ЕПИ

Thirrje për pjesëmarrje në online diskutim “Qasje në ujë të pastër për të gjithë”

Instituti për politikë evropiane në bashkëpunim me Institutin për studime të komunikimit, në kuadër të fushatës “Kthjellohu”, organizon diskutim me qytetarët  me temën “Qasje në ujë të pastër për të gjithë” që do të mbahet më 18 nëntor (e enjte) nga ora 12:00 përmes platformës Zoom.

Qëllimi i këtij diskutimi është të dëgjohen përvojat dhe qëndrimet e qytetarëve për gjendjen aktuale në aspektin e qasjes  dhe cilësisë dhe mbrojtjes së ujit të pijshëm, si dhe ndotjes dhe mbrojtjes së ujërave sipërfaqësore (lumenj, liqene, rezervuarë) në vendin e tyre të vendbanimit dhe shtetit në tërësi. Pjesëmarrësit në këtë ngjarje do të kenë mundësinë të diskutojnë mbi projektet dhe aktivitetet e nevojshme që duhet të zbatohen për të adresuar problemet që ata i konsiderojnë prioritare.

Pikëpamjet e pjesëmarrësve dhe përfundimet e diskutimeve do të prezantohen në një raport të ngjarjes. Çdo pjesëmarrës në event do të marrë kompensim financiar prej 920 denarë (shuma bruto).

Kushtet për pjesëmarrje

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë pyetësorin për pjesëmarrje në ngjarje në linkun e mëposhtëm (https://forms.gle/ZYbosStM5Y4jPzoW8)

Personat që do të përfshihen në ngjarje duhet të aplikojnë dhe të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

– Të jenë mbi 18 vjeç;

– Të banojë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Afati i fundit për aplikim është dita e martë, 16 nëntor 2021. Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen në adresën e emailit ose numrin e telefonit të shënuar në aplikacion.

Për çdo pyetje në lidhje me ngjarjen, na kontaktoni me email në stefan.ristovski@epi.org.mk +3892 3 280 100.

Vendet për të marrë pjesë në ngjarje janë të kufizuara. Organizatorët synojnë të arrijnë përfaqësim të barabartë gjeografik të rajoneve në përzgjedhjen e pjesëmarrësve. Përparësi do të kenë aplikantët që do të jenë të parët që do të aplikojnë për thirrjen.

Продолжи со читање

  • Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”

    Më 10 dhjetor 2025 në Hotelin “Holiday Inn” (Shkup),do të mbahet edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në temën “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”. Këtë vit, Konferenca do të fokusohet në mënyrën se si përparimi i shpejtë teknologjik po i riformëson qëndrueshmërinë demokratike, të drejtat e njeriut dhe besimin shoqëror në një botë […]
    The post Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” first appeared on Metamorphosis.

  • “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025

    Fondacioni Metamorphosis, përmes “Disinfo Radar”-it të tij, është përzgjedhur mes 30 zgjidhjeve që prezantohen në Forumin e Paqes në Paris 2025 — një platformë globale që vë në pah inovacione konkrete për paqen dhe reziliencën demokratike. Kjo përzgjedhje përfaqëson një njohje të fortë ndërkombëtare për lidershipin afatgjatë të Metamorphosis në përballjen me dezinformimin në Ballkanin […]
    The post “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025 first appeared on Metamorphosis.

  • Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së

    Për të përparuar në rrugën e tyre të integrimit evropian, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurojnë lirinë dhe pluralizmin e medias. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nënkupton tejkalimin e angazhimeve formale dhe dëshmimin përmes veprimeve konkrete se reformat demokratike janë më shumë sesa fjalë në letër. Disa javë më […]
    The post Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së first appeared on Metamorphosis.

  • Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025

    Metamorfozis ishte pjesë e Samitit Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, të organizuar nga Qeveria e Spanjës nga 7 deri më 9 tetor 2025, në Vitoria-Gasteiz, Spanjë. Samiti mblodhi mbi 2,000 reformatorë, liderë dhe ekspertë nga mbi 70 vende me një qëllim të vetëm: forcimin e besimit, transparencës dhe demokracisë në një botë që […]
    The post Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025 first appeared on Metamorphosis.