[aggregator] downloaded image for imported item #37143

Thirrje për prodhimin e produkteve mediatike

Përditësuar më 23.02.2024.

Fondi i Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë – UNFPA në partneritet me Forumin Rinor Arsimor (FRA) në kuadër të projektit rinor rajonal “Rinia për përfshirje, barazi dhe besim”, rishpallin thirrjen për të rinjtë për prodhimin e produkteve mediatike me temë: narativa konstruktive, nxitje e bashkëpunimit, dialog ndërkulturor, mirëkuptim dhe besim.

Thirrja është e hapur për të gjithë të rinjtë kreativë nga mosha 16 deri 26 vjeçare të cilët kanë deshirë të bëjnë ndryshime në komunitetin e tyre përmes prodhimit të produkteve mediatike në tema lidhur me  narativat konstruktive, nxitjen e bashkëpunimit, dialogun ndërkulturor, mirëkuptimin dhe besimin.

Kushtet dhe detyrimet e pjesëmarrësve në këtë programë

Kandidatët e interesuar për pjessëmarrje në këtë program duhet të jenë:

  • Të rinjë në moshën nga 16 deri 26 vjeç;
  • Të interesuar për temat e projektit;
  • Të mund të marrin pjesë në një trajnim kreativ katër ditor për ndërtimin e aftësive për përgaditjen e prodhimeve mediatike (7-10 Mars 2024);
  • Të angazhohen në punën në teren në bashkësite lokale dhe me ndihmën  dhe mbështetjen e mentorëve pas trajnimit të përpunojnë produktet mediatike.

Qëllimi kryesor i programit është të mbështes 15 të rinjë në promovimin e narativave pozitive, nga të rinjtë për të rinjtë të cilët do të nxisin bashkëpunim multietnik, përfshirje dhe barazi gjinore. *Gjatë përzgjedhjes së pjesëmarrësve do të meret parasysh shpërndarja gjeografike e aplikuesve.

Fushat në të cilat duhet të fokusohen produktet mediatike përfshijnë: 

  • Edukimi I bashkëmoshatarëve,
  • Identiteti dhe dialogu ndërkulturor,
  • Pjesëmarrja rinore,
  • Aktivizmi rinor dhe
  • Formësimi i perceptimeve për stereotipet, paragjykimet dhe diskriminimin.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kenë mundësi përmes sesioneve të ndryshme, përgjatë trajnimit katër ditor, të njihen me bazat e gazetarisë dhe zhvillimin e një tregimi, fotografinë gazetareske, teknikat për audio dhe video inçizimin dhe editimin e produkteve multimediale.

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të punojnë me mentor I cili do ti këshilloj dhe do ju ndihmojë gjatë përpunimit të produkteve mediatike. Pjesëmarrësit do të kenë lirinë të zgjedhin një format të ndryshëm të cilin do ta përdorin gjatë përpunimit të produkteve mediatike: web, video, audio apo të shtypura. Shpenzimet lidhur me zbatimin e detyrës do të rimbursohen në mënyrë adekuate pas miratimit paraprak dhe në pajtueshmëri me politikat e organizatorit.

Të gjitha përmbajtjet mediatike që do të përpunohen nga pjesëmarrësit e rinjë do të postohen edhe në rrjetet sociale të FRA-së dhe UNFPA-së.

Afati I fundit për aplikim është 1 Mars 2024, në këtë LINK. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen më së voni deri më 5-së Mars viti 2024. *Aplikimet e mbërritura në formularin e hapur më 20.02.2024 do të merren parasysh në përzgjedhjen përfundimtare të pjesëmarrësve. Aplikuesit që kanë aplikuar, nuk është e nevojshme të plotësojnë formularin aplikues përsëri.

Nëse keni nevojë për informata shtesë apo nëse keni pyetje, mos ngurroni të kontaktoni Ivona Kuzmanovska në ivona_kuzmanovska@mof.org.mk.

The post Thirrje për prodhimin e produkteve mediatike appeared first on YEF.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.