1 web

U mbajt trajnimi “Implikimet e Ligjit për Shërbime Digjitale të BE-së mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut”

Në kuadër të projektit “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Tregun e Vetëm Digjital të BE-së”, i cili synon të avancojë standardet e të drejtave digjitale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë integrimin e tij në tregun e vetëm digjital, më 24 prill 2025, Fondacioni Metamorfozis organizoi një trajnim njëditor në temën “Implikimet e Ligjit për Shërbime Digjitale të BE-së mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut”.

Trajnimi u zhvillua në ambientet e Fondacionit Metamorfozis në Shkup dhe mblodhi së bashku përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe të mediave. Ngjarja filloi me regjistrimin dhe rrjetëzimin joformal, dhe më pas vijoi sesioni hyrës kushtuar bazave të Ligjit për Shërbime Digjitale të BE-së (Digital Services Act – DSA) dhe parimet e tij kryesore të transparencës, llogaridhënies dhe mbrojtjes së përdoruesve, si dhe ndikimin e tij në lirinë e shprehjes dhe të drejtat digjitale.

Në vazhdim të trajnimit, u prezantuan gjetjet kryesore nga hulumtimi mbi implikimet e Ligjit për Shërbimet Digjitale të BE-së mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut, me një fokus të veçantë në sfidat dhe rreziqet që lidhen me platformat digjitale, sinjalizuesit e besuar dhe moderimin algoritmik.

Në pjesën e fundit të trajnimit, pjesëmarrësit punuan në grupe për të formuluar propozime dhe prioritete për avokim në kontekstin e zbatimit të Ligjit për Shërbimet Digjitale të BE-së në Maqedoninë e Veriut.

Në fund fare, trajnerët Prof. Dr. Elizabeta Tosheva dhe Prof. Dr. Ana Sekullovska J. I prezantuan rekomandimet nga hulumtimi dhe përfundimet e përbashkëta dhe hapat e mëtejshëm.

2 web

Ngjarja pati karakter interaktiv dhe mundësoi diskutime të frytshme dhe shkëmbim njohurish, përvojash dhe idesh për atë se si shoqëria civile dhe mediat mund të angazhohen në mënyrë proaktive në procesin e harmonizimit me rregulloret digjitale evropiane.

Hulumtimi “Implikimet e Ligjit për Shërbimet Digjitale të BE-së mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut, të cilin e realizuar trajnueset në kuadër të projektit “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Tregun e Vetëm Digjital të BE-së”, gjendet në këtë link.

Projekti “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Tregun e Vetëm Digjital të BE-së” financohet nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor, dhe zbatohet nga Partnerët Serbi (Serbi), Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), “Why Not?” (“Pse Jo?”) (Bosnjë dhe Hercegovinë), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi), “Women in TechKosovo” (Kosovë) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri).

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.