Civica Mobilitas shpall një thirrje për shpërndarjen e granteve për angazhim qytetar [CM-GGA].
Aplikimet mund të dërgohen nga:
- Organizatave civile të regjistruara sipas Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet
- Shoqata të tjera joqeveritare, jofitimprurëse të regjistruara sipas Ligjit për Aktivitetin Shkencor-Hulumtues.
Në këtë thirrje për grante për angazhim qytetar, aplikimet DUHET të kenë një aplikant kryesor dhe të paktën DY partnerë. Partnerët duhet të jenë të regjistruar si një nga kategoritë e mësipërme. Aplikantët për këtë thirrje do të konsiderohen të përshtatshëm nëse dërgojnë vetëm një aplikim në çdo rol (si aplikant kryesor ose si partner).
Procesi i Aplikimit
Aplikanti kryesor dhe partnerët duhet të jenë të regjistruar në platformën: www.grants.mk (Shkarko Udhëzuesin për Krijimin e Profilit). Pasi të regjistrohen, vetëm APLIKANTI KRYESOR duhet të fusë informacionet e lidhura me aplikimin dhe të regjistrohet për këtë thirrje për propozime. APLIKANTI KRYESOR duhet të shtojë organizatat partnere (duke futur numrat e tyre unikë të identifikimit) të cilat do të duhet të konfirmojnë partneritetin përmes një konfirmimi që do t’u dërgohet në e-mailin e tyre (të dhënë gjatë regjistrimit të tyre në platformë).
Procesi i aplikimit është plotësisht online. Kjo thirrje për propozime përbëhet nga Udhëzues për Aplikantët dhe një FORMULAR APLIKIMI me bashkëngjitje (shkarko Udhëzuesin për Aplikantët); (shkarko Aplikimin dhe bashkëngjitjet Word). Komisioni për Zgjedhjen e Grantit (KZG) do të vlerësojë dhe seleksionojë kandidatët potencialë në bazë të aplikimeve të tyre.
Plotësimi online i aplikimit është i mundësuar (shkarko Udhëzuesin për Plotësimin e Aplikimit). Para se të filloni të plotësoni aplikimin, është e nevojshme që aplikanti kryesor dhe partnerët të regjistrohen në platformën https://grants.mk (shkarko Udhëzuesin për Krijimin e Profilit).
Në këtë thirrje për propozime, prioriteti është dhënë angazhimit aktiv të qytetarëve në planifikimin dhe zbatimin e projekteve. Aktivitetet e propozuara duhet të kontribuojnë në rritjen e njohurive dhe besimit në shoqërinë civile. Ato duhet të drejtohen nga qëllimet dhe prioritetet e kësaj thirrjeje që mund t’i gjeni në Udhëzuesin për Aplikantët.
Kohëzgjatja e aktiviteteve duhet të jetë midis 24 dhe 28 muajve. Shuma e grantit të kërkuar duhet të jetë jo më shumë se 5,600,000 denarë. Organizatave u lejohet të dorëzojnë vetëm një aplikim për këtë thirrje – si aplikant kryesor ose si partner. Organizatave që janë pjesë e një konsorciumi që ka marrë një grant në thirrjen e mëparshme të Civica Mobilitas (CM-PG Grante Partnere) nuk u lejohet të aplikojnë për këtë thirrje.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 12 Prill 2024 deri në orën 13:00.
Aplikantët do të njoftohen përmes e-mailit për pranimin e aplikimit të tyre të plotësuar. Civica Mobilitas nuk do të pranojë aplikimet të dërguara me postë ose ato të dorëzuara personalisht.
Takime Informative për Thirrjen
Qëllimi i këtyre takimeve është të diskutojnë ide, të lidhen në rrjet, të ndajnë përvoja dhe të sqarojnë çdo kërkesë ose pyetje lidhur me këtë thirrje.
Regjistroni pjesëmarrjen tuaj në ndonjërën nga takimet informative të organizuara për Thirrjen.
Data | Qyteti | Lokacion |
---|---|---|
5 Mars 2024, martë 11:00 | Kriva Palanka | Europe House – Kriva Palanka |
7 Mars 2024, enjte 11:00 | Gostivar | Qendra e Burimeve Civile – Gostivar |
8 Mars 2024, premte 11:00 | Veles | Europe House – Veles |
12 Mars 2024, martë 11:00 | Strumica | Europe House – Strumica |
13 Mars 2024, mërkurë 11:00 | Struga | American Corner – Struga |
14 Mars 2024, enjte 11:00 | Stip | Qendra e Burimeve Civile – Stip |
15 Mars 2024, premte 11:00 | Bitola | Mladi Hub Bitola |
18 Mars 2024, të hënë 11:00 | Shkup | Qendra e Burimeve Civile – Shkup |
20 Mars 2024, mërkurë 11:00 | Shkup | Qendra e Burimeve Civile – Shkup |
Pyetje dhe Pëgjigje
Ne kemi publikuar pyetjet dhe përgjigjet për Thirrjen për dhënien e granteve për angazhim qytetar [CM-GGA] që mbërritën në adresën tonë të mbështetjes deri në afatin e fundit dhe ato që u ngritën gjatë takimeve informative.
📁 PYETJE DHE PËRGJIGJE të mbërritura deri më 02.04.2024.
Palët e interesuara mund të dërgojnë pyetjet e tyre me shkrim në: helpdesk@civicamobilitas.mk deri më 2 Prill 2024, deri në orën 13:00. Subjekti i mesazhit duhet të përmbajë etiketën referuese për këtë thirrje: CM-GGA. Pyetjet mund të paraqiten edhe përmes faqes së internetit të Civica Mobilitas.
Afati i Paraprak
Hapja e thirrjes për propozime: 12 Shkurt 2024
Takime informative (9): Mars 2024
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 12 Prill 2024, ora 13:00
Vendimi i Komisionit të Zgjedhjes së Granteve: Prill/Maj 2024
Njoftimi i aplikantëve të zgjedhur dhe të refuzuar: Maj/Qershor 2024
Nënshkrimi i kontratave: Qershor 2024