Impakt net 2 copy

Velesi mund dhe duhet të jetë një komunë e gjelbër dhe me prosperitet

Fondacioni Impakt Net nga Velesi e organizoi më 25 janar të vitit 2023 tribunën Angazhime të përbashkëta për praktika transformuese drejtë një komune të gjelbër dhe me perspektivë në të cilin përveç nxënësve të shkollave të mesme morën pjesë edhe disa nga këshilltarët komunal, deputetë të kuvendit të Maqedonisë nga Velesi, përfaqësues të komunës dhe organizatave të shoqërisë civile.

Gjimnazistët e Velesit kërkuan që të mbillen më shumë pemë në qytet, themelimin e kadastrës së gjelbër që do të kujdeset për ta dhe restaurimin e pyllit të djegur rreth liqenit “Mlladost”. Folësit i kërkuan bashkëqytetarëve që të përdorin më rrallë automjetet, më shpesh biçikletat dhe skuterët elektrikë dhe kërkuan nga pushteti lokal që t’u sigurojë shtigje të sigurta për këmbësorë. Petre Cilakov, shef i sektorit të urbanizmit, mbrojtjes së mjedisit jetësor, veprimtarive komunale, integrimeve evropiane dhe zhvillimit ekonomik lokal, informoi për aktivitetet e komunës për rindërtimin e zonave ekzistuese dhe ndërtimin e zonave të reja të gjelbra në qytet për aksionin e vitit të kaluar për pyllëzim mbi liqenin “Mlladost” dhe për pastrimin e disa deponive të egra.

Deputeti Igor Zdravkovski sqaroi se institucionet kompetentete bëjnë përpjekje që deri në vitin 2025 të ndërtojnë një deponi për menaxhimin e mbeturinave të ngurta dhe deri në vitin 2027 një stacion për trajtimin e ujërave të zeza në lumin Vardar. Këshilltari Dimitar Abrashev foli për ajrin e ambientit dhe nevojat e disa stacioneve matëse në qytet. Ai u premtoi të pranishmëve se do të përpiqet të punësojë një inspektor ekologjik në Këshill, i cili do të monitorojë rregullisht situatën dhe do të alarmonte në kohë për të gjitha çregullimet. “Nuk është në rregull që Komuna e Velesit vitin e kaluar të investojë 10 milionë denarë për ekologji, ndërsa për vitin 2023 ajo shumë të zvogëlohet në 8 milionë denarë”, theksoi Abrashev.

impakt_net_-_2_-_copy

Këshilltarja Elizabeta Mitrevska Angjeleska kërkoi nga qytetarët përshtatjen e mënyrës së jetesës dhe kujtoi subvencionet që Komuna e Velesit u jep qytetarëve për blerjen e biçikletave dhe kondicionerëve inverter që nuk e ndotin ajrin e ambientit. Për rëndësinë e gjelbërimit foli edhe Liliana Popovska nga Instituti i Gjelbër, e cila shtoi se shteti duhet të jetë plotësisht i përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes evropiane të gjelbër dhe Agjendës së gjelbër për ballkanin perëndimor.

Sipas Stevçe Deçev, koordinator i projektit, aktivitete të tilla janë nxitje për të rinjtë dhe pritshmëritë e tyre nga politikanët, veçanërisht premtimet e dhëna në zgjedhjet e fundit. “Zgjodhëm katër pika të fokusit: përpunimin e mbetjeve, transportin publik të qytetit, gjelbërimin dhe sasinë dhe cilësinë e tij. Thjeshtë duam të besojmë se këto premtime do të gjejnë realizim konkret.

Mobilizatorët e komuniteteve Stefan Atanasovski Trajkoviq dhe Bllagoj Gjorgjievski theksuan se partitë politike, këshilltarët dhe deputetët janë nën syrin vigjilent të qytetarëve dhe shoqërisë civile në zbatimin e Programit për mjedisin jetësor. Në tribunë, Ivan Trifunov promovoi konceptin e aplikacionit: Harta e gjelbër, i cili do të përpunohet me të rinjtë dhe do të promovohet në muajin mars si pjesë e aktiviteteve të projektit.

Realizimi i këtij tribune është mundësuar nga projekti “Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” i Qeverisë së Zvicrës i cili zbatohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES), kurse grantet administrohen nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN).

impakt_net_1_-_copy

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.