Takim koordinues me përfaqësuesit e Komunës së Ohrit në kuadër të projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”
Në kuadër të projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”, i zbatuar nga Bashkësia e Ekologëve “Natyra” – Strugë, në partneritet me Grupin e vëzhguesve “Mirko Mileski” nga Kërçova, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes Civica Mobilitas u zhvillua një takim pune me përfaqësuesit e Komunës së Ohrit.
Takimi u realizua me përfaqësues nga Sektori për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Menaxhimin me Mbeturina, si dhe aktorë lokalë të angazhuar në çështjet mjedisore:
- Jasmina T.Momiroska– Udhëheqëse e Departamentit për zona të mbrojtura dhe pjesë të tjera të mbrojtura të natyrës
- Katerina Gusho Trajkoski– Këshilltare
- Syarta Ameti – Bashkëpunëtore e re për ruajtjen e rrallësive natyrore
- Vera Rauçnik – Udhëheqëse e Departamentit për menaxhim me mbeturina
- Ajfer Arif – Këshilltare në Komunën e Ohrit
- Boris Matevski– Kryetar i Qendrës së Gjelbërt Ohër
🎯 Qëllimi i takimit
Gjatë takimit u prezantuan objektivat e projektit, me theks të veçantë në:
- Formimin e Këshillit Rajonal Qytetar për Ajër
- Përfshirjen e shkollave, qytetarëve dhe organizatave lokale në rrjetin e monitorimit të ajrit
Përfaqësuesit e Komunës së Ohrit shprehën gatishmëri për bashkëpunim aktiv dhe mbështetje institucionale në realizimin e aktiviteteve në territorin e komunës.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti të qëndrueshëm mes sektorit civil dhe pushtetit lokal, me qëllim rritjen e transparencës, përdorimin e të dhënave të hapura dhe përmirësimin e politikave lokale për ajër të pastër. 🌿
Projekti “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor” synon të përmirësojë menaxhimin e cilësisë së ajrit përmes rritjes së pjesëmarrjes qytetare, qasjes në të dhëna të hapura dhe bashkëpunimit me komunat e Strugës, Ohrit, Vevçanit, Dibrës dhe Kërçovës.
Çfarë do të realizojmë?
- Trajnimin e 100 qytetarëve, mësimdhënësve dhe aktivistëve të rinj për monitorim dhe përdorim të të dhënave
- Formimin e Këshillit Rajonal Qytetar për Ajër për dialog të rregullt me komunat
Aktivitetet kryesore
- Fushatë informuese për ngritjen e vetëdijes publike
- Organizimi i trajnimeve dhe forumeve publike
- Hartimi i rekomandimeve për politika lokale për ajër të pastër
- Konferencë rajonale përmbyllëse
Rezultatet e pritshme
- Rrjet funksional rajonal me të dhëna publike dhe transparente
- Qytetarë të fuqizuar për pjesëmarrje aktive
- Dialog i strukturuar ndërmjet qytetarëve dhe komunave
- Rekomandime konkrete për politika për ajër të pastër në të paktën 5 komuna
Projekti krijon një model të shkencës qytetare dhe partneritetit lokal, ku të dhënat shndërrohen në mjet për transparencë, përgjegjësi dhe një të ardhme më të gjelbër për rajonin.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Bashkësisë së ekologëve “Natyra” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë Zvicerane, Civika Mobilitas ose organizatave që e zbatojnë atë”
Civica MobilitasEmbassy of Switzerland in North Macedonia
Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“


![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45440](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/untitled-design-1.png)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45511](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/03/169-31-1536x864-1-768x432.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45519](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/03/cover-photo-02.03.2026-768x399.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45542](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/4-1-768x432.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45552](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/naslovna-8-768x403.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45435](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/untitled-design-2-768x432.png)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #45445](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/02/untitled-design-768x576.png)