[Aggregator] Downloaded image for imported item #45445

Takim koordinues me kryetarin e Komunës së Vevçanit dhe  Drejtoreshën e N.P. “Eremja” në Komunën e Vevçanit në kuadër të projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”

image

Në kuadër të projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”, i zbatuar nga Bashkësia e Ekologëve Natyra – Strugë, në partneritet me Grupin e vëzhguesve “Mirko Mileski”-Kërçovë, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes Civica Mobilitas, u zhvillua një takim kordinues me përfaqësuesit e Komunës së Vevçanit , Kryetarin e Komunës së Vevçanit drejtoreshën e N.P. Eremja” Vevçani

Në takim u diskutua për bashkëpunimin institucional në kuadër të aktiviteteve të projektit.

Qëllimi i takimit

Gjatë takimit u prezantuan:

  • Aktivitetet për vendosjen e instrumenteve qytetare për matjen e cilësisë së ajrit në territorin e Vevçanit
  • Mundësitë për përzgjedhjen e lokacioneve në bashkëpunim me ndërmarrjen publike
  • Roli i komunës në funksionimin e rrjetit rajonal të monitorimit
  • Përfshirja e qytetarëve dhe institucioneve lokale në procesin e monitorimit dhe dialogut publik

Kryetari i komunës dhe Drejtoresha e ndërmarrjes shprehu gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e aktiviteteve.

Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit ndërmjet sektorit civil dhe institucioneve lokale në Vevçan, me synim rritjen e transparencës dhe përmirësimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit dhe ajër më të pastër për të gjithë qytetarët.

Projekti “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor” synon të përmirësojë menaxhimin e cilësisë së ajrit përmes rritjes së pjesëmarrjes qytetare, qasjes në të dhëna të hapura dhe bashkëpunimit me komunat e Strugës, Ohrit, Vevçanit, Dibrës dhe Kërçovës.

Çfarë do të realizojmë?

  • Vendosjen e të paktën 30 instrumenteve qytetare (Klimerko) për matjen e cilësisë së ajrit, të lidhura me platformën publike www.klimerko.org
  • Trajnimin e 100 qytetarëve, mësimdhënësve dhe aktivistëve të rinj për monitorim dhe përdorim të të dhënave
  • Formimin e Këshillit Rajonal Qytetar për Ajër për dialog të rregullt me komunat

Aktivitetet kryesore

  • Hartëzim dhe përzgjedhje e lokacioneve
  • Instalimi dhe lidhja e instrumenteve
  • Fushatë informuese për ngritjen e vetëdijes publike
  • Organizimi i trajnimeve dhe forumeve publike
  • Hartimi i rekomandimeve për politika lokale për ajër të pastër
  • Konferencë rajonale përmbyllëse

Rezultatet e pritshme

  • Rrjet funksional rajonal me të dhëna publike dhe transparente
  • Qytetarë të fuqizuar për pjesëmarrje aktive
  • Dialog i strukturuar ndërmjet qytetarëve dhe komunave
  • Rekomandime konkrete për politika për ajër të pastër në të paktën 5 komuna

Projekti krijon një model të shkencës qytetare dhe partneritetit lokal, ku të dhënat shndërrohen në mjet për transparencë, përgjegjësi dhe një të ardhme më të gjelbër për rajonin.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Bashkësisë së ekologëve “Natyra” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë Zvicerane, Civika Mobilitas ose organizatave që e zbatojnë atë”

#CHinMK#CivicaMobilitas

Civica MobilitasEmbassy of Switzerland in North Macedonia

Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“

Продолжи со читање