Partnesrstvo so otvorena vlast

Thirrje e hapur për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Rrjetit për PQH

RRJETI I ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË COVILE PËR PARNTERITET PËR QEVERI TË HAPUR publikon:

THIRRJE TË HAPUR

për shprehjen e interesit për zgjedhjen e sërishme të 5 (pesë) anëtarëve nga organizatat e interesuara të shoqërisë civile nga Rrjeti i OSHC-ve për PQH në Këshillin Drejtues të Rrjetit të OShC-ve për PQH.

Çdo anëtar i Rrjetit mund të emërojë përfaqësuesin e tij në Këshillin Drejtues.

Emërimi i anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues bëhet me shkrim, duke parashtruar një formular emërimi, i cili shërben për të konfirmuar përshtatshmërinë e kandidatit të emëruar.

Kriteret e përshtatshmërisë për kandidatët e emëruar janë si më poshtë:

  1. Të paktën 5 vjet angazhim aktiv në një nga fushat prioritare;
  2. Kredibilitet profesional i vërtetuar përmes një biografie të shkurtër profesionale;
  3. Arritje specifike në fushat e veprimit të Rrjetit dhe më konkretisht në fushat e PQH-së. Kjo dëshmohet përmes punimeve, analizave etj. të bashkangjitura.
  4. Deklaratë e motivimit personal dhe një plan i shkurtër me ide se si kandidati i emëruar mund të kontribuojë për PQH-në përmes angazhimit në Këshillin Drejtues.

Me këtë thirrje ftohen të gjitha organizatat e interesuara të shoqërisë civile që janë anëtare të Rrjetit të OSHC-ve për PQH të aplikojnë duke dorëzuar aplikacionin e bashkëngjitur dhe dokumentet e nevojshme të shënuara në thirrje, me të cilat vërtetohet përmbushja e kritereve.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është 31 mars (e hënë) 2025.

Aplikimi për anëtarësim në Këshillin Drejtues të Rrjetit të OSHC-ve për PQH bëhet në mënyrë elektronike, duke dorëzuar një aplikim të plotësuar dhe dokumentet e nevojshme në adresën e mëposhtme të e-mailit: danche@metamorphosis.org.mk

Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni këtu.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.