Qytetarët për ndryshim #2

KORRIK - SHTATOR 2019 

“Këmbëngulja paguhet edhe krahas të gjitha mohimeve, kërcënimeve, sulmeve fizike dhe verbale, torturave inspektuese nga pushteti, që nuk dëshironte të flasë e as të zgjidhë probleme me ujin e pasigurt në Gjevgjeli” – kjo është pjesë e postimeve në fejsbuk të iniciativës qytetare “Arsena” nga Gjevgjelia. Ata që në fillim, postimin e f illojnë me fjalët: Gjashtë vjet aktivizëm i palodhshëm qytetar që solli fryte dhe me këtë e caktuan fundin e një betejë të madhe për qytetarët, betejë në të cilën qytetarët e Gjevgjelisë fituan ujë të pastër dhe të pijshëm, ku siç thotë kryetari Pockov “nuk ka arsen, vetëm H20 rrjedh nëpër çezmat shtëpiake”.

Cm 2 Sq

Civika mobilitas i mbështet aktivistët e palodhshëm të Arsena, të cilët bile 10 herë nënë analiza të ujit në laboratorin e licencuar ndërkombëtar që ta bindin pushtetin lokal të ndërmarrë hapa për zgjidhjen e problemit. Rezultatet shkuan edhe deri në 177% më shumë arsen nga kufiri maksimal i lejuar, sipas Organizatës Shëndetësore Botërore. Krahas pushtetit, aktivistët e “Arsena” i informuan edhe qytetarët, i edukuan, e pastaj bashkë me ata organizuan iniciativa të ndryshme që të bëhet presion për ndërtimin e sistemit të ri të puseve për furnizim me ujë. Dhe ia arritën!

Ky është shembull i mirë i aktivizmit ose angazhimit qytetar. Dhe për fat të mirë, nuk është i vetmi. Për shembull “Na tocak”. Kur për herë të parë u tubuan, në verën e vitit 2012 shumë pak flitej, ndërsa akoma më pak bëhej për ndërgjegjësimin për biçikletën si mjet transporti. Ngritja në nivel të pjesëmarrësit të barabartë në komunikacion në Shkup, për çka edhe ata do të pajtoheshin, ishte vetëm një ide e mirë. Sot, pas shtatë viteve aktivizëm dhe #81 Masa kritike të vozitura vetëm në Shkup, mijëra njerëz kishin vetëdije personale për çiklizmin urban. Dhe atë jo vetëm në Shkup, por edhe në qytetet tjera në vend. Shkupi ka mbi 80 km shtigje për çiklizëm, nëpër qytet dhe në bregun e lumit, ndërsa pushtet lokale punojnë në rikonstruimin dhe ndërtimin e të rejave, me të cilat do të lidhet i gjithë qyteti. Ka edhe shumë për tu bërë do të thonë entuziastët nga “Na toçak”, por ata arritën ta kthejnë vëmendjen edhe të pushtetit të kaluar dhe të tashëm lokal për këtë çështje. Propozimet e tyre janë mirë të menduara dhe çdo pushtet ka vizion për të ardhmen dhe i parasheh trendët.

Dhe në fund të përmblidhen këto dy rrëfime, nëse parashtrohen pyetje, cila ka kontribuar për ujë të pastër, kush ngriti iniciativë dhe loboi për shtigje të reja për çiklizëm në kryeqytet? Përgjigja e vetme e mundshme janë qytetarët dhe atë përmes angazhimit të tyre qytetar. Angazhimi nënkupton punë, por me punë me të cilën do të bëhen ndryshime në jetën e komunitetit, si për shembull për banorët e Gjevgjelisë ose në komunitetin e çiklistëve, falë atyre dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Për ndryshim të tillë, nevojitet që puna të përfshijë njohuri dhe shkathtësi, vlera dhe motivim, si ato të aktivistëve të “Arsena” dhe “Na toçak”.

Ndërtimi dhe mbrojtja e demokracisë nënkupton vetëm sjellje të ligjeve dhe zbatimin e zgjedhjeve, por i përfshinë dhe të gjitha segmentet tjera në jetën e një shoqërie, që e bëjnë shoqërinë të shëndetshme.

QYTETARËT AKTIV zgjidhin probleme;

QYTETARËT AKTIV zgjidhin liderë më të mirë dhe nxitin lidership më të mirë;

QYTETARËT AKTIV nuk u thonë politikanëve “na thoni çfarë mendoni se çka dëshirojmë të dëgjojmë” por “na thoni të vërtetën dhe ne do t’ju ndihmojmë më mirë ta bëni punën”.

Mirëserdhët në numrin e ri të Qytetarët për ndryshime të Civika mobilitas, tema kryesore të cilës është aktivizmi qytetar.

Продолжи со читање