Open ai

Thirrje për pjesëmarrësit që të na bashkohen në sesionin tonë studimor “Open your AIs” në Strasburg

A jeni duke punuar në një organizatë rinore dhe jeni të interesuar për përdorimin etik të mjeteve të Inteligjencës Artificiale (IA)? Dëshironi të eksploroni se si IA-ja ndikon në pjesëmarrjen e të rinjve, të drejtat e njeriut dhe demokracinë?

Bashkohuni në sesionin studimor “Open your AIs” dhe bëhuni pjesë e një komuniteti të rinjve që sjellin ndryshime, të gatshëm për të përballuar të ardhmen e inteligjencës artificiale me një qasje kritike dhe të bazuar në të drejtat.

Sesioni i studimit është një hapësirë ku pjesëmarrësit mund të eksplorojnë sfidat kryesore që lidhen me inteligjencën artificiale, të shkëmbejnë ide dhe të bashkëkrijojnë mjete praktike, strategji ose rekomandime që mund të mbështesin drejtpërdrejt punën e tyre në organizatat rinore. Sesioni studimor i organizuar në kuadër të Programit Të Rinjtë për Demokracinë në bashkëpunim me “Connet International” në partneritet me “Curiosite Centre de Formation” dhe ekspertizën e Fondacionit Metamorfozis.

Ne jemi në kërkim të 20 pjesëmarrësve nga të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

Duke marrë pjesë, ju do të:

  • Rritni kapacitetin digjital të organizatës suaj – Mësoni se si të vlerësoni në mënyrë kritike dhe të integroni me përgjegjësi mjetet e AI-së në punën dhe projektet tuaja të përditshme.
  • Eksploroni anën etike të AI-së – Reflektoni mbi përfitimet, rreziqet dhe dilemat etike që sjell inteligjenca artificiale dhe se si ato ndikojnë tek të rinjtë dhe shoqëritë tona.
  • Nxisni biseda kuptimplote – Merrni mjete dhe strategji praktike për të sjellë etikën e AI-së në programet tuaja dhe për të angazhuar të rinjtë në formësimin e së ardhmes së tyre digjitale.
  • Kuptoni politikat digjitale që kanë rëndësi – Zgjeroni njohuritë tuaja mbi Ligjin e AI-së të BE-së, Konventën e Ai-së të Këshillit të Evropës dhe mënyrat se si organizatat rinore si e juaja mund të kontribuojnë në qeverisjen gjithëpërfshirëse dhe të drejtë të AI-së.

Dita e mbërritjes 22 qershor 2025

Dita e nisjes 28 qershor 2025

Në objektin e Këshillit të Evropës të quajtur Qendra Evropiane Rinore në Strasburg, Francë.

  • Jeni midis 18 dhe 30 vjeç?
  • Jeni anëtar i një organizate rinore apo punonjës me të rinjtë?
  • A jeni banor në një nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës?
  • Dëshironi të mësoni më shumë rreth politikave digjitale dhe rinore të Sektorit të Rinisë të Këshillit të Evropës?
  • Doni të kuptoni më mirë se si Inteligjenca Artificiale po ndikon në jetën e të rinjve?
  • A jeni të interesuar për qasjet etike, të bazuara në të drejtat e njeriut ndaj teknologjisë?

Atëherë, aplikoni për sesioni studimor deri më 9 maj 2025 përmes këtë formulari.

Akomodimi, ushqimi, shpenzimet për vizë, si dhe shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit mbulohen nga Departamenti i të Rinjve i Këshillit të Evropës.

Kontributi i pjesëmarrësve do të jetë një tarifë prej 50 euro, të cilat do t’u kërkohet ta transferojnë nëpërmjet transferimit bankar në llogarinë e “Connect International” të paktën 3 javë përpara fillimit të sesionit studimor.

Afati i fundit për aplikim: 9 maj 2025

Informimi mbi statusin e aplikimit tuaj: 15 maj 2025

Linku i thirrjes origjinale: Call for participants to join our study session “Open your AIs” in Strasbourg | Connect INTERNATIONAL

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij

    Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij nëpër 20 qytete në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, nga shtatori deri në nëntor të vitit 2025. Ndalesa e parë është në Prizren, Kosovë, më 8 shtator, e ndjekur nga Mitrovica më 9 […]
    The post Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij first appeared on Metamorphosis.

