E-platforma për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë qytetare në Republikën e Maqedonisë
Qëllimi i përgjithshëm është të rritet dhe përmirësohet përdorimi i teknologjive informatike dhe komunikuese (TIK) në promovimin e punës, bashkëpunimit dhe zhvillimit të shoqërisë qytetare në Republikën e Maqedonisë. E-platforma është krijuar me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të përdorimit të TIK në punën e shoqërisë qytetare, me të cilën gjë do të mundësohet edhe një ndikim më i madh mbi shfrytëzuesit dhe konstituentët e tyre. Pritet që E-platforma të sigurojë grumbullimin e diturive dhe informatave të cilat do të jenë me një rëndësi të jashtëzakonshme në një numër të madh të fushave në të cilat punon shoqëria qytetare (nga mjedisi jetësor dhe efikasiteti energjetik, nëpërmjet prodhimit organik, deri te të drejtat e bashkësive të margjinalizuara dhe kundër diskriminimit).
Në periudhën deri në janar 2017 u krijuan funksionalitetet e para të E-platformës. Nëpërmjet tyre, shoqatat qytetare në Republikën e Maqedonisë do të mund të jenë më të dukshme dhe të informuara. Me funksionalitetet fillestare mund: të rregullohet profili i organizatave, të parashtrohen pyetje drejt Civica Mobilitas, të shtohen ngjarje, të shtohen lloje të ndryshme të resurseve, kërkimi i organizatave në adresarin. E-platforma do të plotësohet me funksionalitete të tjera të cilat do të jenë me dobi të madhe në punën e përditshme të shoqërisë qytetare, pas së cilës do të pasojë edhe një udhëzues për funksionalitetet e reja.
Në vazhdim pasojnë udhëzime konkrete për shfrytëzimin e E-platformës së Civica Mobilitas me shpjegime detale të shoqëruara me ilustrime.
Paralajmërim/regjistrim
E-platforma e Civica Mobilitas është krijuar në mënyrë që të jetë e thjeshtë për përdorim dhe që çdo grupmoshë të mund t’i përshtatet. Nuk ka nevojë për njohuri paraprake që të mund ta shfrytëzoni platformën. Si një shfrytëzues i ardhshëm, në rast se nuk e keni të qartë shfrytëzimin e ndonjë nga funksionalitetet, mund ta përdorni udhëzuesin tonë për përdorim.
Për fillim, regjistrimin e organizatës suaj në platformën e Civica Mobilitas mund ta bëni në këndin e djathtë të sipërm në faqen fillestare (Foto nr. 1).
Foto 1
Gjatë regjistrimit duhet t’i plotësohen të dhënat e organizatës.
- Në pjesën “emri i shfrytëzuesit” duhet ta zgjidhni emrin të cilin do ta përdorni gjatë hyrjes në profilin tuaj
- Duhet ta zgjidhni fjalëkalimin gjatë hyrjes në profil
- Emrin e plotë të organizatës (ashtu siç jeni të regjistruan në Regjistrin Qendror) (Foto nr. 2)
Foto 2
- Zgjedhja e llojeve të aktiviteteve. Mund të zgjidhni më shumë aktivitete
- Zgjedhja e grupeve tuaja të qëllimit të cilat janë caku i punës (Foto nr. 3)
Foto 3
- Pasi t’i plotësoni të gjitha të dhënat, mund të regjistroheni me klikimin e butonit “regjistrim” (Foto nr. 4)
Foto 4
Nëse veç më jeni regjistruar, mund të paralajmëroheni pas miratimit paraprak të administratorit.
Paralajmërim
Pas regjistrimit të suksesshëm, mund të paralajmëroheni me plotësimin e emrit tonë të shfrytëzuesit dhe me fjalëkalimin në pjesën paralajmërim (Foto nr. 50)
Foto 5
Rregullimi i profilit
Pasi të paralajmëroheni në profilin tonë, me zgjedhjen e opsionit Edito profilin, mund ta editoni me plotësimin e të dhënave të organizatës suaj (foto nr. 6)
Azhurnimi i profilit tuaj do t’ju japë mundësi të shtoni informata të sakta për ju. Gjatë zgjedhjes së sektorit të veprimit, llojeve të aktiviteteve, grupeve të qëllimit dhe nivelin e veprimit, mund të zgjidhni më shumë opsione të cilat i shpjeguam më lartë, në pjesën e regjistrimit.
Foto 6
Editimin e profilit tuaj mund ta bëni edhe nëpërmjet plotësimit të fushave opsionale.
- Shkurtesë të cilën e përdorni për organizatën tuaj në maqedonisht dhe anglisht
- Emri i plotë i organizatës në gjuhë tjetër lokale, në rast se ka (Foto nr. 7)
Foto 7
- Një nga fushat e rëndësishme është RSS feed, nëpërmjet të cilës do të merreshin lajme nga ueb-faqja juaj (Foto nr. 8)
Foto 8
Në rast se ueb-faqja juaj nuk ka RSS feed, mund të publikoni lajmet tuaja nëpërmjet opsionit – shto lajm (Foto 9)
Foto 9
- Zgjedhja e llojit të grantit të cilin e keni fituar nga Civica Mobilitas (institucional, aksionar, i vogël aksionar, ad-hok apo grant aksionar specifik)
- Vërtetim i ndryshimeve të kryera me zgjedhjen e butonit Update profile (Foto nr.10)
Foto 10
Krahas kësaj, mund të shtoni edhe fotot me klikim në foto-aparatin në rrethin dhe zgjedhjen e Update photo. Keni kufizimin prej 5 megabajtëve. (Foto nr.11)
Foto 11
Pyete Civica-n
Opsioni Pyete Civica-n ju mundëson t’i parashtroni pyetje Civica Mobilitas-it (Foto nr. 12). Para se të parashtroni pyetje, mund të kontrolloni te pyetjet dhe përgjigjet të cilat janë në dispozicion për të gjithë dhe të shihni se a është bërë veç më kjo pyetje dhe a ka përgjigje.
