Qytetarët për ndryshim #3

TETOR - DHJETOR 2019

Të punosh bashkë që të arrish rezultate ose të ndihmohesh mes veti që ta arrish objektivin e përbashkët – këto janë disa nga përgjigjet për pyetjen “çfarë është bashkëpunimi?” Por, më me rëndësi nga kjo janë pyetjet: nëse dhe pse bashkëpunojmë?

Shoqëria civile maqedonase ka plot shembuj të bashkëpunimit. Iniciativa të përbashkëta, protesta të përbashkëta, projekte të përbashkëta, e bile edhe zyra të përbashkëta të organizatave. Organizatat qytetare më shumë se kurrë e njohin fuqinë e bashkëpunimit, fuqinë e shoqërimit dhe solidaritet.

3 Sq

Fushata kombëtare “Maqedonia pa mbeturina”, që e zbatoi Ajde Maqedoni para katër viteve nuk do ta kishte efektin e njëjtë nëse nuk mbështetej në bashkëpunimin e 70 organizatave qytetare dhe mbi 100 shkollave. Kjo mundësoi aktivitete në 165 në 53 komuna me pjesëmarrje të 16.000 qytetarëve.

Ndonjëherë bashkëpunimi ndodhte në nivel individual, personal. I tillë ishte shembulli me arsimtarët Tanja dhe Sonja, të cilat idenë e tyre projektuese e quajtën “Kundër dhunës nën qiellin e njëjtë”. Ata e filluan bashkëpunimin që të ndihmojnë të zbutet jo toleranca mes bashkësive multietnike rreth shkollave të tyre “Lazo Tërpovski”, në Komunën Karposh dhe “Liria” në Komunën e Çairit.

Në faqet e këtij numri do të shihni iniciativa të shumta të cilat bazohen në bashkëpunimin. E tillë është protesta e dhjetë rrjeteve të organizatave qytetare të cilat bashkë, mbledhin rreth 100 shoqata dhe iniciativa. Ata kërkuan nga Kuvendi zgjedhje të shpejtë dhe emërimin e kuadrove në më shumë institucione dhe trupa nga e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, ndërsa me kërkesë me shkrim ata u drejtuan edhe deri te të gjithë deputetët në Parlamentin e RMV.

Por, pse është i rëndësishëm bashkëpunimi? Kjo është në bazën e funksionimit të shoqatave të qytetarëve, në të vërtetë që të themelohet një shoqatë duhet të shoqërohen së paku pesë qytetarë. Shoqërimi i tyre, ky bashkëpunim parësor ka ndodhur pikërisht për shkak se e kanë njohur fuqinë e tij. Dhe ashtu siç individët, si qenie shoqërore vazhdimisht i drejtohen njëri tjetrit, ashtu edhe organizatat gjatë ekzistimit dhe punës së tyre vazhdimisht i drejtohen organizatave tjera, institucioneve, qytetarëve…

Civika mobilitas i kushton vëmendje të madhe bashkëpunimit. Jemi të bindur se përmes bashkëpunimit, rezultatet e të gjitha organizatave do të jenë më të mëdha. Jemi të vetëdijshëm se në kohën e besimit të ulët të përgjithshëm në shoqëri aspak nuk është e lehtë të bashkëpunohet, por njerëzit nga sektori civil gjithmonë kanë qenë atje që të jenë shembull për të tjerët.

Dhe në fund, e kemi të njohur fjalën e urtë afrikane: “Nëse dëshiron të udhëtosh shpejt, udhëto vet. Nëse dëshiron të arrish më larg, udhëto me shoqëri!”. Ndryshimet shoqërore ndaj të cilave synojmë janë shtigjet tona të gjata, e ato mund t’i tejkalojmë vetëm nëse bashkëpunojmë të gjithë.

Mirëserdhët në numrin e ri të Qytetarët për ndryshime, tema kryesore e të cilit është bashkëpunimi.

Продолжи со читање

  • Qytetarët për ndryshim nr. 21

    PRILL-QERSHOR 2025 Numri i ri i revistës Qytetarët për ndryshim #21 i është kushtuar mjedisit mundësues. Organizatat e shoqërisë civile dhe kontributi i tyre në programet e kandidatëve në zgjedhjet lokale “Na duhet një kulturë institucionale për të dëgjuar zërat e të gjithë qytetarëve dhe të të gjitha grupeve të…

  • Qytetarët për ndryshim #20

    JANAR-MARS 2025 Qytetarët që marrin iniciativën në komunitetet e tyre, ndërtojnë shpresën nga poshtë Në këtë numër kushtuar pjesëmarrjes qytetare, sjellim tregimet e atyre që nuk pajtohen me status quo. Nga Manastiri deri në Shkup, përmes konferencave, trajnimeve, marshimeve dhe analizave lokale, sektori civil udhëheq betejën e vet dhe të…

  • Qytetarët për ndryshim #19

    TETOR-DHJETOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarëve për Ndryshim #19, me fokus në Angazhimin Qytetar. “Jam i bindur se në dialog me organizatat joqeveritare do të mund të ndërtojmë politika më të mira, do të mund të marrim vendime më cilësore për sfera të caktuara të…

  • Qytetarët për ndryshim #18

    KORRIK – SHTATOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #18, me fokus në ambientin mundësues. “Nuk ka progres në reformën gjithëpërfshirëse të kornizës për financimin shtetëror të organizatave të shoqërisë civile” – ky është konstatimi i vjetër – i ri i Raportit për mjedisin…

  • Qytetarët për ndryshim #17

    PRILL – QERSHOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #17. Mesazhi i parë për mjedisin që mbaj mend më është drejtuar nga një kalendar i “Bota jonë”, një botim interesant, informues dhe edukativ për nxënësit e fillores. Në secilën anë kishte foto të zogjve…

  • Qytetarët për ndryshim #16

    JANAR – MARS 2024 Mirëserdhët në numrin e ri të revistës Civica mobilitas, “Qytetarët për ndryshim #16”, lajmëtar i programit për mbështetjen e shoqërisë civile të mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, por edhe lajmëtar i gjithë shoqërisë civile. Pas një pauze gati një vjeçare, po i rikthehemi temave dhe nismave…