Untitled Design(1)

“STUDENTËT NË VENDIN  TONË  JETOJNË NE KUSHTE SHUMË MË TË KËQIJA NGA VENDET  ANËTARE TË BE-së”

“STUDENTËT NË VENDIN  TONË  JETOJNË NE KUSHTE SHUMË MË TË KËQIJA NGA VENDET  ANËTARE TË BE-së”

Ajo që pëshpëritej me zë të lartë  rreth standardit të ulët të studentëve më saktësisht për kushtet në internatet studentore në raportin e tij vërtetoi enti për auditim. rezultatet  që u konstantuan në raport sipas kryeauditori maksim acevski asesi nuk kanë të bëjnë me kushte të cilat duhet të jenë humane për banimtë studentëve tonë dhe janë dukshëm më të dobëta nga ato të bashkimit evropian. numrat për kapacitet akomuduese të stundentëve  janë tepër dështues  për të cilën gjendje dëshmojnë ankesat për mungesën e ujit në disa pjesë të kapaciteteve , mungesa e internetit, por parasëgjthash cilësia e akomodimit , e ushqimit dhe higjenës në internatet studentore të shtetit

 “Çmimi për akomodim në internatet studentore të shtetit është i pandryshuar që në vitin 2008 dhe është 6820 denarë, nga të cilët gjysma e subvencionohet nga shteti dhe gjysma tjetër paguhet nga vetë studentët,,, kështu që me 16 vjet çmim të pandryshuar bëhet  presion artificial  me qëllim që të mos ofrohet shërbim cilësor për studentët gjegjësisht qytetarët”, thotë kryeauditori shtetëror Maksim Acevski[1].

Sa ju përket rekomandimeve të esha -së për dyfishin e çmimit, gjegjësisht 14.680, den. ministrja vesna janevska mendon se tani do të ishte tronditje e madhe për studentët që duhet të paguajnë 7.340 denarë, por edhe për shtetin. ajo  drejtoi gishtin në ish-autoritetet sepse nuk e kanë rregulluar  çmimin me kostot reale dhe inflacionin. përveç problemeve me ushqim dhe akomodimin, ka patuar edhe ndarje  pa lejë të dhomave, blerje ushqimi me çmime jashta normës , kurse  studentët merrin ushqime me cilësi të dobët. pohon ministresha. po bëhen përpjekje për përmirësim të kushteve që të rinovohen dy konviktet e studentëve, të planifikohen të rinovohen edhe të tjera. por parë  sëgjithash  më rëndësi do të jen ndryshimet ligjore

 “janë të nevojshme ndryshimet në ligjin për standardet e studentit … kemi rënë dakord me kryetarin dhe gjithë kuvendin UQEM (univerziteti) të miratojnë një ligj të ri deri qershor 2025 bashkë me ate për arsim dhe pjesë të ligjit të vendosen në nënakte që të mund të punojmë ”- thotë Janevska.

 

ndërsa nga kuvendi studentor paralajmëruan  një program të ri për një standard më të mirë. kryetari i kuvendit UQEM Aleksandar Nikolovski thotë se organizohen  ne komisione dhe janë duke punuar për  çdo problem  nga çështja  e ushqimit të studentëve, për bursat dhe veçanrisht për akomodimin për çka do të përkushtohen më tepër gjatë miratimit të ligjit.

 “Në ligjin e ri për standardet e studentit, duhet të parashihen mjete të reja për konviktet sepse shumë pak mjete shpërndahen për atje , pastaj  ndryshim i  mënyrës së administrimit në konvikte  etj. sepse ato punime më të mëdhaja  do të sjellin zgjidhje më të mirë afatgjate për largimin e problemeve të mungesës së ujit të nxehtë dhe kushtet të tjera…” shton Nikolovski.

Studentët konsiderojnë  se është fatkeqsi në një vend kandidat  për anëtarësim në be të ndodhin probleme si mungesë e mjaftueshmërisë në ushqim ose akses në internet falas, për shembull.

“Përderisa  bashkimi  evropian po flet për inteligjencë artificiale, ne po flasim ende per printerët, skenerët, kompjuterët dhe aksesin në internet falas” – një studente    “kur do ti vendosim në peshojë mungesën e qumështit dhe frutave duke i krahasuar me mungesën e internetit mendojmë se mungesa e internetit është  një problem i madh ..”– studente

Se kushtet nuk janë të mira mund të shihet  nga ajo që është notuar në raporti e fundit të  ​​komisionit evropian për progresin e vendit në vitin 2024 ku thuhet se shpenzimet publike për arsimin dhe trajnim  shumë pak është zvogëluar 3.17%  nga bpv  në vitin 2024 në krahasim me  3 .58 % në vitin 2022, që është ende shumë larg nga  mesatarja  e be-së 4.7%. gjithashtu buxheti i arsimit si pjesë e buxhetit të përgjithshëm të shtetit është ulur në 2024 në 9.15% krahasuar me 2023 kur ishte 11.7%.

Situatat janë të pasqyruara edhe te studentët e komunës së dibrës që studjojnë  në universitetet e vendit. më të pasurit marrin banesa private, ndersa ato me financat me modeste vendosen në konviktet studentore për të cilat thone se janë shumë larg prej  standardeve evropiane.