Foto 12
Në titullin e tiketit mund ta vendosni fushën e pyetjes, ndërsa në pjesën e poshtme ta shkruani pyetjen të cilën dëshironi ta parashtroni (Foto nr. 13). Pasi pyetja do të marrë përgjigje nga ana e administratorit, do t’ju arrijë lajmërimi në e-mail.
Foto 13
Shto ngjarje
Opsioni shto ngjarje, ju mundëson të shtoni një ngjarje të organizuar nga ana e organizatës suaj (Foto nr. 14)
Foto 14
Duhet që në fushën e zbrazët t’i vendosni informatat në vijim
- Titullin e ngjarjes
- Data dhe koha e fillimit të ngjarjes dhe data dhe koha e përfundimit të ngjarjes (në rast se bëhet fjalë për një ngjarje tërëditore, atëherë tek ora do ta shënoni 00:00).
- Lokacioni – këtu mund ta shkruani qytetin, rajonin e mbajtjes.
- Vendi – lokal, galeri, sallë konference e caktuar etj.
- Kontakt – në këtë pjesë duhet të shënohet numri i kontaktit të personit i cili do të mund të japë informacione në lidhje me ngjarjen.
- Ngjarje publike/private – varësisht nga ajo se a është ngjarje me karakter të hapur apo të mbyllur, zgjidhni një nga dy opsionet. Në rast se e zgjidhni opsionin “publik”, ngjarja do të jetë e hapur për të gjithë. Në rast se zgjidhni opsionin “i mbyllur”, në atë rast ngjarja do të jetë e dukshme vetëm për grantistët e Civica Mobilitas.
- Informata për ngjarjen – përshkrim i shkurtër për atë se për çfarë ngjarjeje bëhet fjalë (debat, trajnim, promovim etj.) dhe informata të tjera relevante në lidhje me ngjarjen (moderatorë, temë, nxënës, grupi i qëllimit etj.)
- Pas shtimit të ngjarjes, ajo duhet të miratohet nga administratori. Pasi të aprovohet, do të gjendet si pjesë e menysë në faqen fillestare: lajme —> ngjarje, ku do të keni pasqyrë të të gjitha ngjarjeve për muajin konkret.
Në vazhdim mund ta shikoni foton nr. 15, në të cilën është dhënë një shembull për ngjarje.
Foto 15
- Shto burim
Zgjidhet opsioni shto burim; mund të shtoni ndonjë nga llojet e burimeve në vijim: video, audio, publikim, prezantim, material promovues dhe databazë (Foto nr. 16)
Foto 16
Procedura për shtimin e burimeve është me plotësimin e fushave në vijim (Foto nr. 16)
- titulli i burimit
- sektori i veprimit – zgjedhja e sektorit i cili është relevant për burimin e përzgjedhur
- përshkrimi i burimit – përshkrim i shkurtër i përmbajtjes së burimit të përzgjedhur
- fjalë kyçe të lidhura me burimin, gjegjësisht fjalë kyçe për kërkimin e burimit të kërkuar
- përzgjedhja e ndonjë nga opsionet për atë se për çfarë lloji të burimit bëhet fjalë: video, audio, publikim, prezantim, material promovues apo databazë.
- link deri te burimi – URL link deri te burimi
Në fund, përzgjedhjen e burimit e finalizoni me klikim të butonit shto burim. Në vazhdim ju japim një shembull për shtimin e burimit (foto nr. 17)
Foto 17
Burimet e përzgjedhura, pas miratimit të mëparshëm nga ana e administratorit, do të mund t’i shihni me zgjedhjen e opsionit “burime” në faqen fillestare.
Llogaria
Ky opsion ju mundëson të keni kontroll në emrin tuaj shfrytëzues dhe e-mail-in, i cili shfrytëzohet për hyrje në platformën e Civica Mobilitas (Foto nr. 18)
Foto 18
Krahas kësaj, keni mundësi ta ndryshoni fjalëkalimin nëpërmjet zgjedhjes së * dhe me shkrimin e fjalëkalimin momental dhe me vërtetimin e të riut (Foto nr. 19)
Foto 19
Adresari
Me përzgjedhjen e këtij opsioni mund t’i kërkoni të gjitha organizatat të cilat janë veç më të regjistruara në platformën e Civica Mobilitas ose të regjistroheni si organizatë (Foto nr. 20). Mund të kërkoni në kategori të ndryshme, siç vijon:
- komuna
- rajoni
- sektori i veprimit dhe
- grupet e qëllimit
Foto 20
I bashkangjitur është shembulli i organizatave të kërkuara sipas kategorisë “komuna” (shembull, Manastiri)
Foto 21