[Aggregator] Downloaded image for imported item #42170

THIRRJE PËR PJESËMARRËS NË SHKOLLËN E TETË PËR POLITIKA EUROPIANE

Tema: Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike – Kapitulli 27 i negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Evropian

Shkolla e Politikave Europiane është një aktivitet tradicional i Eurothink-ut që mbahet çdo vit. Qëllimi i ngjarjes është të kontribuojë për të kuptuar më mirë procesin e integrimeve europiane mes përfaqësuesve të organizatave qytetare, mediave dhe palëve të tjera të interesuara.

Tema e shkollës së këtij viti doli si interes dhe prioritet më i lartë i qytetarëve. Eurothink e mori këtë njohuri nga seria e 16 trajnimeve tematike të realizuara gjatë viteve 2024 dhe 2025 në kuadër të të njëjtit projekt.

Në fokus do të vendosen hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren në Maqedoni që këto çështje të marrin më shumë vëmendje dhe ndërhyrje konkrete, veçanërisht në kontekst të ndotjes së vazhdueshme të ajrit, menaxhimit të mbeturinave në zonat urbane, pastërtisë së lumenjve dhe ngritjes së vetëdijes dhe kulturës së qytetarëve. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet dimensionit evropian të këtyre temave, duke pasur parasysh se ato përbëjnë pjesë thelbësore të Kapitullit 27 në negociatat e vendit tonë me Bashkimin Evropian, që ndërlidhet me mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike.

Për kë është e destinuar:

Shkolla është e hapur për përfaqësues të organizatave qytetare dhe institucioneve, gazetarë, punonjës të mediave, studentë dhe profesionistë të rinj të interesuar për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike në vend.

Periudha dhe mënyra e zbatimit:

Shkolla për politika evropiane do të realizohet më 23 dhe 24 dhjetor (e martë dhe e mërkurë) të vitit 2025, në Hotel “Karposh”, në Shkup. Për pjesëmarrësit e përzgjedhur, Eurothink do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit.

Përfshirja dhe përfitimet:

  • Pjesëmarrësit e shkollës do të kenë mundësi t’i zgjerojnë njohuritë e tyre në tema që lidhen me përputhshmërinë e Maqedonisë me Bashkimin Evropian në lidhje me Kapitullin 27, mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike.
  • Si ligjërues do të angazhohen ekspertë eminentë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, me portofol të veçantë në këtë temë.
  • Të gjithë pjesëmarrësit që do të marrin pjesë në të paktën 80% të kohëzgjatjes së përgjithshme të Shkollës do të marrin certifikata për përfundim me sukses të shkollës.
  • Ligjëratat do të mbahen në gjuhën maqedonase.
  • Të gjitha detajet dhe informacionet e tjera do t’u shpërndahen shtesë pjesëmarrësve të përzgjedhur.

Mënyra e aplikimit dhe përzgjedhjes:

Të interesuarit duhet të dërgojnë një biografi të punës (CV) dhe një letër motivimi, të dyja në gjuhën angleze, në adresën elektronike  eurothink@eurothink.mk  deri më 12 dhjetor 2025, në ora 16:00.

Eurothink do t’i përzgjedhë dhe njoftojë pjesëmarrësit e përzgjedhur më së voni deri më 16 dhjetor 2025.

 

Edicioni i sivjetshëm i Shkollës së Politikave Europiane zbatohet në kuadër të projektit “Mediat për BE-në” – Programi i shoqërisë civile për pjesëmarrjen e mediave në negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, të cilin EUROTHINK – Qendra për Strategji Europiane e zbaton  në partneritet me Asociacionin Europian për Demokracinë Lokale (ALDA) dhe Institutin Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) me mbështetjen e Bashkimit Europian.

 

                                               

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.