Skena e pavarur vlen
Skena kulturore e pavarur gjithnjë e më shumë po merr hov në përmbushjen e misionit për të hapur tema të rëndësishme shoqërore. Të ballafaquara me një varg problemesh në rrugën drejt qëllimit, organizatat qytetare për kulturë dhe art nuk synojnë që lehtë të heqin dorë në promovimin e skenës alternative si pandan të asaj komerciale. Kjo video-storje dëshmon se vetëm me ndihmën e fondacioneve të jashtme punonjësit e pavarur të kulturës e të artit mund të notojnë mbi sipërfaqe, ta shprehin cilësinë dhe dijen e tyre dhe të ndikojnë ndaj proceseve shoqërore. Bashkëbiseduesit nga “Lokomotiva”, “Taksirat” dhe QKR Manastir presin dritë më të ndritshme për skenën kulturore alternative.
autor: Ljubisa Arsiq