  • RAPORT I BIRC: PERSPEKTIVA E REFORMAVE TË QËNDRUESHME NË KUADËR TË KLASTERIT 3 DHE KLASTERIT 1

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Në këtë kuadër, tashmë nga ekspertët është vënë në dukje se harmonizimi i konceptit evropian, gjegjësisht ligjeve europiane në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut mbetet një imperative jetik për të krijuar dinamika tjera në arsimin e lartë në drejtim të përmirësimit të cilësisë.
    Klasteri 3 që do të hapet me BE-në e vendos fokusin në konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Pikërisht, në sinkron me këtë klaster, shtetet anëtare duhet të kenë kornizën ligjore, administrative dhe financiare  si dhe kapacitetet e nevojshme zbatuese për të siguruar menaxhimin e shëndoshë financiar të programeve të arsimit, trajnimit dhe komunitetit rinor. Për të siguruar përfshirje të plotë dhe të suksesshme në programet kornizë, vendet anëtare duhet të sigurojnë kapacitetet e nevojshme zbatuese në fushën e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, pa anashkaluar stafin adekuat.
    Në këtë kuadër, reformat në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor nuk janë vetëm një përparësi sektoriale, por një domosdoshmëri strategjike që ndërlidhet drejtpërdrejt me cilësinë e kapitalit njerëzor dhe aftësinë e vendit për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese. Klasteri 3 përfshin kapitujt që lidhen me arsimin, kërkimin shkencor dhe kulturën (25 dhe 26), ndërsa Klasteri 1 përqendrohet në sundimin e ligjit, etikën dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Të gjitha këto dimensione mbeten me ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin arsimor.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • RAPORT I BIRC: ARSIMI NË KRIZË, EKSPERTËT KËRKOJNË DEPOLITIZIM DHE REFORMA TË THELLA

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Pas më shumë se tridhjetë vjetësh nga fillimi i tranzicionit , Maqedonia e Veriut akoma përballet me sfida të thella që lidhen me kalimin nga reforma të bazuara kryesisht në interesat politike afatshkurtra, drejt reformave të qëndrueshme dhe profesionale, të bazuara në ekspertizë. Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm në sektorin e arsimit të lartë, ku ndikimet e politizimit dhe mungesa e vazhdimësisë kanë minuar besueshmërinë, cilësinë dhe efikasitetin e sistemit arsimor.
    Ekspertë nga fusha e arsimit kanë vënë në dukje se një nga pengesat kryesore në rrugën drejt reformave substanciale në arsimin e lartë është mungesa e një konsensusi politik të gjerë dhe të qëndrueshëm që mund të mbrojë dhe implementojë strategji afatgjata pa ndërhyrje të politikave ditore. Përvojat rajonale, siç përmendet nga ekspertët modeli i Sllovenisë, tregon se sukseset e reformave strukturore vijnë nga politikat me vazhdimësi, përfshirja e komunitetit akademik dhe mbështetja e institucioneve shtetërore gjatë një periudhe të gjatë kohore.
    Në përputhje me këto nevoja, Maqedonia e Veriut ka bërë hapa konkretë duke themeluar më 6 nëntor 2024 Trupin Nacional Koordinues për Reforma në Arsimin e Lartë, një entitet gjithëpërfshirës që bashkon përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, biznesit dhe shoqërisë civile, me mandatin për të rikthyer cilësinë, standardizimin dhe investimet në shkencë dhe kërkim. Ky trup synon të nisë një reformë strukturore të thellë, duke përgatitur propozime konkrete për përmirësimin e sistemit arsimor gjatë 18 muajve të ardhshëm.
    Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Raportet e Komisionit Evropian për vitet 2023 dhe 2024, si dhe analizat e organizatave ndërkombëtare si UNDP dhe OECD/SIGMA, evidentojnë mungesën e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, politizimin e universiteteve dhe fragmentimin e legjislacionit, si faktorë që pengojnë konsolidimin e reformave në arsimin e lartë. Pa i tejkaluar këto barriera, vënë në pah ekspertët, Maqedonia e Veriut, do të vazhdojë të përballet me sfida në ndërtimin e institucioneve të depolitizuara, të pavarura dhe të përgjegjshme ndaj komunitetit akademik dhe shoqërisë.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU