drejtave të garantuara për gjykim të drejt siç është paraparë në Kushtetutë, ligjet dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare, rritja e vetëdijes publike dhe të kontribuohet drejt fuqizimit të besimit të qytetarëve në institucionet e sistemit, përcaktimi i nevojës dhe puna në reforma të mundshme në procedurat gjyqësore, rritja e njohurive praktike të studentëve të drejtësisë, fuqizimi i rolit dhe kapacitetit të organizatave qytetare dhe tjera.

KSPS po ashtu angazhohet për qasje të barabartë deri te drejtësia për të gjithë qytetarët e RMV.

 

Vizioni i Koalicionit është të jetë organizatë e fuqishme dhe stabile, shtytës dhe partner i institucioneve të sistemit, në përpjekjen e RMV që të ngrihet si vend ku në tërësi respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut, me theks të veçantë të standardeve për gjykim të drejt si kusht elementar për integrimin në Bashkësinë Evropiane.

Misioni është vëzhgimi i respektimit të drejtave dhe lirive të njeriut, e veçanërisht të standardeve ndërkombëtare për gjykim të drejt përmes formave të ndryshme të veprimit në përpjekjen që të rritet niveli i zbatimit të tyre, të iniciohen reforma institucionale dhe juridike, si dhe të kthehet besimi i qytetarëve në gjyqësi dhe institucionet tjera të sistemit.

Konstituentët

Gjykatësit, prokurorët publik, avokatët, profesorët universitar, juristët e rinj, qytetarët, opinioni i gjerë.

Rezultatet

  • Kapacitete të fuqizuara të Zyrës ekzekutive për hulumtime, punësim, analizë dhe avokim;
  • Pjesëmarrje e fuqizuar dhe përfshirje e konstituentëve/anëtarëve në punën e Koalicionit.

Продолжи со читање