Qendra për menaxhim me ndryshime (CUP)

Buxheti i përgjithshëm: 4.446.860 denarë

Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 31.12.2021

Përshkrim i shkurtër i organizatës

Qendra për menaxhim me ndryshime (CUP) është organizatë e pavarur hulumtuese, e cila zbaton projekte për ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve për zbatimin e reformave të nevojshme në administratën publike dhe sigurimin e mbështetjes të proceseve euro-integruese.

CUP fokusohet edhe në ndërgjegjësimin për rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies të institucioneve, si dhe ndërlidhjen e institucioneve me sektorin civil.

Objektivi kryesor i CUP është të iniciojë,  lehtësojë dhe të menaxhojë me ndryshimet pozitive në shoqëri në më shumë nivele – përmirësimi i kapaciteteve administrative të administratës publike dhe fuqizimi i efikasitetit të saj, investimi dhe zhvillimi i personelit, menaxhimi me ndryshime dhe ruajtja e zhvillimit, sigurimi i mundësive të barabarta dhe jo diskriminimi.

Konstituentët

Institucionet shtetërore, agjencitë dhe ministritë, organet e administratës dhe organet e drejtorisë shtetërore, institucionet publike etj. Shfrytëzuesit final janë qytetarët të cilët duhet të fitojnë shërbime cilësore nga ana e një administrate publike me profesionalizëm të lartë dhe e orientuar drejt shërbimeve.

Rezultatet

  • Përcaktimet dhe prioritetet strategjike;
  • Mbështetje dhe fuqizimi i rrjeteve tematike prej tetë deri në 10 organizata qytetare për vëzhgimin e reformave të administratës publike;
  • Fuqizimi i rrjetit lokal për vëzhgimin e politikave dhe ndërtimin e bashkëpunimit institucional.

Продолжи со читање