“Kam dy vite  që jetoj  në konvikt  të studentëve dhe ate në universitet privat, por asgje  ska ndryshuar për mirë që kur  është hapur” thotë një student që dëshiron  të mbetet anonim

Se kushtet e studentëve tanë janë larg të atyreve në BE mund të konstatohet edhe nga krahasimi me ata në sloveni, p.sh ka kushte shum të mira të jetës , atje ka 30 konvikte të organizuar me dhoma njëkrevatëshe, dykrevatëshe dhe dhoma familjare me kushte shumë të mira për jetesë. shton studenti. vendi jonë në 2022, ka shpenzuar afërsisht 22.6 milion euro për akomodim, ushqim dhe bursat në arsimin e lartë. por instituti i auditimit konstatoi se masat dhe politikat e marra nga autoritetet kompetente për standardin e studentit nuk janë të mjaftueshme efikase  për krijimin e kushteve të përshtatshme të studentëve, dhe kompetenteve të studentit.

Valdrin Marku

Ky botim është pjesë e projektit Pjesëmarrja e mediave nga Njësia e Vetëqeverisjes Lokale – Dibër në negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, i cili financohet nga programi i granteve të projektit “Së bashku për gazetari më të mirë lokale” financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga Qendra për Zhvillimin e Mediave të Bashkësive – MEDIUM. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vet Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit Dibër dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

[1] https://www.youtube.com/watch?v=uxtFZv0vGuw

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij

    Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij nëpër 20 qytete në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, nga shtatori deri në nëntor të vitit 2025. Ndalesa e parë është në Prizren, Kosovë, më 8 shtator, e ndjekur nga Mitrovica më 9 […]
    The post Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij first appeared on Metamorphosis.

  • RAPORT I BIRC: PERSPEKTIVA E REFORMAVE TË QËNDRUESHME NË KUADËR TË KLASTERIT 3 DHE KLASTERIT 1

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Në këtë kuadër, tashmë nga ekspertët është vënë në dukje se harmonizimi i konceptit evropian, gjegjësisht ligjeve europiane në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut mbetet një imperative jetik për të krijuar dinamika tjera në arsimin e lartë në drejtim të përmirësimit të cilësisë.
    Klasteri 3 që do të hapet me BE-në e vendos fokusin në konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Pikërisht, në sinkron me këtë klaster, shtetet anëtare duhet të kenë kornizën ligjore, administrative dhe financiare  si dhe kapacitetet e nevojshme zbatuese për të siguruar menaxhimin e shëndoshë financiar të programeve të arsimit, trajnimit dhe komunitetit rinor. Për të siguruar përfshirje të plotë dhe të suksesshme në programet kornizë, vendet anëtare duhet të sigurojnë kapacitetet e nevojshme zbatuese në fushën e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, pa anashkaluar stafin adekuat.
    Në këtë kuadër, reformat në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor nuk janë vetëm një përparësi sektoriale, por një domosdoshmëri strategjike që ndërlidhet drejtpërdrejt me cilësinë e kapitalit njerëzor dhe aftësinë e vendit për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese. Klasteri 3 përfshin kapitujt që lidhen me arsimin, kërkimin shkencor dhe kulturën (25 dhe 26), ndërsa Klasteri 1 përqendrohet në sundimin e ligjit, etikën dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Të gjitha këto dimensione mbeten me ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin arsimor.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • RAPORT I BIRC: ARSIMI NË KRIZË, EKSPERTËT KËRKOJNË DEPOLITIZIM DHE REFORMA TË THELLA

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Pas më shumë se tridhjetë vjetësh nga fillimi i tranzicionit , Maqedonia e Veriut akoma përballet me sfida të thella që lidhen me kalimin nga reforma të bazuara kryesisht në interesat politike afatshkurtra, drejt reformave të qëndrueshme dhe profesionale, të bazuara në ekspertizë. Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm në sektorin e arsimit të lartë, ku ndikimet e politizimit dhe mungesa e vazhdimësisë kanë minuar besueshmërinë, cilësinë dhe efikasitetin e sistemit arsimor.
    Ekspertë nga fusha e arsimit kanë vënë në dukje se një nga pengesat kryesore në rrugën drejt reformave substanciale në arsimin e lartë është mungesa e një konsensusi politik të gjerë dhe të qëndrueshëm që mund të mbrojë dhe implementojë strategji afatgjata pa ndërhyrje të politikave ditore. Përvojat rajonale, siç përmendet nga ekspertët modeli i Sllovenisë, tregon se sukseset e reformave strukturore vijnë nga politikat me vazhdimësi, përfshirja e komunitetit akademik dhe mbështetja e institucioneve shtetërore gjatë një periudhe të gjatë kohore.
    Në përputhje me këto nevoja, Maqedonia e Veriut ka bërë hapa konkretë duke themeluar më 6 nëntor 2024 Trupin Nacional Koordinues për Reforma në Arsimin e Lartë, një entitet gjithëpërfshirës që bashkon përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, biznesit dhe shoqërisë civile, me mandatin për të rikthyer cilësinë, standardizimin dhe investimet në shkencë dhe kërkim. Ky trup synon të nisë një reformë strukturore të thellë, duke përgatitur propozime konkrete për përmirësimin e sistemit arsimor gjatë 18 muajve të ardhshëm.
    Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Raportet e Komisionit Evropian për vitet 2023 dhe 2024, si dhe analizat e organizatave ndërkombëtare si UNDP dhe OECD/SIGMA, evidentojnë mungesën e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, politizimin e universiteteve dhe fragmentimin e legjislacionit, si faktorë që pengojnë konsolidimin e reformave në arsimin e lartë. Pa i tejkaluar këto barriera, vënë në pah ekspertët, Maqedonia e Veriut, do të vazhdojë të përballet me sfida në ndërtimin e institucioneve të depolitizuara, të pavarura dhe të përgjegjshme ndaj komunitetit akademik dhe shoqërisë.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU