THIRRJE PËR GRANTE TË VOGLA AKSIONALE CM-MAK-01

Aplikime mund të paraqesin shoqata dhe fondacione të cilat janë regjistruar në Maqedoni në pajtim me Ligjin për shoqata dhe fondacione (2010). Krahas aplikuesit, në aplikimet mund të kyçen edhe bashkëpunëtorë.

Thirrja përbëhet nga Udhëheqësi për aplikues, Formulari për koncept dhe Formulari për aplikim. Aplikuesit së pari e paraqesin vetëm formularin për koncept. Formulari për aplikim plotësohet vetëm në rast se aplikuesi ka marrë ftesë të shkruar nga Civica Mobilitas për të paraqitur aplikim, pas përzgjedhjes paraprake të konceptit.

Kohëzgjatja e aktiviteteve nga kjo thirrje duhet të jetë më së shumti 12 muaj. Lartësia e grantit të kërkuar duhet të jetë më së shumti 400.000 denarë.

Shuma e përgjithshme në dispozicion për këtë thirrje është 20.000.000 denarë dhe do të ndahet në rreth 48 grante, në periudhën 2015-2018.

Kjo Thirrje për propozime do të jetë e hapur deri më 30 qershor 2017. Konceptet mund të paraqiten në cilën do kohë deri në këtë datë. Komisioni për përzgjedhje të granteve të vogla do të marrë vendime në nivel tremujor.

Konceptet dhe paraqitjet do të dorëzohen në mënyrë elektronike, në adresën cm-mak-01@civicamobilitas.mk. Civica Mobilitas nuk do t’i pranojë konceptet dhe paraqitjet të cilat nuk janë dërguar në mënyrë elektronike në adresën e lartpërmendur.

Të interesuarit mund t’i dërgojnë pyetjet e veta me shkrim në cilën do kohë deri më 30 qershor 2017 në: helpdesk@civicamobilitas.mk.

Civica Mobilitas do të sigurojë informata për këtë Thirrje për propozime si pjesë e forumeve rajonale për bashkëpunim “Hapësira jote, zëri yt” dhe gjatë ngjarjeve të tjera. Datat dhe vendet e mbajtjes së forumeve rajonale gjenden në: https://civicamobilitas.mk/mk/komponenti/1/regionalni-forumi.

Ndiqeni ueb-faqen dhe faqen e Fejsbukut të Civica Mobilitas dhe informohuni për ndryshime eventuale apo për pyetjet dhe përgjigjet e fundit.

Civica Mobilitas është program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për përkrahjen e shoqërisë qytetare, e cila zbatohet nga NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Instituti Suedez për Administratë Publike (SIPU).